Pse Meta nuk iu përgjigj pyetjes: A ka skaduar kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së për zyrat?

15 Mars 2021, 13:27Politika TEMA
Pse Meta nuk iu përgjigj pyetjes: A ka skaduar kontrata mes Bashkisë

Ilir Meta u shfaq sot para gazetarëve për të justifikuar “çmendurinë” që tregoi ditën e premte në zyrat e FRD-së. Me një gjuhë e sjellje po aq të egër, që tregonte të njëjtin President që shqiptarët panë duke turfulluar në zyrat e katit të parë të godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, Meta u përpoq të sqaronte arsyen pse u gjend aty dhe bëri atë që bëri.

Meta nuk dha asnjë sqarim pse Sali Shehu, kryetari aktual i FRD-së, nuk ka dalë ende nga zyrat ndonëse kontrata e firmosur nga FRD dhe Bashkia e Tiranës për huamarrjen e tyre ka përfunduar që në vitin 2017, një vit pas firmosjes së saj.

Një nga gazetaret e pranishme në konferencë e pyeti pikërisht për këtë: A ka pasur një afat përfundimi kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së?

Por, Meta refuzoi t’i përgjigjej pyetjes dhe i revoltuar nga gazetarja sulmoi kryebashkiakun Veliaj. Në fakt, e vërteta është se Bashkia dhe FRD kanë lidhur nje kontratë 3 mars 2016 me afat vetëm një vit. Kjo kontratë jo vetëm që ka përfunduar, por nuk është rinovuar më nga palët.

Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet me një afat 1-vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë në momentin e marrjes në dorëzim të sendit, ku është mbajtur edhe një procesverbal për gjendjen dhe sendet në ato zyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje