Akti normativ botohet në Fletoren Zyrtare, qeveria lejon përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze

15 Mars 2021, 11:05Politika TEMA
Akti normativ botohet në Fletoren Zyrtare, qeveria lejon përdorimin e

Akti normativ me anë të të cilit qeveria lejon përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze në popullatë është botuar në Fletoren Zyrtare.

Botimi në fletoren zyrtare vjen disa ditë pasi qeveria i hapi rrugë përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze pas autorizimit për negocim të dy ministrave, atij të Shëndetësisë dhe Rindërtimit.

Në aktin normativ lidhur me vaksinimin është shtuar edhe pjesa ku thuhet aprovohen për përdorim në popullatë “trupa të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anti-COVID”.

“Vaksinat anti-COVID 19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në aprovimet e Food andDrugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anti-COVID 19”, shkruhet në aktin normativ të qeverisë.

Ky parashikim në aktin normativ, hap rrugën për të negociuar për marrjen e vaksinave ‘Sputnik V’ nga Rusia dhe vaksinave ‘Sinovac’ dhe ‘Sinofarm’ nga Kina.

Ky akt normativ, përbën një ndryshim në politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje