Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PS-së për “Pagat, Taksat dhe Biznesin” kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të taksave që ka vjelë nga bizneset e mëdha në 8 vite.
Duke e quajtur veten me ironi “shërbëtor të oligarkëve”, siç e quan opozita, Rama tha se nuk do t’ua ulë atyre taksat nën 15%, por se opozitën që e quan “Robin Hood-ët” do tua ulin atyre taksat në 9% duke ua rritur qytetarëve të thjeshtë.
Ai e ironizoi opozitën duke shtuar se në këtë mënyrë do të kenë të njëjtën barrë si furra e bukës ashtu edhe ndërmarrja e oligarkut.
“Vijnë këta edhe u thonë Shqipëria fiton po na dhatë votën, prandaj do na jepni 9 për qind taksë. Oligarkëve nuk do tu marrin më 15 për qind siç u marrim ne sot, por do tu marrin njësoj si ata që fitojnë më pak.
Kjo është taksa e sheshte, vë në të njëjtën barrë fiskale edhe më të dobëtit, që fitojnë më pak, edhe më të fortët, që fitojnë më shumë. Për dikë që fiton 500-600 mijë lekë 9 për qind janë shumë.
Po si ka mundësi në këto kohë kaq të vështira, këta kanë guximin që të thonë që Shqipëria fiton duke u ulur nga 15 për qind në 9 për qind, taksën ndaj atyre që mi kanë hedhur mua në kurriz.
E mbi të gjitha si mund të tallen këta deri në këtë pikë, deri në fund me ata të verbuar dhe të shurdhuar politikisht, që sytë e veshët i kanë top por që mendjen e kanë tapë nga tifozllëku partiak dhe i votojnë akoma, megjithëse këta janë gati që pa pikën e turpit tua fusin duart akoma më shumë në xhep dhe t’ua japin atyre që me llafe i kanë bërë copash si shokët e mi oligarkë, më shumë se gjysmë miliardë dollarë në katër vjet.
Pra unë, shoku i oligarkëve u kam marrë në këto dy mandate mbi 1 miliardë taksa, më shumë se ç’u merrnin këta dhe këta me ngritën për vite me radhë si shërbëtor të tyre, dhe tani del që unë shërbetori nuk kam për të ua ulur taksat nën 15% ndërsa këta Robin Hood-ët tua ulin në 9 për qind. Si furra e bukës si ndërmarrja e oligarkut 9 për qind”– deklaroi Rama.
Kryeministri e konsideroi taksën e sheshtë si një rrezik, një “fantazmë kërcënuese” pasi sipas tij me këtë taksë qytetarët e thjeshtë do të paguajnë më shumë.
“Dua të ndalem te rikthimi në skenë e një fantazme kërcënuese për të gjithë ata që marrin më shumë se 300 mijë dhe më pak se 1.2 milionë, taksa e sheshtë. Taksa e sheshtë është rreziku më i afërt, sepse me taksën e sheshtë të propozuar nga KÇK, të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milionë do të duhet të paguajnë më shumë se sa paguajnë sot”- deklaroi Rama.
O rame djali ky mashtrim eshte per njerzit qe se kane mbaruar klasen e 8
Te jesh sherbetor i oligarkeve nuk perkthehet qe nuk u merr taksat (edhe pse ne shqiperi ka ndodhur dhe kjo) por perkthehet qe ti respekton monopolet e tyre madje u jap dhe te tjera ne vend qe te luftosh monopolet te hapesh tregun qe ne menyre cdo kush mund te iportoje sepse ne kete menyre rritet konkurrenca ulen cmimet rritet kualiteti dhe fituesi eshte populli
Qe ta sqarojme opozita nuk eshte kunder monopoleve ata jane krahu tjeter i medaljes ku ti ben pjese, kunder monopoleve eshte kurti dhe shpejt do dali ne drite sesa ti i lufton monopolet
PPP zhvillojne vendet or trap.!
po mire qe kritikon ramen deri ketu ska asgje te keqe se ashtu i mendon gjerat, po cfare i ke keto me djall e engjell..shprehu je per ekonomine e centralizuar apo per tregun e lire ketu ndahen pikepamjet,,albini jot eshte nje turli e gatuar keq..ai albini ne mengjes eshte nacionalist, ne dreke liberal e ne darke fashist…do jetojme e shikojme se si kosovaret tani do jene te lumtur nen udheheqjen e albinit..megjithe mosbesimin tim per te uroj qe gjerat te vene mire per tere qytetaret e kosoves
…..nuk duan te ndertohet aeroport se tremben zogjte, nuk duan te ndertohen hekurudhe se tremben lopet , nuk duan te ndertohet port se tremben peshqit. …..Shqiptari eshte rote kari
Ti mesa duket paske mbaruar 9 vjeçaren.
Kapitalizmi zhvillohet mbi monopolet dhe s’ka zot ta ktheje kete bindje, ndryshe eshte socializem. Tani na thone demokraci dhe e ngaterrojne me çthurje , na thone ekonomi tregu dhe na mohojne monopolet; a eshte monopol NASA dhe FACEBOOK ? Mora keta dy shembuj se sot njerezit me keta merren 24 ore. Kapitalizmi ka baze pronen private dhe monopolet , ndryshe ato s’kane se si te zhvillohen, nuk ka kurre ne programin e tij barazine imagjinare, por konkurencen e tregut qe s’pyet per njeriun, por per fitimin: shiko se ç’behet sot me vaksinen sepse dhe tregu saj eshte i mbeshtetur mbi monopolet dhe mbi agnosticizmin (!) e burimit te virusit qe ne fakt e dine vetem ata. Prandaj, meqense kemi pranuar sistemin, duhet te pranojme dhe rregullat e tij dhe jo sistemin e duam kapitalist, ndersa shperndarjen e duam socialiste. Mbaroi ajo pune dhe s’ka per tu kthyer me. Qeveria ka ne dore taksen; kete e vendos sipas interesave te saj ose te qytetareve. Per kete duhet luftuar se shteti ne kapitalizem, ligjerisht, rron me taksen. Kur shikoj ata shitesit ambulant qe paguajne per vendin ku vendosin materjalet per te shitur per te nxjerre buken e gojes dhe ata te tjeret qe vendosin reklamat e medha me dritat e me parrulla nga me modernet per te nxjerre perfitimet marramendese, si duhet te jete taksa 9 % per te dy palet? Prandaj, profesor mendjemedhenj qe nuk barazohi dot me mendjet e vogla, shkruani e vulosni per vete se ata atje poshte shkruajne e vulosin per vete te tyre. Taksa progresive qe do te thote qe ti qe nxierr fitimin me te madh do paguash me shume, eshte per te ruajtur ekuilibrin e jetes per ate pushtet qe do tu sherbeje qytetareve ne kapitalizem. Pa lere qe kane filluar gjitholloget te na spjegojne se tani kapitalizmi ka nderruar ngjyre, nuk eshte ai qe ka qene , eshte me social ect ect. KJo eshte teme e gjate dhe e thjeshte. Shiko sa pune te siguron, sa mbrojtje dhe çfare jete ben financiare dhe shpirterore, pa dengla per ata qe kane xhepin plot ka plot. Dhe shiko se Shqiperia çfare trashegoi, si u perdor, kush e beri diferencimi galopant te perfituesve dhe fukarenjeve dhe si ka funksionuar shteti ligjor qe dhe sot bejne sehir prokuror e gjykates, varrmihesit me te medhenj se politikanet. Shtetit tone i mungon boshti, shtylla kurrizre qe eshte drejtesia se ajo mund ta çoje ne binar presidentin dhe kryeministrin apo dhe ata qe ben kerdine per 30 vjete e sot jane me vila sikur kane jetuar ne Dubai!.
Shume injorance ne te menduar dhe te llogjikuar tek disa komentues, tamam me 8 vjecare shkolle
Ju njerz i keni provuar te ashtuquajturit Democrate ,dhe vazhdoni ti besoni akoma per marezirat dhe budallaliqet qe thone, te gjithen e bejne per te mare pushtetin e humbur
Ndersa Edi Rama do qe ta beje Shqiperin nje vend si gjithe vendet qe e rethojne ne kufij. Nuk ka rendesi sa mandate do te mari,rendesi ka emira per shqipetaret dhe Shqiperine
O artist ?.
Mos i bëj qejfin vetes dhe i thua shërbëtor i oligarkëve!
Se di si Salih, Iliri dhe Luli dje.
Jeni palë me ta se si te vidhni pasuritë publike popullin.
Kjo e shpjegon dhe disporcionin shumë të madh të krijuar në vend në vetëm 30 vite.
Pasi kjo është ajo që rrodhi nga ish partia…
Si të krijojme klasat dhe të mbajmë pushtetin ekonomik.
Këtu rrafin edhe VKM, PPP dhe konçensionet klienteliste…
Mos na hap barkun kur del dhe flet për ekonominë se edhe ti je po aq tip topi sa LUL Holandezi.
Dmth të dy LULa veç ti dukesh më i gjatë …