Lulëzim Haxhi Qamili

15 Mars 2021, 11:46Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarja e datës 14 mars në Elbasan ku një grup militantësh të PD-së i ulëritën Edi Ramës ndërsa ai kalonte në shetitoren e qytetit të Elbasanit si dhe përleshja më pas e militantëve të të dyja krahëve, pasoi aktet rugaçërore të Ilir Metës dhe u shfaqën si vijim i të gjitha akteve të dhunës që kanë shoqëruar Shqipërinë qysh nga dita kur Lulëzim Basha u thirr në zyrën e Sali Berishës dhe u urdhërua të dalë nga Parlamenti dhe të nisë revolucionin vetëshkatërrues.

Këto çeta që i ulërasin Edi Ramës në fytyrë me sloganet nga më të ulëtat dhe që çojnë në ekstazë Gridën dhe Albanën ne i mbajmë mend sidomos nga koha e fushatës për zgjedhje lokale, kohë në të cilën PS-ja hyri e vetme në zgjedhje, ndërsa PD-ja dhe ata që e ndjekin atë dhe që quhen aleatë, nxirrnin një repart të gatshëm që kishte vetëm një punë : t’i ulërinte në sy Edi Ramës kur ai shkonte sa në një qytet në tjetrin.

Mesa duket Lulëzim Basha është dorëzuar përsëri dhe strategjia e tij në këto zgjedhje do të jetë mobilizimi i një çete apo një trupe këmbësorie të lehtë të cilët në vend të parrullës që ulërisnin haxhiqamilistat e kohës së parë « Dum Babën », do të ulërasin « Rama ik ».

Me qenë se përmenda në fillim Haxhi Qamilin dhe haxhiqamilistat më duhet të hap një parantezë. Pse pas 30 vjetësh tranzicion ne, shqiptarët, nuk arrijmë të prodhojmë ide, por prodhojmë dhunë verbale dhe zhurmë, shumë zhurmë. Pse, pas 30 vjetësh, ne, shqiptarët, nuk jemi shkëputur ende nga sindroma që e sheh atdheun apo Shqipërinë si një «tokë të xanun»?

Mund të ketë shumë arsye, por siç e kam theksuar edhe në një shkrim të mëparshëm («Si e harruam ambasadorin italian dhe u morëm me Gridën »), mua më duket se është e nevojshme të shpjegojmë mitin e krijimit të shtetit tonë.

Në Ballkan ne jemi të rrethuar nga shtete që krijimin e kombit të tyre e lidhin me mite të largëta me frymëzim fetar. Serbët kanë mitin e Kosovës, grekët kanë mitin e «megalidhesë».

Rilindësit tanë u munduan të ndërtonin mitin e Skënderbeut dhe mbi atë mit donin të ndërtonin edhe shtetin e ri duke i paraqitur shqiptarët si pasardhës të atij kampioni të madh i cili kishte në identitetin e tij dy shenja : Perëndimin dhe krishtërimin.

Mirëpo, ky mit i kombit tonë mbeti në narrativë. Naimi, Konica, Noli, Fishta dhe gjithë ata që ndërtuan narrativën historike dhe krijuan mitin e shqiptarit, e harruan se vendi që e kishte prodhuar këtë mit, nuk ishte më i njëjti. Ata harruan sindromën e Haxhi Qamilit, sindromë që u shfaq menjëhëre sapo Shqipëria u ndërtua si shtet me orientim perëndimor dhe në krye vuri një princ të krishterë.

Pikërisht, kjo sindromë apo kjo sëmundje u fut në trupin e shtetit të ri shqiptar dhe Shqipëria nuk do të vështrohej asnjëherë si entitet i shenjtë që qëndron mbi palët. Përkundrazi, sindroma e Haxhi Qamilit, ashtu si ato viruset e frikshme që nuk shqiten nga trupi asnjëherë, do të shfaqet vazhdimisht e vazhdimisht.

Nuk dua të bëj historinë e të vështroj se si kjo sindromë e ka shoqëruar fatin e këtij vendi nga 1912-a e këtej, por po mjaftohem të them se si ka mundësi që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha janë kundër aletaëve perëndimorë dhe, në emër të luftës për pushtet dhe të krimit që kanë kryer, janë gati ta ndezin përsëri këtë vend?

Si ka mundësi që çetat e sotme të PD-së që ulërasin dhe që shkaktojnë dhunë verbale dhe fizike ngjajnë me çetat haxhiqamiliste? Si ka mundësi që Shqipëria nuk arrin të prodhojë ide, platforma, debat, por prodhon sherr, sharje dhe dhunë verbale dhe fizike?

Si ka mundësia që ashtu si Haxhi Qamili që kërkonte largimin e Princ Vidit dhe u vuri flakën e dogji sarajet e disa familjeve të mëdha edhe PD-ja e sotme dhe Sali Berisha e Ilir Meta, sidomos, kërkojnë largimin e kancelerive të huaja nga ndikimi në vendimmarrje dhe duan të djegin pronat e atyre që tani i quajnë «oligarkë»?

Fataliteti më duket se është në origjinën e mitit të krijimit. Në atë mit ne kemi edhe një personazh. Ai quhet Lulëzim Haxhi Qamili, pasardhës i Sali Ilir Qamilhaxhiut.

35 komente në “Lulëzim Haxhi Qamili”

  1. Alniku says:

    Më troç e shquar nuk ka ju përgëzoj për shkrimin jeni shumë i përpiktë dhe direkt.

  2. Stefan Cole Vlore says:

    Princi nuk ishte katolik o i ndritur. Lexo ndonje liber historie perpara se te japesh leksione.

  3. Kozmo says:

    Bravoooo! Vetem kur te vdesin HAXHIQAMILAT do te qetesohet ky vend, Ata kerkojne me cdo kusht te marrin perseri PUSHTETIN, me qellimin e vetem, qe te instalojne perseri me shpejte si RRUMPALLEN, te lene te lire Popullin te vjedhe energji, peme, te djegi pyjet, te shkatarroj shtratet e lumenjve dhe gjithshka cfare ka mbetur ne kete vend.
    Do te ishte FATKEQESI Nqs ANTISHQIPETARET marrin Pushtetin, do ti vejne kazmen cdo gje qe eshte ndertuar prej 8 viteve.
    Zoti e ruajt Shqiperine nga keqbersit.

  4. Petrit says:

    Ne te vertetë dhuna eshte sinjifikim I te majtes historikisht ne shqiperi.
    Mjafton te kujtojmë dhunen qe komunistet ushtruan ndaj kundershtëve te tyre pas luftes se dyte boterore.
    Pas viteve ‘ 90 e majta komuniste oganizonte anti mitingje qe kerkonte me çdo menyrë zgjatjen e diktaturës.
    Ne ‘97-en ishte e majta komuniste ajo qe organizoj ate vit te mbrapshte dhe me pas beri rolin e viktimes.
    Ne ‘ 98-en e majta erdhi ne pushtet vetem ne sajë te mbeshtetjes nga krimi dhe kriminelët. Personalisht jam deshmitarë okular.
    Gjatë tetë viteve ne opozita e majta komuniste perdori gjithe dhunën e mundshme vetem e vetem qe te vinte ne pushtet.
    Dhe me te marrë pushtetin u be njesh me krimin.
    A njerëz qe therrisnin ‘rama ik ‘ ne elbasan vetem dhunë nuk ushtruan.
    Por ishin zagarët tuaj qe filluan te shajne e ofendojne dhe pastaj te godasin kundershtarët.
    Kjo ishte me shume se nje turp.
    Por propaganda juaj mundohet te beje rolin e viktimes.
    Jeni nje bishë e plagosur qe ju ka ardhë fundi.
    Lutni Zotin qe te ju qojnë ne nje burg me kushte te mira. Se do perfundoni ne burg eshte e sigurtë (jo ti personalisht).
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te farës se keqe komuniste.

    1. SB says:

      ja edhe Titi loqja

  5. GENTI says:

    NUK ISHTE NGA TA QE NGRINTE B PERPJETE

  6. pjeter says:

    Zoti Yzeri ,Kush do qe jeton me sindrome Haxhi Qmilse,nuk duhet te harroje kurre qe ai krimb breke grisur u var ne ne mes te sheshit ne trekembesh,dhe te gjithe duhet ta dine,prefshire edhe Haxhi Qamilsat qe duan gjak,qe po e terhoqe shume ,ne mos nje here heren tjeter do keputet.

  7. Cu beno says:

    Like rob shtraku je ber si Kokovi psiqatria vl.

  8. miri says:

    Dum baben
    Sa te kem Peqinin dhe Kavajen se rruj..

  9. xhemal says:

    ule zerin petrit..urrejtja ste con larg asgjekundi ..per te miren e te gjitheve po ndertojme nje shoqeri ku te gjithe jane pjesemarres..pushtetet i nderrojme me vote,paqesisht e i nderrojme per qellimin e mire te permiresojme jeten..ka nje pakice qe akoma ska kuptuar se palet ne konkurim jane per idete e programet jo per forcen e urrejtjes, ndarjes ,dhunes,shpifjes ,etj..demokracia ka vend per te gjithe dhe bukuria e vlera e saj qendron ne bashkejetesen e ideve e mendimeve te ndryshme ..jemi te gjithe bashke per paqen e dashurine per jeten..te urresh eshte gjeja me e lehte dhe me e uleta per nje qenie njerezore.te uroj re mira e te mendosh mire para se te flasesh e shkruash

  10. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Me troc:kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese haxhiqamilese…….

  11. Veterani says:

    Petrit. Rama ka mundësuar operacionin e syve dhe vendosjen e lenteve FALAS. Shko Petrit që të shohësh më mirë kush ka përdorur dhunë këto 30 vjet.

  12. ymer janulla says:

    Ngjashmëritë janë të lodhura. Nuk është haxhiqamilizëm mungesa e dëshirës për ndërhyrje të huaja,sepse po të ishte kështu,greqia dhe serbia do ishin vënde kryehaxhiqamiliste.
    Haxhiqamilizëm është mungesa e identitetit kombëtar që pasqyron gjithë klasa politike shqiptare dhe veçanërisht pd-ja.

  13. Miti says:

    Nuk e di nese e kane modifikuar pasi ke komentuar ti por ka thene i krishtere dhe jo katolik.

  14. Toni.D. says:

    Deshtake dhe pike.
    Berisha 2013,Basha 2017 po Basha tani 2021 po e njejta gje kerkojne dhune.. dhe pastaje neper intervista thone jane banditet e Rames.. po Iliri i Cepanit po e njejta gje mbledh gazetare ne Presidence dhe thote qe jane paramilitaret e Rames.. dmth mohojne cdo gje… dhe po keta gazetare bejne pyetje jo direkte por te programuar nga Ilir hajduti.

  15. Eri topana says:

    lexo mire o Stefan colaraku.
    Nuk shkruan katolik por i krishtere, nqs e ben dot dallimin dmth

  16. Mark says:

    O ti « çeliza » çe çeke deshmitar i dhunes ne zgjedhje. Po ne 1996 ne koma ishe ti se s’na e permende fare. Po ne 2011 ku zgjedhjet lokale u vodhen para kamerave dhe ambasadoreve? Po ne 2009 ku Ristani i vodhi zgjedhjet me nje vendim KQZ dhe nxitoi te digjte fletet e votimeve qe kishin parregullsi te ngjashme vetem me ato te 1996?
    Ti permend dhunen ne 1998 por e vetmja dhune ne ate vit eshte 14 Shtatori i Berishes. Socialistet erdhen ne pushtet ne 1997 dhe jo ne 1998, dhe kuptohet qe ishte fitore plebishitare kunder nje satrapi.

  17. janullatos arxidoglyftis says:

    beqir i janulles kush te dhaleje te flasesh !?
    Gjalle eshte janulla mo apo vate te takoje irenein serb ?

  18. L.R says:

    Rrofte Sali- Lul- Ilir-Mona dhe ti Petrit rrofsh.. haa..

  19. Milan says:

    O Titi po the vdekje e komunisteve do ta haje Sala se tjeter komunist nuk ka.??????????

  20. mateo says:

    O Petrit, o trim me fletë, o antikomunist me pikëpamje komuniste, më vjen keq që padija, apo ligësia ta ka errësuar gjykimin. Po ku e gjejnë të drejtën ata ”demokratë” nga etiketa që t’i ulërijnë tjetrit që ish në punën e tij? Demokraci është liri, por jo e pakufizuar. Kufiri i saj mbaron kur hyn në të drejten e tjetrit, apo jo? Bandat e të ashtuquajtur të djathtë, morën shembullin e vullnetareve te Enverit të vitit”90 dhe nuk kanë hequr dorë as sot. Thuaju atyre të rrinë në tokat e tyre, pastaj ankohu për të majtët qe përdorin dhunë e…unë do të jem me ty. Po ti, siç duket, je frymëzuar nga gjestet ultramajtiste te te parit te vendit e…s’ke faj. DITë TE MBAË!

  21. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Beqiraaaaaaaaaa,kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj…

    Pune arabesh varu kkkkkkk…..

  22. Kombinati says:

    O injorant pershendetje. E para meso te shkruash Shqip. Qe je nga Callcenter “Byrektorja pa dhalle” qe e ka seline ne SHQUP kjo eshte e dukshme. Por qe te na fyesh inteligjencen kete nuk ta lejoj. E pame live dje se kush ishin iniciatoret e dhunes. Pastaj çfare te sateme donin Mamurrzaket dhe Bathoristet kokepalare ne Elbasan dje dhe per me teper ne vendin ku ishte Rama? Po ju qini nenen dhe motren tuaj mor njerez ordinere dhe plehra qe flini me lopen ne nje dhome.

  23. Haxhi Qamili xhunior says:

    Keta jane funderrina,pa origjine dhe identitet,nje hordhi anti-komb,qe per para dhe pushtet,keta vrasin tane,qe jo vetem veprimtaria e tyre,po dhe fundi i tyre do te jete si Haxhi qamilsat,tani qe bertasin e ulerijne,keta Don Kishoter,e kane vetem nga frika qe i ka zene,ketu do jemi dhe do ti shohim keta trima se si do katandisen

  24. 1444 says:

    O Ilir!
    Te kujtoj pak gjera:
    1. Princi Vilhem Vidi (Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied) eshte emeruar Princ I Shqiperise nga fuqite e Medha te kohes me nderhyrjen e Ministrit te Brendeshem rumun te kohes Tache Ionescu pasi kete ja kerkoi Halla e Princit Vilhelm, Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë.
    2. Vendimi eshte pranuar nga Ismail Qemali.
    3. Princi Vilhem Vidi pas refuzimit te pare (Shtypi francez e quanin si “le Prince de Vide”, që do të thotë “princi i zbrazëtisë”), pranoi te jete Princ I Shqiperise pas presionit te austriakeve.
    4. Levizja Haxhiqamiliste filloi kundra Kryeministrit te Vidit Esat Pasha qe u pagua nga italianet per te bere revolte kundra Vidit dhe per kete Esat Pasha ne 1914 u denua me vdekje.
    5. Austro-Hungaria kërkoi që Vidi të dërgonte ushtarë shqiptarë për të luftuar përkrah tyre dhe ai refuzoi duke cituar asnjanësinë e Shqipërisë në Traktatin e Londrës, por shpërblimi që ai merrte ju ndërpre dhe ai u largua nga Shqiperia.
    6. Konferenca e Paqes në Paris nuk ia ktheu me fronin Princ Vidit sepse ai kishte luftuar kundër tyre ne luften e Pare Boterore.

    Mbasi ti lexosh keti me siper o ersekar, shkruaj per Lulezim Haxhi Qamilin

  25. Pd rrumpalla says:

    STEFAN COLE….se të kam dhe nga Vlora. Mirë do bësh ta shohësh ti historinë.
    Pa na thuaj ku shkruhet që princi (Vidi) në këtë rast,na qenka katolik, artikullshkruesi ta cilëson i “KRISHTERË” kush është ai që të paskërka mësuar që të krishterët janë vetëm katolikët.Po nuk e di çështë kristianizmi, nga erdhi, dhe cilët janë,ndrysho emrin, se edhe emri yt i krishterë është .Apo jo?

  26. faro says:

    Yzeiri ju kujtoj.:
    Sipas librit të Eqerem Bej Vlores, H. Qamili ishte I futur qëllimisht. Po të kujtoj oficerin europian që i jepte sinjale me drita nga dritarja e tij gjatë nates.
    Nuk na ndërtuan kot 2000 xhami dhe kisha greke me një shpejtësi të paparë dhe në pika STRATEGJIKE.

  27. Dr says:

    Basha ka pregatitur Grupin e malokeve dhe kudo qe shkon ata e ndjekin mbrapa, GJOJA simpatizantet e PD. Ndryshe Bashes i dalin vetem 20 vete.
    Ne Durres mori me vete 2 Autobuz plot me kokepalare.

  28. Korabi says:

    Partia e Sali kriminelit mender pd,nuk mund te jetoj dote pa dhune,i heci ne 1996,2005,2009,tani ndal o bek se ka hendek, mos hani mut kot, nuk vini me ne pushtet nepermjet dhunes, harrojeni,dikur dhe nderkombetaret e kan mbyllur njerin sy, po tani nuk e pranon askush dhunen tuaj, sidomos Amerika.

  29. Satèr says:

    Haxhinjve fajin ua ka e majta,dhe kané tê drejtê sepse e majta i ndau nga morri , pislliku malarja e lloj e soj kolerérash ku bashkjetonin, i ndau nga gumari e lopa ku bashkjetonin nên njê streh,aty te gropa e hinit nê postiqe, te ahuri , i mésoj tê hanê allafrênga nê tavolina e karrige me lugé e pirunjê dhe ua “preu”gishtat qé fusnin në tasin e qullit si kope , i vuri nê puné kêta goxha burra qê nga mêngjezi nê darkê ruanin tê binte ndonjé ve nga bytha e pulés pêr tê dalé té nesêrmen po nga mêngjezi nê darkê nê pazar pér té shitur atê koqe veje , e majta u ndryshoj gjuhên , i ktheu te shqipja sepse haxhinjté e quanin veten turq dhe jo shqiptar , e majta u bêri gjêmên , i shkolloj, u mésoj si rritej gruni,kallamboqi, dumatja, bastoni, ua thau kénetat i mésoj si punohj toka e ua ktheu tokên nê vreshta e agrume, ua shkolloj fèmijët në shkolla e ua shérojê nê spitale katund mê katund e ua hoqi kanilin dhe pruni llampat me kurent pér me pa surretét e me njoft njenitjatrin edhe notén e me u rregullu e ftillu i çik !! Ehhh ça nuk u ka bo e majta haxhinjve, por mékati mê i madh i tê majtês êshté qé kryengritjen e haxhiqamilve e reabilitoj apo e la né harresé e mbuloj me mjulté por ajo aty êshté , kufomê, dhe mjafton qé haxhiu i radhés të ngjyej gishtin qé tê qelbê dynjanê! Njé turpê qé historianêt duhet ta zbulojné para opinionit ashtu si ishte dhe éshté pér ta shkulur nga rrénjêt dhe dênuar njêlloj si nazizmin gjermanêt …. ndryshe kéto klithmat tirona tirona népér stadiume njé dité do mbajné era tritol !

  30. Konjak says:

    Demokracia duhet te triumfoje edhe ne shqiperi . Populli eshte ky qe eshte , i mire apo i keq , i pranushem , me veset qe ka . Populli me mundesite qe ka , eshte e pa mundur te triumfoje ndaj se keqes , prandaj , miqte qe i rrin afer , duhet ta ndihmojne , ndryshe , ne jemi gjithmon pran luftes civile . Gje , e cila s’na ka munguar , here pas here . Ne edhe mund te organizohemi , per nje jete me te mir , por bejme shume me mire c’organizimin e organizimit , keshtuqe gjithmon ecim mbrapsh . Nese SHBA-te dhe BE-ja , GJermania edhe ndonje dashamires tjeter , do te na ndihmoje , duke na diktuar here pas here se c’far te bejme , do te ishit shpetimi i shqipetareve , nga kjo fatkeqesi qe na ka zene . Gjendia shoqerore e popullit eshte ne pike te hallit , prandaj edhe mashtrusat e politikes se vjeter . na perpunojne e na shfrytezojne , sipas deshires , ne interes te tyre .

  31. Samiu says:

    Autori thote “i krishtere” por se cfare sekti i perkishte nuk ka rendesi… Ti mos mendon se nuk ishte i krishtere?… mos mendon se ishte myslyman…. apo ndoshta nuk di qe te krishtere quhen te gjithe ata qe besojne ne Krisht”?

  32. Sudja e kopetentit says:

    Mos e rruni per ta,keta kete gje din me ba,veprimet e tyre,kujtese per popullin,keta jane qe benedhe 98,po iken si muter e u mbyllen ke kjo selia qe cliroi ilir halja

  33. Koli says:

    Ti me emrin Petrit,qenke nje L…kanari.Po mire mo Petrit,97 e pasken pas fajin e majta,qe sipas teje nuk duhet te ngrinte popullin ne Kryengritje kur mijera Shqiptare humben shtepijat dje kursimet e tyre ne Firmat Piramidale te ngritura nga Agjenti Sali Ram Berisha.Kush i hapi Depot e armeve or Loqe,i hapi e majta,apo i hapi Sala hot qe te plaste lufta Veri-Jug,dhe te vriteshin sic u vrane me shume se 7000 shqiptar.Kush i nisi Tanket drejt Jugut or Demokrat i flakte,i bisi Sala apo e majta.Ti e di or Petriti Partise qe e Mbesa e kujt eshte gruaja e Pede Lules,eshte e Presidentit te Vefas or L..e,dhe ato leke qe edhe tani jane super miljoner i kane nga Dajua i tyre se ishin te gjithe qe ndanin leket e popullit ndermjet tyre.Mjaft me or Debilna,nuk ka ne Shqiperi te majte dhe te djathte,jane te gjithe te Majte dhe jane Pjella e Nomeklatures Komuniste.Shikoji te fjithe emrat ,jane Niprat ose Mbesat e anetareve ose kandidateve te komitetit te partise se punes,dhe kshu do jete gjithe jeten,se per Fatkeqesi te popullit shqiptar 70 per qind e ketij populli eshte i majte.Une qe te shkruaj Mund ta quaj veten te djathte,por jo ne ate te djathte qe quan ti me Salen Kryekomunist,dhe Liken dhe Lulken djale ose nip komunistash.Mjaft me or Kokloqe,e jetova 97 mbi kurriz,dhe pas ketij tmerri te 97 qe ka vetem nje emer Sali Ram Berisha ,morrem rruget e emigracionit si me mijra shqiptare te tjere.Eshte veshtire te jetosh me Kafshen,dhe eshte me mire te ikesh dhe jo te kafshohesh perdite nga Kafsh.(Besoj me kupton kush eshte kafsha,eshte ai qe beri Gerdecin,vrau Remzi Hoxhen,Kosta Trebicken,vrau 4 Kokpalare ne bulevard dhe shume e shume te tjera ne keto 30 vjet,Autokraci.Mjaft me,se nuk mban me,te majt,te djatht,jan nje Mut qe e emrin Politikanet Shqiptar,nje Pjell jane.

  34. Abc says:

    Eshte shume qesharake kur kritikon dike per nje akuze te pamerituar dhe ja fut vehtes – BAM!
    Ai permend nje princ te ktishtere (i krishtere, kristian, qe eshte ndjekes i njeres prej shume sekteve kristiane sipas doktrinave te Jezu Krishtit)
    Nqs. e lexon artikullin nuk sheh fjalen katolik askund…
    Bam-bam vehtes o mjerano-kritik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje