Albana Vokshi: Qeveria e Edi Ramës po rrit një brez Covidi, fajtore për këtë kaos. Me PD, arsim për të gjithë

16 Mars 2021, 11:32Politika TEMA

Në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD, Albana Vokshi ngriti shqetësimin e degradimit sipas saj të sistemit arsimor gjatë 8 viteve të qeverisë Rama.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online.

Qeveria ka rritur kaosin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online.

Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez covid”– tha Albana Vokshi, duke u mbështetur nga vete mësuesit.

Mësuesit ngritën edhe problemin e orëve shtesë të papaguara, duke e cilësuar sjelljen e qeverisë si keqtrajtim ndaj tyre.

“Pavarësisht braktisjes nga qeveria, dua t’ju falenderoj që nuk hiqni dorë, duke ju garantuar se me PD në qeveri, mësuesi, pedagogu do të jetë në qendër të vëmendjes, që arsimimi cilësor të jetë prioriteti ynë.

Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur. Prandaj ne do të investojmë në arsim, edhe si investimi më i madh që i kthehet ekonomisë dhe shoqërisë.”, theksoi Albana Vokshi, duke ftuar mësuesit të bashkohen me PD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke hedhur hije dyshimi se në rastin e një qeverisje të PD në të ardhmen të rikthehen universitetet kioska, që prodhonin diploma me para pafund dhe që mezi u hoqën!

1 komente në “Albana Vokshi: Qeveria e Edi Ramës po rrit një brez Covidi, fajtore për këtë kaos. Me PD, arsim për të gjithë”

  1. Lumi says:

    Cfare thote kjo idjote? A ka njeri ta kuptoj kete parazite? Kurre voten per PD persa kohe nuk ndahet nga Berisha, Ndoka, Gerdeci, 21-Janari, CEZI, dhe qindra krime te tjera. O zot as nuk e imagjinoj shqiperine me ju ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje