Gjikondi: Prezenca e presidentit te FRD-ja ishte qesharake e groteske, një shembull i keq

16 Mars 2021, 09:37Politika TEMA

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se FRD-ja a pasur një kontratë me bashkinë e Tiranës, dhe i kishte mbaruar.

Ajo shtoi se prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske, dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar ligjeve

Gjikondi: FRD-ja a pasur një kontratë me bashkinë e Tiranës që i kishte mbaruar. Në atë kontratë thuhej që për çdo mosmarrëveshje do t’i drejtoheshin gjykatës administrative të shkallës së parë.

Ironia më e madhe këtu është se njëri nga nënkryetarët e bashkisë është nga FRD-ja. Prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar kontratave dhe ligjeve.  

Meta të kishte bërë të njëjtën gjë me Teatrin, doganën e Kukësit, Astirin dhe minierat, do të kishte sens, por të shkojnë në një mosmarrëveshje personale, çka tregon se është një kakofoni politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje