I dolën mangut ballokumet e nxjerra nga furra, Kryemadhi: I kam një borxh Elbasanit, do t'ia kthej

16 Mars 2021, 09:51Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Klaudia Krasnika.

Në mes premtimesh Kryemadhi ka hedhur akuza mbi Qeverinë, ku ka thënë se ka lënë në harresë qytetin e Elbasanit.

“Në LSI është çështja për tu shërbyer njerëzve. Ajo që aspirojmë është të ndryshojmë këtë sistem.

Në Elbasani është qyteti që ka papunësimin më të lartë dhe ka mungesë vëmendje nga Qeveria.

Ne duhet të krijojmë hapësira për punësim. Ajo që dua të theksoj, janë 5 prioritet tona, që janë të lidhura kryesisht krijimin e rritjes së pagës.

Thirrja jonë është sa më shumë gra, sa më shumë të reja, sepse ka nevojë për njerëz të rinj”, u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo tha se i ka një borxh Elbasanit por do t’ja kthejë.

“Monika i ka një borxh Elbasanit dhe do ja kthej. Ne si LSI duhet të ndërtojmë klasën politike në Elbasan me një emancipim të brendshëm dhe çdo gjë shkon në shërbim të të drejtave tona”– u shpreh Kryemadhi.

Kujtojmë se ditët e fundit Kryemadhi është shfaqur nëpër shtëpitë e qytetarëve të ndryshëm, mdaje nuk ka ngurruar as të hynë nëpër kuzhinat e tyre.

Për ditën e Verës, Kryemadhi u shfaq duke gatuar ballokume në shtëpinë e një familje në Elbasan, ku futi 12 te tilla ne furre dhe  nxori vetem 6 te pjekura, duke “firuar” gjysmen e tyre.

3 komente në “I dolën mangut ballokumet e nxjerra nga furra, Kryemadhi: I kam një borxh Elbasanit, do t’ia kthej”

  1. popull del nga pylli says:

    ktheni floririn bushter.pasurinqe keni vjedh.

  2. qytetar says:

    ….bashke me floririn.

  3. S’ka faj ! says:

    C’faj ka Mona se bollokumet jane te verdha (ngjyre floriri) ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje