BE rikthen Shqipërinë në rend dite për hapjen e negociatave, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit

16 Mars 2021, 19:39Politika TEMA

Një vit më parë, Shqipëria mori pas shumë përpjekjesh dhe pritjeje, dritën jeshile për hapjen e negociatave, me kusht që të punonte për disa “detyrat e shtëpie” si ngritja e organeve të reja të drejtësisë dhe miratimi i reformës zgjedhore. Megjithatë, samiti i 17 prillit, ku vendet anëtare dhanë miratimin për nisjen e bisedimeve, ishte takimi i fundit ku u fol për zgjerimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Edhe pse vendet anëtare planifikuan të mblidheshin në muajt e ardhshëm për të diskutuar mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do të shënonte hapjen de fakto të bisedimeve, pandemia dhe zhvillimet e tjetra politike duket se lanë Shqipërinë jashtë agjendës së unionit. Megjithatë, pas kërkesës së nënte vendeve anëtare, negociatat me Shqipërinë duket se do të rikthehen në rendin e ditës.

Burime zyrtare i thonë Gazetasi.al se Bashkimi Europian do të mbajë më 19 prill një takim të  ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe procesin e integrimit.

Burimet  thonë se takimi, i cili është planifikuar qëllimisht pas zgjedhjeve në Bullgari, do të përqendrohet kryesisht tek gjetja e një zgjidhjeje për veton e Sofjes ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, duke i hapur kështu rrugën edhe nisjes së bisedimeve me vendin tonë.

Ky takim vjen pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, dhe siç theksojnë burimet, ministrat e vendeve anëtare do të bëjnë një rishikim edhe të plotësimit të kushteve të vendosura ndaj vendit tonë, edhe pse Komisioni Europian ka këmbëngulur se Shqipëria i ka përmbushur detyrat.

Viti 2020 u bë i pari në historinë e BE-së që përfundoi pa asnjë konkluzion për Ballkanin Perëndimor, për shkak të pamundësisë për gjendjen e kompromisit me Bullgarinë rreth “interpretimit te historisë” nga Maqedonia e Veriut, duke bërë që rajoni të mungonte plotësisht në diskutimet në Bruksel edhe pas hyrjes së vitit 2021.

Vendimi për futjen e rajonit në agjendën e BE-së vjen pasi disa shtete anëtare i kanë kërkuar Bashkimit Europian të rikthejë vëmendjen nga rajoni.

Nëntë shtete anëtare i kanë bërë thirrje në një letër kryediplomatit europian, Joseph Borrell, që të mbahet një diskutim strategjik mbi vendet e Ballkanit Perëndimor kur ministrat e jashtëm të BE të takohen në prill.

“Ne besojmë se është koha për të hedhur një vështrim strategjik në Ballkanin Perëndimor,” shkruanin ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në letrën që mban datë 5 mars, ata argumentojnë se “shumë gjëra kanë ndryshuar” që nga diskutimi i fundit për zgjerimin në gusht të vitit 2019 duke qene se “ka pasur zhvillime dinamike politike të brendshme në të gjitha vendet e rajonit”.

“Pandemia ka përkeqësuar tendencat ekzistuese, duke përfshirë implikime gjeopolitike. Aktorë të tjerë janë të gatshëm të ndërhyjnë në çështjet rajonale, shpesh në kurrizin tonë” shkruajnë nëntë ministrat e jashtëm të BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë luftuar për të pasur akses ndaj vaksinave kundër Covid-19 nga kompani dhe programe të shumta dhe mbeten shumë prapa 27 vendeve anëtare për të arritur imunitetin e tufës përmes vaksinimit të shpejtë dhe masiv. Ndërsa BE ka mobilizuar shumë fonde dhe mbështetje për rajonin, aktorët e tjerë ishin më efektivë në paraqitjen e mbështetjes së tyre dhe kështu minuan besueshmërinë dhe perceptimin e solidaritetit tonë,” thekson letra.

Vetoja e Bullgarisë preku gjithashtu Shqipërinë pasi anëtarët e BE e shohin pranimin e Shkupit dhe Tiranës si një proces të përbashkët. Mungesa e progresit konkret sipas ministrave që kanë nënshkruar letrën, është përgjegjësi e vendeve të Europës Perëndimore, veçanërisht Francës, opinioni publik i së cilës është tejet skeptik për zgjerimin e mëtejshëm të BE duke bërë që presidenti Macron të mos dojë të rrezikojë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vitit 2022.

Ministria e jashtme e Kroacisë tha në një deklaratë të veçantë se “të kesh një qasje gjithëpërfshirëse ndaj rajonit ishte e rëndësishme për besueshmërinë e BE, si partneri i saj më i rëndësishëm”. Kritikët kanë sugjeruar prej kohësh që “diplomacia e vaksinave” e Kinës synonte të ndërtonte një afrim me Ballkanin Perëndimor në një kohë kur bashkëpunimi midis Brukselit dhe Uashingtonit ishte i dobët.

“Si BE, ne duhet t’i qasemi rajonit jo vetëm përmes lenteve të zgjerimit, por edhe përmes politikës së jashtme”, theksuan nëntë ministrat e jashtëm, duke shtuar se BE duhet të mendojë për “si t’i përgjigjet zhvillimeve të brendshme në terren dhe angazhimit më aktiv të aktorëve të tretë”.

Një diplomat i BE-së i njohur me çështjen e zgjerimit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një politike më aktive të BE-së në rajon.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një status të ndryshëm për sa i përket integrimit në BE, por ne duhet t’i lejojmë ata të përparojnë, të hapin negociata. Ne të gjithë e dimë se do të jetë një rrugë e gjatë por duhet të bëjmë hapa para në proces, ” tha ai për EURACTIV.

“Nëse nuk e shtyjmë këtë agjendë, ne do të lejojmë që lojtarët e tjerë të kenë një ndikim politik dhe ekonomik në rajon, gjë që sigurisht nuk është në interes të BE-së,” paralajmëroi diplomati.

12 komente në “BE rikthen Shqipërinë në rend dite për hapjen e negociatave, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit”

  1. Asgje e mire nuk vjen nga fara e Djallit
    bijt e baballareve qe Coptuar Shqiperine dhe sot kane po
    te njejtin intensione por duan me u fute me brenda Shqiperise
    me e minu ne themele si ben Misionaret e tyre kto 30-vjet .
    —–
    Historia jone me Europen ka qen nji Gjenocid i
    Egersirave te Pashpirte .

  2. REALE says:

    Sa e gjate eshte rruga, se 30 vjet shkuan?! Mua me duket tallje. Bota dhe Europa do kete te tjera zhvillime pas kesaj pandemie. Njerezit e mençur do kerkojne ta shtyjne perpara çdo gje duke dale nga ky stanjacion mendim te vjetruar; keshtu qe rruge mund te nderpritet dhe ne mes.

  3. nikola says:

    Eshte nje mbledhje formale se fatekeqesisht BE nuk e do Ballkanin…., pervec Serbise qe eshte e dashura e Frances…

  4. vk says:

    lesh me qime, 2 faqe fjalim per me then do flitet per shqiperine pas i muji

  5. B99 says:

    Kjo eshte tallja e radhes!!!Edhe pse jemi europian,kjo BE kurv nuk na duhet…!

  6. Satèr says:

    Takimi êshté i qêllimshêm pér tê mbêshtetur opozitên nê javên finale tê fushatês ! Shkurtê do thonê “tê rrojtur e keni por ka ngelur njé qime” ! Takimi tjetér mbas zgjedhjeve !.

  7. ben says:

    Lideri global
    Do celi negociatat per here te 7.
    Do mjaftoje vetem 2 ,3 foto nga elbasani ku gjithe banditet e ketij qyteti bejne njekohesisht vec vrasjeve me pagese, trafikut te droges edhe badigardin e rames.
    Dhe bashkimi europian njezeri dhe me duartrokitje per liderin shume te dashur shqiptar, do celi negociatat duke i bere dhurate shqiperise 2 ton kokaine per cunat e elbasanit dhe miqve te tyre ne tirane, vlore , shkoder dhe 1500 kallepe tritol per cunat e fushkrujes, ku shperndarjen do ta beje deputeti rilindas miku i liderit global rahman raja.
    Thuhet se do i kerkohet flaje edhe saimir tahirit si dhe do kerkohet nga drejtesia e koruptuar shqiptare te liroje akademikun shullazi.

  8. Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:

    Shqiptaret mbajne vendin e dyte pas sirianeve ne lufte per nga numri i kerkesave per azil ne vendet e BE, arritur kjo me mundin e perpjekjet 8 vjecare te qeverisjes te Timonierit Rama! Ky eshte shkaku i bllokimit hapjes negociataver jo perrallat me France, Ballkan e Serbi.

  9. Myslimani. says:

    E ka marre Usa Shqiperine. Futja ne Be do behet se e do Usa. Investimet ne Shqiperi do jene Amerikane. Ato me te medhate sigurisht.

  10. Kozmo says:

    Shancet jane shume te mira. Be nuk ben hapa mbrapa.
    Javen tjeter lajm imire vjen nga BRUKSELI.

  11. Taulant says:

    “ben” dhe “Ramsi i pare”

    Vet shendoshe, se mendja ju ka lene!
    Jeni bere tellallet e Argites, Zenit, dhe Abit, mendoni dhe flisni nepermjet zorres se trashe te “lexhendes”, neandartalit Sali.

  12. 007 says:

    Rama ; Berisha ; Meta Basha ; medi gerdeci , Topallja e 60 % qe kane qene te punesum ;duhet te dorzojne pasurite ; e vjedhuna ;korrupsjonin ; qe rama nuk e luftoi ; ku vendi e populli ka nje nivl jete shume te ulet; e + shqiptaret mbeten rrugeve te Europes ; si vet rame surreli dikur ; REVOLTE MBARE POPULLORE ME ZHDUK BANDAT QE KANE MARRE VENDIN PEG NE 31 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje