Mustafa Nano: Ilir Meta u kthye në polic godine, pas disa vitesh kur të hapin arkivat do të skandalizohen më shumë se sa sot

16 Mars 2021, 18:09Politika TEMA

Përplasjen e fundit e presidentit Ilir Meta me mazhorancën dhe paralajmërimin e tij për të reaguar fort në mbështetje të zgjedhjeve të lira, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si konfirmim të bindjes së tij se Meta nuk është në binarë kushtetues.

Nano shtoi se “pas disa vitesh kur të hapin arkivat do të skandalizohen më shumë se sa sot”. Siç u shpreh analisti, letra e Bashkisë e pavulosur drejtuar zyrave të FRD mund të zgjidhej pa shkuar deri në përplasje.

Presidenti Meta ka marrë një rol aktiv në politikë ndonëse është në një pozicion që duhet të jetë mbi palët. A është në rolin e tij kushtetues kreu i shtetit me qëndrimet që po mban dhe aq më tepër me konfrontimet deri fizike me policinë bashkiake?

Ne kemi biseduar shpesh për këtë dhe unë vazhdimisht kam nënvizuar se Ilir Meta nuk është në binarë kushtetues. Pas disa vitesh kur të hapin arkivat do të skandalizohen më shumë se sa sot. Në fakt nuk po ndodh ndonjë gjë e madhe, gjëja më e rëndë është se bashkia paska dërguar një shkresë pa vulë, por kjo mund të zgjidhej. Por Meta po vazhdon të më konfirmojë bindjen që unë kam se nuk është në binarë kushtetues.

Incidenti me presidentin, por edhe përplasja në Elbasan janë sinjale se zgjedhjet mund të jenë të tensionuara?

Po, mund t’i shohim si sinjale, deri tani nuk është se ka ndonjë gjë kushedi. Ata duhet t’i bëjnë thirrje militantëve t’i shmangin këto. Militantët duhet të ndjekin njeriun e tyre dhe fushata të bëhet pa tension. Rolin e policit nuk mund ta marrë askush. Në rastin e parë e mori Ilir Meta dhe në këtë rast militantët. Meta ka 30 vjet që është lojtar kryesor. Ato që thotë Meta nuk i ha njeri.

Dua t’ju pyes edhe për një deklaratë të kandidates së Partisë Socialiste, Luljeta Bozo e cila shprehu një lloj vlerësimi për regjimin e kaluar. Çfarë kosto mund të krijojë kjo për mazhorancën në zgjedhje aq më tepër që zonja Bozdo është në listën e Tiranës?

Po, kjo do të krijonte kosto, por këtu nuk ka anti komunistë, ka njëfarë nostalgjie. Mund të ketë efekt pozitiv, por kjo nuk duhet të ndodhte. Shqiptarët i kanë ndarë punët me regjimin. Bozdo nuk është politikane, e kam ditur në fillim. Edhe Çomo edhe Bozdo ne nuk e dimë çfarë përfaqësojnë. Në terma politikë nuk u zë besë, në terma moralë janë të dyja zonja. Ata nuk do të bëjnë ndonjë politikë të madhe, por kredencialet e tyre mund të lënë shenjë të mirë.

9 komente në “Mustafa Nano: Ilir Meta u kthye në polic godine, pas disa vitesh kur të hapin arkivat do të skandalizohen më shumë se sa sot”

  1. raul says:

    Muc Nano te admiroj sinqerisht. Artikujt tuaj i lexoj pa fryme. Je nje nder intelektualet me te shquar te kombit. Sa mire do ishte te kishim nja 12 te tille ne Shqiperi. Kur del Agron Gjekmutaj dhe Mark Muti nxin ekrani nga shpirti i zi qe demonstrojne. Muc Nano je me gjithe mend nje smart Brain. Te admiroj.

  2. Vjola says:

    Te dyja jane zonja te verteta . Duhet ti falenderojme qe pranuan te kandidojne . Keto jane vlera si per gruan dhe shoqërinë ne tërësi .

  3. Iso says:

    Z.Nano! Ne lidhje me zonjen e nderuar Bozo do thosha qe ti bashke me te tjeret duhet te lini hipokrizite(nuk kam kundershtim me pjesen tjeter te shkrimit) per kurjozitet e ndoqa intervisten ne mos gaboj tek gazeta panorama dhe pershtypja e pare qe krijova e thashe me veten time ishte: lum si ai qe e ka patur grua,si lume ata qe e kane nene po ashtu lume ata qe e kane gjyshe e stergjyshe.Ajo me sinqeritet dhe duke u mbeshtetur ne fakte foli per ate qe eshte bere ne periudhen para 90-es pa e tepruar asnje fije duke treguar se nje pjese e mire eshte bere nga puna vetmohuese e vullnetare e popullit Shqiptar,ajo me sinqeritet denoi krimet politike te komunizmit por jo “krimet” kunder hajdutve e legenave qe pas 90-es na dolen te persekutuar.Kush mund te hedhi poshte rregullin e disiplinen me te cilen eshte ndertuar cdo veper nga e vogla tek e madhja,kush mund ta mohoj shkaterrimin armiqsore qe ju be gjithe asaj pasurie kombetare e zonja e nderuar nuk mund te thoshte te kunderten sepse formimi i saj duke puro biosinqeritet.A i pe legenat gazetare me pyetjet provokative ku ajo nuk ra asnjehere ne batakun e llapaqenizmit te tyre por me butesi,miresi e sinqeritet nxirrte ne pah madheshtine e saj.

  4. REALE says:

    Nje pyetje kam zoti Nano per ju: a e konsideron ti politiken shkence apo kushdo qe vjen nga rruga mund ta beje, se deri tani vete ata qe e quajne veten politikane, kur bejne si beri psh Ilir Meta apo dhe shume gazetare qe e quajne veten analiste, thone bera politike ose ku shajne e denigrojne. Edhe nje here; a eshte politka shkence apo rrugaçri? Te faleminderit ne qoftese me kthen pergjigje.

  5. Julian laci says:

    Mustafa Nano je i madh

  6. Tepelensi says:

    Muc Nano une kame nje halle
    Du qe te shese gjene e gjalle
    Nuk po gjeje cmim ne treg
    Ma njofto zotin president
    *
    Se une vete jame munduar
    Per fate keq skame komunikuar
    Me thone ka dale vete ne pazar
    Votat e popullit per te mare
    *
    Per kete jave thone eshte i zene
    Shume kerkesa na i kane bere
    Po pjell dhia kerkon ndihme cobani
    Fshatari e kerkone per roje bostani
    *
    Dhe shoferi qe ka ngel ne rruge
    Kerkon presidenin ti zgjidh pune
    Keshtu po ndodhe ne kete shtet
    Presidenti na ka ikur per lesh

    Prandaj Nano te kerkoje ndihme
    Qe ti thuash ndonje fjale te mire
    Mbase degjone ai president
    Qe zgjidhe hallet ne kete vend

  7. qytetar says:

    Cdo qytetar qe e pa ate skene i ka ardhur turp qe ka president te tille ne boten demokratike. Dihet qe regjimi komunist qe kaluam ishte perbindesh por nje gje te tille nuk e kemi pare kurre… Ilir floriri duhet lidhur…

  8. Iso jame plotesıshte me komentın tend,Cartedhebukur,te lumte ty dhe zotıt Nuc Nano,

  9. Katunari says:

    Ty qytetarit me q te vogel .Nuk e di sa vjec je, por po te jesh 50 e permbi nuk do ta perdorje fjalen perbindesh .U ndertuan fabrika uzina . Njerzit u bene me zanate, .Po sot rinia eshte gjysem analfabete nuk ka zanat , po ka diploma e s’di te shkruaj e te shprehet , vajzat dine te bejne tualet per tu bere zhgarravine po vishen ne menyre te tille qe ç’do mashkull tundohet per ta prekur. Nje kanal ujembledhes apo fabrike s’ka ndritur ky sistem eshte shkaterruar arsimi .Ikeni pare tekstet mesimore te gjuhe letersise ? Shihini e pastaj flisni .Se tekstet e tjera jane perkthyer por nuk vlejne se jane ndertuar per shkolla me laboratore e jo per shkolla qe nuk kane as klasa . Tirana nga 200mije eshte bere 1miljon,duhej te ish 5 fishi i shkollave . Ku jane ?? Jane thuaj aq sa la komunizmi .etj,etj,etjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje