Nga Frrok Çupi
Sot po qeshim, por nuk mund të qeshet me gjithçka.
Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, nisëm të qeshim. Tani kush do të kruhet me tjetrin, e kërcënon se ‘do të të bëhem Ilir Meta, ta dish!’; dikush që të do në kafe sa më shpejt, të sulet: ‘do të vish apo ta çova Ilir Metën!’.
Por vetëm kaq, mjafton. Edhe një herë: Nuk qeshet me gjithçka! Në ngjarjet që po ndodhin mes nesh, e qeshura mund të fshehë ‘bombën’ që i shpërthen shoqërisë nesër, ose qysh sot. Pasi të qeshë, njeriu nis e bën pyetje:
A është politike kjo që po ndodh në politikë?
Po të ishte politike, atëherë presidenti i Republikës nuk mund të marrë turr prej zyrës së tij e të shkojë të rrahë policët në detyrë. Ministri i parë i Shëndetësisë në 1950, një partizan infermier, rrahu tre nxënës që kishin ngacmuar tri vajza; dhe kjo ngjarje nuk u harrua. Por ai i rrahu në zyrën e tij.
Presidenti u shkoi policëve aty ku kryenin detyrën, madje i rrahu edhe në sy të të gjithëve. Në sy të të gjithëve edhe çatrafilloi fytyrën, zgurdulloi sytë, bëri pozat e frikshme të idiotit….
Kot e bëri?
A është vërtet ‘idiot’ Ilir Meta, apo bën sikur…?. Kjo është pyetja. Po Lul Basha, a është vërtet ‘idiot’ apo përshtatet aty ku e kanë vënë? Për shembull si e lëshoi veten e i shkoi në ndihmë presidentit që po shkelte ligjet dhe kryente marrëzi në publik?…
Edhe këto janë pyetjet; pyetje që na thonë: ‘Kaq, boll qeshëm!’.
Nuk është ‘ashtu kot’ që këta na bëjnë për të qeshur. Këta njerëz politik, politikën po e nxjerrin prej enës së saj. Por ku po e çojnë, ç’formë po i japin?
Politikën po e depozitojnë në një trajtë tjetër, në një frymë tjetër, në një sjellje tjetër. Procesi ka nisur në më shumë se dy dekada më parë, qëkurse ‘babai’ i këtyre, doktor Berisha, nuk mund të quhej më as demokrat, as komunist.
Që në vitet kur Evropa e quajti qeverinë shqiptare (1996-97) një ‘qeveri gangsterësh’, që aty ishin sinjalet e para; fare mirë mund ta quanin ‘qeveri komuniste’ po të ishte qeveri politike.
Që në momentin kur shteti shqiptar aplikoi skemën mashtruese në financa, të huazuar nga ‘Ponzi’ i viteve 1880, që në atë moment nuk ishte më as ‘demokrate’, as ‘komuniste’.
Politika qysh herët është transferuar në enën e Mafies.
Edhe akti më i fundit, i rrahjes së policëve nga presidenti i Republikës, është skenë e mafies, jo e politikës. A nuk vini re se si politika ‘nuk ka çfarë i bën’ Ilir Metës? Po, sepse mafia nuk mund të kapet politikisht; kaq është.
A nuk e vini re pse u thërrit menjëherë Lul Basha i PD në sheshin e betejës kundër policisë që sapo kishte ‘gjakosur’ Ilir Meta? Ju mendoni se erdhi nga vullneti, ose i shtyrë nga zjarri politik? Jo. Lul Basha, që tashmë është identifikuar si ‘njeriu i amerikanëve’ në çerdhen e Mafies, u detyrua të shkonte në shesh- betejë, ndryshe do të asgjësohej si një leitnant i organizatës.
Mafia ka piramidë fisnore dhe familjare, sidomos këtu në Ballkan. Lul Basha në atë moment hyri në organizatën që është jashtë- politike; dhe tanimë as që prononcohet dot politikisht. A nuk e dëgjuat sot në Shkodër kur tha se ‘do ta zhduk Covid-in”? El Chapo, i fundit si personazh mafioz, mburrej para punëtorëve të tij se ‘do të pushtonte Amerikën’.
Kjo ishte ngjarja e fundit që dëshmon se në ‘çerdhe’ punët shkojnë keq.
Po asgjësohen leitnantë dhe po provohen ushtarë.
Deri tani janë asgjësuar disa leitnantë. Deputetët PD-istë të lidhur ngushtë me liderin Berisha, papritur u lanë jashtë. Ata janë të gjithë dëshmitarë ose autorë të akteve mafioze, që nga kontrabanda shtetërore, kompania ‘Shqiponja’, vrasja e kundërshtarëve, Gërdeci, deformimi i pronësisë mbi pasurinë e shqiptarëve, bashkëpunimi me Millosheviçin në dëm të shqiptarëve, larja e parave të pista, etj.
Këta lihen jashtë, sepse organizata shkarkon barrët, si kudo në mafie. Nëse ‘nuk sillen mirë’, atëherë punët shkojnë më keq për ish- deputetët me lidhje fisnore.
Prapë bëhen pyetje:
Pse ndodhi përleshja e militantëve në Elbasan, bash Ditën e Verës? Disa mendojnë se është fillimi i dhunës që këta do të ushtrojnë kur të humbin zgjedhjet. Jo, nuk është vetëm kaq. Këta e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, por kjo nuk ka rëndësi. Do të kishte vlerë sikur të ishin ‘organizatë politike’.
Por si organizata të mafies iu intereson ‘banko- prova’ e skemës. Skema ‘fisnore’ e mafies ( ku u përfshinë edhe dy zonja liderë të PD-LSI, si për të plotësuar familjen), nis te ushtarët, që janë militantët. Këta do të fitojnë shumë pak nga plaçka që do të fitohet, por bërtasin më shumë- si në çdo mafie. Në Elbasan ‘organizata’ krijoji garanci se ushtarët janë në punë.
Piramida që ngrihet mbi këta ka punë të tjera: Dy bosët- Berisha dhe Meta kanë aplikuar ligjin e ‘Omertës’, ata heshtin mbi planet tyre, ndërsa mbajnë fronin. Ata poshtë as që e dinë se çfarë do të ndodhë. Jo kot u aplikua skema ‘mos ndrysho asgjë nga sloganet që ishin! Mos e merr seriozisht vlerën e deputetit!’. Fito çfarë të mundesh edhe duke shitur vendet e deputetëve!”…
Pamja është e qartë: ‘Në drejtimin tonë vjen Politika!, por nuk na kap se ne nuk jemi në atë rrugë, ne jemi tjetër gjë!’.
Skuth, idiot, mashtrues, shpifes etj si keto.I tille je bythelepires i qeverive Frrok Leshi.
Je brilant Frok! Mezi presim shkrimet tuaja per injorantet qe turfullojnece zien me grushta me policet. Basha eshte kalama bythe.
Brilant Frok Çupi njè nga Personalitet mè fisnik,Respekt.
FANTASTIK dhe FENOMENAL FRROK ÇUPI dhe PENA e tij e ARTË!! RROFTÉ FRROK ÇUPI !!! Mos u ndal i DASHUR FRROK , sepse SHKRIMET e tua dhe tè AVOKAT NGJELÈS , jané SHKRIMET dhe ANALIZAT BRILANTE , qé 90% e SHQIPTARËVE mezi i presin !!! JE i MREKULLUESHÉM ZOTI ÇUPI dhe ZOTI té BEKOFTË ❤❤??????
Respekt te pafund Frrok Cupi, eshte detyre atedhetare cerrja e maskes mafiozeve Sali-Meta dhe kones Lulzim Bashes. Mbasi dhjesin mafiozet Sali Meta shkon Lulja per te pastruar mutrat e tyre, kete beri dhe kur vajti atje ku presidenti u zu me policet,levdoj te parin, shau te dytet.
FANTASTIK dhe FENOMENAL FRROK ÇUPI dhe PENA e tij e ARTË!! RROFTÉ FRROK ÇUPI !!! Mos u ndal i DASHUR FRROK , sepse SHKRIMET e tua dhe tè AVOKAT NGJELÈS , jané SHKRIMET dhe ANALIZAT BRILANTE , qé 90% e SHQIPTARËVE mezi i presin !!! JE i MREKULLUESHÉM ZOTI ÇUPI dhe ZOTI té BEKOFTË ❤❤?????? RESPEKTE pafund pér ZOTIN FRROK ÇUPI ⚖⚖⚖??⚖????
Interesant eshte fakti se nese Frrok Cupi do te fliste pas 5 minutash shume keq per Edi Ramen, ju qe i thoni brilant nuk do i linit kusure pa i permend Frrokut.
Njerez duhet te jeni me mendje ndritur, perpiquni qe te keni liri Brenda vehtes.
Bravo Frrok . Exelent. Dikur mengjezi ne kafe fillonte me barcoletat e fameshme te Shkodraneve per Pal Vaten e Shkurtes se Dukagjinit. Sot e njejta situate. Per cdo mosmarrveshje njerzit i thone njeri tjetrit. Do ma zgjidhes kete apo ate pune se te solla Habib Burgiben ,,
Ne 25 Prill do te kete rrembim te kutive te votimit dhe zevendesim me te tjera nga bandat mafioze te PD-se e LSI-se dhe ne se nuk arrijne dot te permbysin rezultatin ne favor te tyre, atehere ata do te fillojne luften civile mbasi ato kane me vehte edhe forcat kriminele te Albin Kurtit. Edhe pse ne Kosove ka njerez te mire si ne cdo vend tjeter, atje ka shume llum te cilet jane perdorur kunder popullit shqiptar. Mos harroni se ne luften e dyte boterore erdhen barbaret kosovare me uniforma gjermane e benin masakra me shume se gjermanet. Mos harroni banditet e Bukoshit qe i perdori Berisha per grushtin e shtetit. Kete radhe do te jete me keq se kriminelet Berisha e Meta luftojne per jeten ose vdekjen e tyre. Populli mos te fleje gjume e te shpresoje tek kali i Trojes me emrin Rama, se ai e ka gati valixhen per te ikur ashtu sic beri edhe Fatos pijaneci dhe nga ndonje skute jashte do te therresin per ndihme. Mos harroni fjalet e Julius Fucikut “njerez ju kam dashur; jeni vigjilent”!
Ti russh topet edhe Rames dhe Nanos . Shko pi hji te Ilir mets dhe te lulka ,hajvan .
Bravo o gjigand ti me mero bazen jeni te pa arritshm shkrimet tuaja na japin shpres se ky vend do behet dhe kjo eshte partia socialiste
rrespkte Frrok Cupi
Mos fol shume Frrok,se te solla Ilirin.
Frrok po analizon, nuk po ofendon njeri. Ti Sandri , nese ke kapacitet ti kunderpergjigjesh, eja, te degjoj me kenaqesi opinionin tend te kundert. Por, jo duke e share, se keshtu une nuk kuptoj nese ai ka apo jo te drejte, qe te te jap voten ty/pd apo lsi
Mos fol shume o Ilir Meta se te qepa pas 007 me te mire te dy shekujve (shaka se Frroku ka 1.5 vite qe te eshte qepur sipas porosise se Tao-Taos).
I madh je o Frrok, brilani e gjigand sic thote komentusi yt i perhershem me nickname te ndryshem. S’te futi Edi ne listen e kandidateve per deptet, pot ti mos u dorezo, lufto per ndonje drejtori. Po nuk fitoj pozita por opozita kalo me Ilirin se ai i pelqen 007 dhe mund te jape ndonje vend si Bahri Shaqirit. Me Bashen mos u bashko dy vitet e para, lere per me vone.E pafaleshme te ngelesh pa gje, ne fund te fundit i ke bere mundin.
FROK mos fole se te cove METEN
VAZHDO TA INJROSH KETE PRSIDENT LIKE LESH ME TRESH BRAVO ? BRILANT ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Si gjithmone i shkelqyer zoti Cupi por kjo qe po ben Ilir floriri eshte nje cmenduri qe as ne vendet komuniste nuk ka ndodhur. Te dali presidenti i shtetit te rrahi policet eshte e pa besueshme, ky njeri duhet lidhur. Po ta mendosh qe te ishim vend i zhvilluar dhe ketij njeriu ti besoje valixhen berthamore do te hidhete boten ne ere. (sigurisht qe po te lexosh komentet do te kuptosh qe shpellaret po kenaqen).
Ju kujtoni se stërvitja ushtarake e NATO-s në Shqipëri që fillon në 26 prill është rastësi!!!
Hum hum ssskape .Pushtu I mafies ne ditet e fundit.Ptu bastard shpelle.
Yeah,nese halla do te kishte ashtu…..
Per fate keqe tonin kjo qe thote Frroku eshte e vertete … Une besoje se Kjo na ndodhe se pse ne nuk arritem kurre te krijone instututisjone dhe mafaj krimi dhe vjedhjet kane zen rraje shume thelle ne populli dhe shoqrine tone.. Ate Qmendur qe beri ilir Meta dhe Lulzim Basha duke i shkuare mbrapa dhe ne ndihem puplikisht duke rrahur disa hallegjin qe punone si roje a po polic bashkije per 200 mi lek te vjetra ne muaj per te ushqyer familjet e tyre ishte e pa pare dhe e pa nigjume as ne vendet si North korja a po Afrika. As Stalin Sadami Gadafi a po Benjamin qe thone se Kane vra dhe turturue me mija njerze me doren e tyre pra vet por kurre ne puplike nuk Kan rra a po vra kend siq ber ilir Meta. Une besoje se ajo ngjarje Ka qen pika me e ulte qe Ka arrite shteti Shqiptare . Pro nga ana tjeter kjo na tregone se Qfare horrash politikanet Kemi .. Po le te shpresojme se ket her Amerika e Ka sorjzishte dhe drejtsisja do behet dhe le te shpresoj se dale nga dale me drejtsine e re do Qlirohemi nga keta bandits si ilir Meta dhe Sali Berisha me shoke ????????
Qesh o Frrok maloku qesh, po munde te qeshesh…me kryeministrin e rrethu ne Elbasan me eskorten me tragji-komike ne bote te llumit me precedent penal qwe i njeh gjithe Elbasani, por dhe policia!
Qesh edhe me adashin tend nga llagapi, ate malokun Frrok me precedent penal qe ky kryeminister e solli…ligjvenes ne Parlament!
Qesh e shqyu gazit pra or Frroku qesharak!
Frok UDB-ashi.
Une e kuptoj zotin ilir meta. Eshte laku qe po shtrengohet rreth qafes se tij, jo si politikan, por si ” emrin ja ka vene gazetari”. Shigjeta ka dal nga harku, mbetet vetëm te luaj se paku nje finale te mire.
Ti bre Sandri, shume pak e ke share Frrokun Me kaq nuk do paguhesh tamam nga Sala. Shto edhe ca me shume se nuk ke gje ne terezi…
Me 26 prill Nato eshte ketu me ushtaret e vet, per te mos lene shteg berishes e metes. Ka mare fund, Shqiperia do te behet, plehrat do te digjen.
Frroko, po per anen tjeter te mafies, ate mer ti, mafien e Edvin Pallaskes, Lali Dhjerit, Tao-Tam-Talles, Suksese-ne-jete, Cana-Bisi, Fendri-Rruges etj. etj. nuk kishe noi llafe zotnia jote? Apo ata bejne politike te madhe. Frroko nuk po themi se kazoni qe pershkruan ti nuk e ka bythen te zeze, po themi qe per ndershmeri intelektuale, po fole per bythen e zeze te njeres pale, eshte mire qe te tregosh edhe bythen e zeze te pales tjeter.
O @sandri kokebolja zhduku ore se te qiva ropt ty e ilir mutit. Grek i ndyre.
Je i madh Frrok. Sypatrembur. Edhe ne kohen e komunizmit flisje hapur, jo si keto legenat e sotem
Shume drejtve ke.Te oakten a paguhesh na nje cike.
Luli e di qe i humb zgjedhjet, po fiton leket. Cdo kandidat paguan tarifen per tu futur ne liste. Dhe nuk jane pak leke. Me ato leke valixhja hollandeze mbushet plot.
Z. Frok je I vertet, ne shkrimet tuaja ju ndjek dhe ju vleresoj, sepse ju I njihni me mire se kush do Berishen Meten, nji bravo te madhe per guximin dhe trime rine qe tregon Jo si shume analist te per lyer Deri ne gryk Duke ju lepir menderjen Sali Kriminelin qe vjen era gjak, Ilir hajduti qe eshte pjella e Saliut dhe pinjolli Basha pupaci. Nji gje I them Edi Rames populli e ka vete dhe nuk duhet te terhiqet ne as nji menyre per ti dhene fitorenne tavoline se ata kane 30 vjet qe jane mesuar, mos I zhgenje socialistet Edi Rama ec perpara ata Jane te humbur por vigjilenca duhet ata Jane te pa bese.
Po pse kot po i sjell amerika 3000 trupa ushtarake ne Shqiperi bashke me automjete te blinduara vetem 1 jave perpara zgjedhjeve?????
BRAVO E MADHE PER JU FRROK ÇUPI.
PENA JOTE E ARTE , ANALIZE TE HOLLE E PERFEKTE E RRUMPALL POLITIKES, MAFJOZE QE PO KERCENON STABILITETIN DHE TE ARDHMEN E SHQIPERISE.
SALI KRIMINELI KA BERE SI VETJA EDHE LIKE FLORIRIN.
POPULL KUJDES .
DEGJO DHE KUPTO FRROK ÇUPIN.
JETE E SHENDET FRROK.
ME RESPEKT .
Endri, pse je kaq i ceket; eshte e vertete, do thoshnin ashtu si thua dhe ti se Edi Rama as i ka merituar dhe as i meriton ato fjale, eshte ndryshe , po fare aman. Dhe Frroku do ishte i njejte si ç’eshte: briland ne mendim e shprehje!
Frok je ti, Sevaster. Ai është Frrok.
Pse shkruani kur nuk e di shqipen?!
Lexoj cdo dite Gazeten Tema. Shkrimet e z. Frrok Cupi jane origjinale dhe plotesisht te verteta me realitetin politik ne Shqiperi. Njerez te tille, mendjehapur e trima sypatrembur i duhen Atdheut tone ne keto kohe te veshtira e pas nje lengimi 30-vjecar te marre peng nga gangsteret politik.
Frroku komenton per veten.
Si je katandisur o Tema
Te paska djegur shume. Veri qepë e kripë, o gallof Berishian, katunaro-komunist. Frrok Çupi eshte nderi i gazetarisë shqipëtare.
Shkrim i bukur,harrobe Frok qe efhe kur Meta u kap me bllok ne dore ate nate ne zyre i shkoi Basha,kjo nuk eshte rastesi
Kështu si po thua ti Endri, Frroku nuk po thotë ca të vërtera për erishën, Metën e co, pra po gënjen dhe mashtron. Atëhere pse ai nuk gënjen dhe mashtron edhe për Ramën, që kështu të jemi në rregull? Bile më mirë do ishte që për të parët të kishte lëvdata, edhe pse ata i meritojnë! Kot ata nuk janë liderat, autorët, inspiruesit, mbështetësit dhe financuesit e gjithçkaje të ndyrë që është bërë në këtë vend në këto 30 vjet? Nëse nuk je dakord mund të të numëroj unë jo dhjetra por windra zezona të atyre që epitetin mafiozë e kanë pak. Mua nuk ma ndjen fare për Ramën, populli nëse nuk e do le ta rrëzojë me votë, por nuk mundem kurrë të vë shenjën e barazimit të tij me ata dy të tjerët. Është e thjeshtë për t’u kuptuar kjo, por ti dhe ca të verbër si puna jote nuk doni. Nuk doni të kuptoni se Rama është aty, do jetë përsëri, vetëm se ka ata përballë.