Deputeti i listës Basha sfidon Ramën, ftesë për debat televiziv: Hajde konkurro me programin tim

16 Mars 2021, 14:43Politika TEMA

Teksa shumë funksionarë të Partisë Demokratike i janë vërsulur inxhinieres Luljeta Bozo për shkak të moshës, ka dalë në skenë deputeti i listës Basha Selami Jenishehri.

Ai ka ftuar kryeministrin Rama në një debat televiziv për të krahasuar programet e partive.

Jenishehri tha se në rast se shqiptarët do të thonë se PS ka program më të mirë se ai do i kërkojnë 650 mijë pensionistëve të votojnë socialistët.

“Ky parlament i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve për të marrë një vendim të padrejtë. PS nuk e aprovoi listën për detektivin privat që ta kenë shpatën mbi kokë nëse vjedhin. Në burg e kanë vendin. Këta nuk e duan këtë gjë se duan të vazhdojnë të vjedhin.

E ftoj kryeministrin të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste”, tha ai.

5 komente në “Deputeti i listës Basha sfidon Ramën, ftesë për debat televiziv: Hajde konkurro me programin tim”

  1. Baca-Bajram says:

    Keta jane lolot e politikes Shqiptare. Medet ne dore te kujt ka mbetur politika jone!? Para se te flasesh per debatin televiziv shko e blre ca gel e rregulloji floket more klloun!

  2. Bashkim says:

    HE E KENI NE PROGAM QE PENSION ET TE BEHEN 1000 EURO JO AHERE KY KA PROGRAM ME TE MIRE /Per pensionistet/

  3. Roberto says:

    O Tema ! A ka mundesi ta pyesni zotnine se ku i ka bere floket permanent??Rama do ja kishte zili modelin prandaj??.

  4. SB says:

    hahahahahahahahahahahaaaaa
    oooo Selami te dhjefsha balluket
    hahahahahahhahahahahahaha

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Te konkurosh me ty eshte sikur te konkurosh me floket e tua.. Je I paarritshem.. Komiku..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje