Një histori filmash, por që po ndodh vërtetë qindra kilometra nën sipërfaqen e Mesdheut. Pothuajse të gjitha forcat detare të NATO-s janë prej tri javësh të angazhuara në kërkimin e një nëndetëseje ruse, që fshihet në thellësitë ujore.
Nuk bëhet fjalë për një mjet të zakonshëm, por për nëndetësen e klasit Kilo, “Rostov mbi Don”, ndoshta mjeti më i avancuar i forcave detare ruse.
I pagëzuar nga forcat amerikane si “Vrimë e Zezë”, nga fakti që duket sikur humb nga radarët perëndimorë për shkak të zhurmës pothuajse të paperceptueshme dhe mundësisë të udhëtojnë për 740 kilometra pa dalë mbi ujë, mjeti i gjatë rreth 70 metra ka mundësi të hedhë raketa të tipit Kalibr, tri herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit.
Nëndetësja ruse është nisur nga deti Baltik tri javë më parë dhe pavarësisht monitorimit të anijeve britanike fillimisht, dhe më pas franceze, ka arritur qetësisht në Spanjë, duke iu afruar në mënyrë provokuese zonës ku po zhvillohet një nga stërvitjet e mëdha të NATO-s, pikërisht mbi parandalimin e aktiviteteve armiqësore nënujore, e quajtur Dynamic Manta.
Nëndetësja ka vijuar me një trajektore zigzag shumë pranë brigjeve të Maltës dhe Tunizisë, dhe aty ka filluar një “gjueti” nga mjete amerikane, britanike, italiane dhe greke, por gjithmonë nëndetësja ka humbur gjurmët, duke iu drejtuar me shumë mundësi Sirisë ku parashikohej të përfundonte udhëtimin e saj.
Ngjarja ka një rëndësi të veçantë nga fakti që shënon pikën kulmore të një rikthimi të fuqishëm të flotës ruse në Mesdhe, pas një mungese pothuajse 25-vjeçare. Deri më tani, forcat e NATO-s e kanë toleruar disi diçka të tillë, por ndoshta administrata Biden ka vendosur t’i japë një sinjal Kremlinit që manovra të tilla nuk do të lihen më pa përgjigje.
Pothuajse të gjitha forcat detare të NATO-s janë prej tre javësh te angazhuara në kërkimin e një nëndetëseje ruse, që fshihet në thellësitë ujore
Flitet për nëndetësen e klasit Kilo, “Rostov mbi Don”, ndoshta mjeti më i avancuar i forcave detare ruse
Nga përurimi i "Rostov mbi Don"
I pagëzuar nga forcat amerikane si “Vrimë e Zezë”, nga fakti që duket sikur humb nga radarët perëndimore për shkak të zhurmës pothuajse të paperceptueshme
Nëndetësja ruse është nisur nga deti Baltik tre javë më parë
Ngjarja ka një rëndësi të veçantë nga fakti që shënon pikën kulmore të një rikthimi të fuqishëm të flotës ruse në Mesdhe
Shikoni ilir kullën tani! Do i duket vetja sikur e ka prodhuar ai këtë nëndetëse. Po flas për ilirin e plehrave dhe këshilltarin e plehrës liken floriri.
Thellesia maksimale e Mesdheut nuk i kalon 5200 m, pra 5 km.
Ku i gjen gazetari “qindra kilometra nen siperfaqen e Mesdheut”?
O po shikoni mirë këtë punë, mbasi ka mundesi që kjo nëndetëse Ruse, të jetë fshehur në gjirin e Vlorës apo rreth Karaburunit, mbasi ata (rusët) e njohin mirë këtë terren, mbasi i kanë hartat detare më të sakta se sa tonat, qysh në kohën e “nëndetëses së famshme 105”….
Thellesia e detit Mesdhe eshte 5200 metra , pra 52 njeqind metersha , d.m.th. qindra metra . Kur jane me shume se 100 metra , (qofshin edhe 200 metra) , thuhet qindra metra , ne shumes , sepse dyshi eshte shumes , vetem njeshi eshte njejes . More vesh , o detar nga Vermoshi ?
Nuk behet fjale per thellesi por per gjatesi. Pra nendetsja mund te rrije e zhytur (ne nje thellesi te papercaktuar) dhe te udhetoje 740 km PA DALE MBI UJE
5200 m jane 5.2 km. 5.2 km nuk jane “DISA QINDRA KILOMETRA”,
o patriot detari.
Per “patrioti”
Dakord me ty, po te shkruhej “qindra metra nen siperfaqen e ……”. por ti nuk ke lexuar ate qe shkruhet “qindra kilometra nen siperfaqen e …..”.
Dhe keto fjale jane shkruar ne fillim te artikullit.
Si nuk i ke lexuar?
Ore sikur te gjithe juve ju kan pasur syte, kur flitet poshte detit, behet fjale per thellesi, dhe ne rastin konkret thjesht qindra métra, dhe jo qindra km, por gazetari i leshit do te kete kaluar andej nga P. D. e Lulzimit, se ata jan mjeshtra per deformim realiteti.
Nuk po thote thellesine mik, por distacen e mbajtjes nen uje..
Eshte nje lloj gabimi , ndoshta nga nje gazetar qe ska asnje lidhje me detin , mund ta kete prejardhjen nga veriu , ku matjet e distancave i benin me te gerthitura nga nje ane e malit ne tjetren …..e para e pershkruan gabimisht thellesine , dhe e dyta , e mat ate me kilometra dhe jo me milje dhe me saktesisht milje detare qe ndryshojne nga ato milje ajrore , mili detar eshte me i mdh se ai ajror ……nejse ,
Nuk perben gaf , po te llogaritesh qe prtendenti per kryeminister ne Shqiperi thote ne Parlament se 7 here 7 bejne 42 duke bere te gjithe t qeshnin me lot , dhe se pretendon se ka mbaruar per ekonomi ……..
Perse dskutoni kot!?
Deri tani nuk ka nendetse te zhytet ne thellesi 5.000 m. Arsyeja eshte e thjeshte, nuk ka akoma teknologji per te ndertuar nje nendetse qe te mos shkaterohet nga presioni i cili ne 5.000 m. thellesi eshte 500 atm.
Nuk e di se ku ka harritur teknologjia sot por di te them se thellesia e zhytjes se nendetesve mbas luftes dyte boterore ishte maksimumi 200 m. Mbas kesaj thellesie fillonte shkaterrimi i nendetses nga presioni.
Ne thllesite prej disa km. apo ml. zhyten vetem batiskafet qe ndertohen dhe perdoren vetem per studime shkencore dhe kane konfiguracion dhe materiale qe i rezistojne presioneve te larta ne kushtet nenujore, thellesi qe sic dihet harrin afrsisht deri ne 12 km.
Hahaha. Rusi si gjithmone nje hap para ne technologie. Nato ben stervitje pikerisht per mjetet ujore dhe Rusi po I dergon nje nendetese dhe I thote hajde kapeni. I Jane futur mbrapa e gjithe nato dhe spo e kapin dot. Si perfundim stervitje e madhe mbyllet me deshtim te plote ??
O Pordhiot. Detari po kritikon gazetarin, që thotë “qindra kilometra nën sipërfaqe”. Po ti siç duket ngatërron metrat me kilometrat.
Zera te besueshem nga PD thone se eshte te shpella e pirateve ne karaburun. Do presin aty zgjedhjet, dhe nese fiton Edi Rama do pushtojne gjithe europen dhe President te Europes do behet Lulzarat Basha.
Flitet per ndjekje per qindra km nene siperfaqen e detit,pra per rrugetim ne ndjekje ne detin mesdhe si me thene po e ndjekin vrasesin me automjet per qindra kilometra neper rruget,pra rruget mbi toke,kundrejt rrugeve nene det.Pastaj sa metra futet dhe ecen nenedetsja ate e di nenedetsja ruse.Shprehja nga gazetari ne artikull eshte i sakt,pune tjeter se dikush e kupton e dikush jo.Ja kete pune kemi ne,qe te merremi edhe me njeri tjetrin per kuptimin sesa per problemin.
Redaktor
Gjeni nje perkthyes me te mire te pakten te kete mbaruar shkollen e mesme …..qindra kilometra nen detin mesdhe?????????