Deputeti socialist Fate Velaj ka folur lidhur me përjashtimin nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai thotë se Rama e ka autorizuar për të bërë bashkë një pjesë të rrugës dhe tani do të kthehet te familja e tij në Vjenë.
Velaj tregoi ndër të tjera se çfarë pati nga kontaktet e tij në Europë e vuri në dispozicion të Shqipërisë dhe se sipas tij ishte i duhuri për Ramën.
“Më ka autorizuar Edi Rama për të bërë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë i duhen njerëz për etapa të caktuara. Nëse ai niset për në Kinë ai nuk mund të marrë njërin këtu deri në Kinë. Ishte një vendim i përbashkët dhe atij i duhej dikush tjetër. Unë deri javën tjetër jam deputet, kam një familje që jeton një Vjenë”, thotë Velaj.
Ik me mire andej nga erdhe, se kater vite i zure vendin nje te riu qe do te jepte me shume. Cbene ti, asgje nuk justifikove mundin e mikut tend qe te bani deputet. Hajd, udhe te mbare.
votoi reformen ne drejtesi.
Deputetë duhet të jenë vetem ata që bashkjetojnë me familje në At the!