Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të planit për shkollat dhe universitetet ka ironizuar edhe kandidatin për deputet në Lezhë, Mark Marku.
Drejtuesi i listës së kandidatëve për deputet nga PD në qarkun e Lezhës, i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e quajti ”ministrin e arsimit KÇK” që propozon opozita.
Marku thotë se rruga më e mirë për t’u përballur me Ramën është që të mos i përgjigjesh fare, pasi ai nuk ka asnjë alternativë për tiu prezantuar shqiptarëve.
Sipas tij Rama do të shporret në 25 Prill nga jeta e të gjithë shqiptarëve.
Postimi i plotë i Markut:
Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.
Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.
Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve. Nuk kemi kohë për të humbur me të.
Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.
Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.
paske mare presh me te madh se i tritanit ne lushnje. fluturo me presh deri ne 25 prill, vetem kujdes nga lartesia merr parashute se kur te zgjohesh ne 26 e te heqesh preshin kushedi ku je dhe sa lart je.
Çudi që nuk ju kanose ti gjuash me gurë.
Apo ke përparuar se do bëhesh ministrër i ….kulturës ?
Saliu ka derguar ne Lezhe dy rrugac mediatik,Mark Mutmarkun,dhe Gjekmut Markagjonin!
Mark me pamjen tende prej nje te vobekti, o je shtatanik, o I ritur me buk kallamboqi, ndryshe te ka zene ytat me shuren e mengjezit.
Mir e ke mos u pergjigj,
se shi sa “kendshem” e thot edhe Gjeka:
Edi rren edhe kur hesht
C’by… e zgjuar eshte kolegu yt.
Thua te kete aftesi paranormale?
Po Lek Plepit ja dhat
diplomen?
Kujtova se do fliste per ndonje program si alternative por vetem u kunderpergjigj per ate qe thote qe sdua ti pergjigjem. Corbe e prishur..