Deputeti Halit Valteri ka deklaruar se është afruar me socialistët për të ardhur në Kuvend me forcat e tij.
Pyetjes se si ndodhi që edhe ai u rilind, Valteri shprehet se nuk është i vetmi pasi është rilindur e gjithë Shqipëria.
“Nuk u rilinda unë. U rilind e gjithë Shqipëria. Përballë kemi disa kufoma të vdekura që kanë 30 vite që i fshihen drejtësisë dhe më 25 Prill do e marrin përgjigjen. Unë nuk jam as socialist as rilindas.
Unë jam Halit Valteri i cili jam në fund të listës që dua të thyej herësin dhe të vij me forcat e mia këtu.
Sa ka thënë, Saliu, Ilir dhe Edi për njëri tjetrin. Në shtator do vij me forcat e mia në parlament”, ka pohuar Valteri.