Shpëtim Idrizi i jep besën Bashës: Tradhtari Rama u përpoq të na uli por ne jemi në këmbë dhe do e nxjerrim në opozitë, po qahen pse u bë greku me çamin

16 Mars 2021, 17:01Politika TEMA

Shpëtim Idrizi i ka premtuar Lulzim Bashës marrjen e 3 mandateve.

Teksai i është përgjigjur Edi Ramës për etiketimet që ka bërë ndaj tij në daljet  fundit, Idrizi tha se PDIU do nxjerrë shefin e qeverisë në opozitë.

 “E keni parë që gjatë gjithë kohës ka filluar një sulm shumë i madh mbi PDIU dhe votat e saj. Si në 2017-ën, mandatet e PDIU dhe votat e  saj. Besoj i keni parë edhe sondazhet. U përpoqën 4 vjet të na përçajnë, të marrin dhe të bëjnë të tyret drejtorët dhe deputetët, që të na ulin dhe tradhtojnë ne, por ja ku jemi sërish në këmbë. Shihni sondazhet edhe në TV e tyre, PDIU-në e keni me 45 mijë vota dhe shumë të rëndësishme në 5 qarqe”, u shpreh kreu i PDIU-së.

Idrizi deklaroi gjithashtu se votat dhe mandatet e PDIU në pesë qarqe, do të nxjerrin në opozitë ata që sipas tij tentuan të përdorin si “çakmak” çështjen Çame dhe më pas e hoqën edhe nga programi qeverisës.

“Minimumi marrim 3 mandate. Votat e PDIU në 5 qarqe, prodhojnë mandate, do të jenë këto vota dhe mandate të PDIU-së që do t’i nxjerrin në opozitë, ata të cilët menduan se do ta përdornin çështjen Çame si çakmak, që e hoqën nga programi i qeverisë dhe sot po na qahen pse u bë greku me çamin”, shtoi më tej ai.

25 prilli, -tha Idrizi, duhet të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët në mënyrë që vendi të mos jetë më në dorë të 5 personave që kanë zhvatur çdo pasuri publike.

4 komente në “Shpëtim Idrizi i jep besën Bashës: Tradhtari Rama u përpoq të na uli por ne jemi në këmbë dhe do e nxjerrim në opozitë, po qahen pse u bë greku me çamin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Merr karrigen ti ate bej se ste del qulli dhe ballkazani.. Te tjerat I di Mjeshtri..

  2. beni says:

    Pafytyresia me e madhe eshte Dule me Idrizin…. Te dy nuk do te fitojne se populli nuk eshte budalla.

  3. Mandravellua says:

    Shyqyr qe do na shpetosh nga Rama, o Shpetim.
    Te hengert dheri…
    Megjithse bravo te qofte…kur gjen budallenj qe mendojne se ke akoma elektorat
    Pse nuk vjen ne Vlore, te te votojne camet… ty dhe Dash topekecin e Havase ?

  4. Skenderbegasi says:

    O Tim mos te duken camet si dogane, ku mund te vjelesh vota.
    Edi di te bej llogarite per camerine shume me mire se ty.
    Pse?
    Eshte I vetmi kryeminister qe e ngriti ceshtjen came ne bisedime dy palshe ne Greqi.
    Po arin te c’blokoj ligjin
    e luftes qe fitimet e cameve jane shume reale
    Por ti flet per tradheti por haron se ti e ke ne
    gjak ate.
    Ne mbledhjen qe Edi Rama beri me Bashen
    ne 2017 , packa se keta te dy mbriten me vones
    ti Tim ishe I pari qe mbrite ne kuvend si aleat
    I Metes pas lojes qe po kurdiste Likja kunder Edit,
    ne plan kombetar, e
    nderkombetar.
    Edi ishte aleati me i madh I cameve me vepra.
    Ketu qendron tradhetia qe u bere cameve.
    Ne popullsin came ka shume me te zgjuar se ty
    por ti me leket e doganave e privatizove partine came.
    Nuk di a ke ber ndonje konvent apo kongrese per vec atij qe ishte presente Edi dhe foli njeqind here me mire se
    ti.
    Dhe degjo ketu ti helmet
    politike e te shkuares:
    Nje fjale e Edit per camerine ne Greqi vlen
    njemijehere me shume se
    ham-humet e tua ne kufi.
    Shiheni c’far ka per te bere Edi per cameri kete
    kater vjecar.
    Kete e them per camet se kam shume miqesi me ta, por per ty nuk harxhoj kohe se aq ta pret topi zigjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje