Kasmi: Në 45 vjet komunizëm shqiptarët s’jetuan vetëm në vrimë të zezë, edhe gëzonin

16 Mars 2021, 21:25Sociale TEMA

Historiani Marenglen Kasmi i ftuar në Shqip show në DritareTv foli për temën më të debatuar të momentit pas deklaratës së inxhinieres Luljeta Bozo, e cila tha se regjimi i Enver Hoxhës ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Ai mbështeti Bozon, duke thënë se, në 45 vjet komunizëm shqiptarët nuk jetuan në vrimë të vezë, ata gëzonin, punonin dhe jetonin.

“Kur flasim dhe vlerësojmë të kalurën historike i paraqesim të gjitha aspektet. Nuk mund të jetë justifikim që p.sh, ne i bëmë hidrocentralet por me çfarë kostoje njerëzore. Pyetja që ngre unë: si është vepruar në vende të tjera. Historia këtë njeh.

Mbas katastrofave të mëdha, luftërave ka një moment ku shoqëria mobilizohet. Mos harrojmë si ishte Shqipëria e 44-ës. Një autor hebre, Sebastian Haffner, një nga mendjet më të ndritura sa i përket nacional-socializmit, aq mendjehapur sa kritikohej dhe nga hebrenjtë e tij.

I ishte zhdukur gjithë familja, në momentin e fundit mezi arriti të largohej nga Berlini. Ishte gjykatës, iku në Londër, aty e kaloi luftën.

Ai shkroi një libër për Hitlerin dhe në kapituj shkroi për krimet, vrasjet dhe ndërtimin. Pra historia nuk mund të jetë e njëanshme. Janë 45 vjet që njerëzit kanë punuar, pjesërisht të traumatizuar, por është një brez i tërë që i kushtoi jetën ndërtimit të vendit.

Nuk e bëri Enver Hoxha. Nuk futej Enver Hoxha deri në mes në kënetën e Maliqit. Nuk u fut. Futej ai që besonte se duhej bërë ky bonifikim me qëllim që të shpëtojmë dhe të bëhen ato që u bënë.

Këto janë fakte që nuk mund të kundërshtohen. Pakënaqësia që kanë shqiptarët ndaj sistemit aktual duket sikur ngjall një frikë se mos zgjohet nostalgjia për komunizmin, por nuk mund të ndodhë. Nuk mund thuash që në këto 45 vjet njerëzit jetuan në një vrimë të zezë, njerëzit gëzonin jetonin, punonin.”, u shpreh Kasmi./

6 komente në “Kasmi: Në 45 vjet komunizëm shqiptarët s’jetuan vetëm në vrimë të zezë, edhe gëzonin”

  1. Shaqo says:

    .. duhet sterrosur ajo kohe qe te justifikohet anarkia qe erdhi me pas. U pa se kush fitoi ne anarki.

  2. roritota says:

    Sigurisht si çdo sistem edhe koha e socializmit, ka dy anë, pozitive dhe negative. Por në atë sistem, që ishte socializëm-jo komunizëm, jetuan dy breza, kishte besim për atë që bëhej, duam s’duam ta pranojmë ata që dolën nga lufta punuan për rindërtimin, u bë sa mund të bëhej për 4 dekada e gjysëm. Dhe mos harroni se s’merreshin para nga Europa, ndërtohej me forcat e veta. Më kujtohet në 91-shin, kur shpresohej shumë por nga të tjerët, jo nga vetë ne, i them një gruaje që kish qënë 13 vjeç kur ishte çliruar Shqipëria. U bëmë si atëherë- jo më tha, atëherë të gjithë donim të ndihmonim, edhe ne fëmijët angazhoheshim të ndihmonim duke çuar ujë e duke ndihmuar, nuk donte njeri shkatërrime e luftë më. Tani-më thotë- është vrarë puna, çeku i bardhë i bëri njerëzit të besojnë se ne vetëm do rrimë të presim. Po s’ndihmove veten, s’të ndihmon njeri. Nuk shkruhet bardhë e zi, prandaj lërjani historianëve të shkruajnë historinë, dhe ata që jetuan atë kohë të shkruajnë ashtu si e kanë jetuar, studjuesit më vonë do dinë të bëjnë vlerësimin.

  3. Tironci says:

    Rrespekte jeni vertet burr fisnik se i thua te bardhes e bardh dhe te zezes e zez , ktu qendron kyçi fisnikeris tende zoti historian i nderuar , se kta nuk kan byth ta bejn te ter kta qe çoç hiqen por qe jan turpi kti vendi , rrespekte per vertetsin qe te karakterizon Marenglen Kasmi ju uroj suksese ne detyren tuaj fisnike .

  4. Haxhi Qamili says:

    Do ta kuptojnë……ndoshta ju duhet të shohin “rrotullimin e tepsisë, apo timonit”, edhe 4 vjet, apo edhe 8!
    Si duket, akoma nuk është arritur “në fund të skëterrës”! Kur t’ju dali “gjumi”, do të shohin ku ndodhen, por nuk do të munden të bëjnë asgjë!
    Pastaj le të vazhdojnë të besojnë prrallat e “kusarëve”, që i “dëndën” me të gjitha të mirat!
    Jemi popull që “tërheqim këmbën drejt greminës”, në gjthë histërinë tonë! Na pëlqen të na gënjejnë…..!

  5. astrit says:

    Kasmi eshte nje neokomunist tipik, perfaqesues i fshatarsise sone barbare e komuniste. Nje historian qe dokumenton vetem dokumente qe i duhen atij per te lartesuar komunizmin shqiptar qe ka kohe qe ka vdekur. Qyteterohu Kasmi!

  6. Vladimir says:

    Astrit, ti je nxenes i devotshem i Enverit. E njejta mendesi moniste, i njejti mohim per te djeshmen, i njejti shkaterim i asaj çka te paret ndertuan. Fale kesaj mendesie Enveri mohoi gjithçka qe arritur para tij, deri shkaterroi varrin monumental te nene se Zogut. Kjo quhet barbari.
    Ne 45 vjet qeverisje te Hoxhes punuan dy gjenerata te shqiptareve, me shume perkushtim e sakrifica, investuan 33% te pages per investimet e kryera, u bene pune qe vetem ata qe i kryen ja u dine vleren. Dhe nuk i kreu Enveri, por shqiptaret. Une i kuptoj mira grabitesit e gjithe asaj pasurie qe mohojne gjithçka dhe nxitojne te shajne e te vene epitete, por ne, njerezit e thjeshte nuk mund te peshtyjme mbi djersen e prinderve tane, e cila ka qene dhe mbetet e shenjte. Shpresoj qe nje dite do dalin bij nenash qe me inventarin e asaj pasurie ne dore, t’ju kerkojne llogari horrave, duke filluar nga Ramiz Alia e Fatos Nano deri te Krimineli Berisha dhe shputa e tij qe i shnderruan shqiptaret ne lypsa dhe e pervetesuan apo e kthyen ne zero pasurine e shtetit tejet te pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje