"Kërkon plumb në ballë edhe është pak"! Kërcënohet me jetë analistja shqiptare

16 Mars 2021, 10:30Rajoni TEMA
"Kërkon plumb në ballë edhe është pak"!

Analistja politike nga Kosova, Luljeta Aliu është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook.

“Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”, shkroi komentuesi në një nga postimet e Aliut.

Kërcënimin e ka shpërnda vetë ajo në profilin e saj në Facebook, teksa shton se sipas saj edhe shumica e prokurorëve mendojnë si komentuesi dhe nuk e arrestojnë personin që e ka kanosur.

“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë?

Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje