Agjencia Evropiane e barnave i jep "ok" përdorimit të Astrazeneca: Vaksina është e sigurtë dhe efektive

18 Mars 2021, 17:24Bota TEMA

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë miratimin për vazhdimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, pasi sipas tyre ajo është efektive dhe e sigurtë.

komiteti i ekspertëve të EMA, vëren se përfitimet në mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 i tejkalojnë rreziqet e mundshme, teksa mohuan rrezikshmërinë e mpiksjes së gjakut.

Drejtorja e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cook, deklaroi se komiteti i sigurisë i agjencisë kishte vendosur “qartë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive” dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Më tej ajo shtoi se: “Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”.

AstraZeneca tha disa ditë më parë se 17 milion njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në të gjithë popullsinë”.

(TemA)

5 komente në “Agjencia Evropiane e barnave i jep “ok” përdorimit të Astrazeneca: Vaksina është e sigurtë dhe efektive”

  1. Korabi says:

    Po tani cfare do thote gerdalla Sali,ky qe ndjell vdekje vetem per perfitime politike?!

  2. Valbona says:

    Ja hoqen dhe nje arme nga dora kriminelit Sali qenit,te shohim se cfare do sajoj tani?!

  3. Karid Turqiu says:

    Na paska rrejt Sala, se Tripreshin se besojsha. Pleqnia te beka matuf o Sale.

  4. Astrit says:

    Gje e mire per te gjithe shqipetaret qe do kene mundesi te vaksinohe,fatekeqesi per Sali Berishen dhe Tritanin plus kompani te paditurish qe vec vrere dine te nxjerin nga goja

  5. Agjensıa Europıane e Barnave po ı ben reklame vetem vaksınes Astrazeneca Por mundet te beje nje pyetje per Agjensıne Europıane te Barnave Aka ndonje vaksıne tjeter te prodhuar nga SHBA dhe BE qe eshte e barazvleveshmeme e vlefeshme apo me pake e vlefeshme e Astrazeneca Saeshte efektıvıtetı ıture sı dhe ana fınancıare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje