Rusia dhe Kina sfidojnë hapur perëndimin në garën e re për në Hënë. Rusia dhe Kina deklaruan se do të ndërtojnë një bazë, një projekt në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Artemis – planin amerikan të eksplorimit të satelitit ku marrin pjesë aleatët kryesorë mes të cilëve dhe Italia .
Është vetëm një marrëveshje paraprake, por në gjeopolitikën e hapësirës, dokumenti i përbashkët i nënshkruar javën e kaluar midis Rusisë dhe Kinës ka një peshë specifike.
Të dy fuqitë kanë deklaruar se duan të ndërtojnë së bashku një stacion kërkimor në orbitë rreth Hënës apo edhe në sipërfaqen e saj.
Gara e re për ndërtimin e një baze në hënë mund të bëhet kështu një sfidë midis dy fronteve: demokracive nga njëra anë dhe regjimeve autoritare nga ana tjetër. Dhe edhe nëse nuk mund të flasim për një aleancë të vërtetë, afrimi midis Ariut Rus dhe Dragoit Kinez është një sinjal i rrezikshëm për Uashingtonin.
Presidenti Xi Jinping ka shpjeguar në mënyrë të përsëritur se ai dëshiron ta bëjë Kinën një fuqi hapësinore. Vitet e fundit, programi i eksplorimit i Republikës Popullore, pavarësisht disa incidenteve ka bërë përparuar shumë.
Dhjetorin e kaluar, Kina përfundoi me sukses një mision për të mbledhur dhe kthyer fragmente të sipërfaqes së hënës në Tokë. Pas disa javësh, një nga roverët e tij do të ulet në Mars, duke gjurmuar gjurmët e misionit të NASA-s për Perseverance.
Në muajt e ardhshëm, Pekini do të fillojë të dërgojë në orbitë “pjesët” e stacionit të ri hapësinor. Ndërsa misionet e reja për t’iu afruar Hënës, të quajtura Chang’e, në ndër të perëndeshës kineze që personifikon trupin qiellor, janë planifikuar për një afat më të shkurtër.
Deri më tani në garën e saj hapësinore, Kina nuk ka pasur asnjë aleat të vërtetë. Kur Donald Trump nisi projektin Artemis, i cili planifikon të ndërtojë një stacion orbital rreth Hënës dhe të dërgojë astronaut në vitin 2024, ai vendosi një kusht mes partnerëve: ose me ne, ose me Dragoin. Italia, për shembull, ka ndërprerë çdo bashkëpunim për ndërtimin e stacionit hapësinor kinez.
Gjithashtu edhe Australia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada, janë të gjithë aleatë besnikë të Amerikës. Pekini ishte i izoluar, prandaj marrëveshja me Rusinë është kaq e rëndësishme.
Në fakt, që nga vitet 1990, agjencia ruse e hapësirës ka qenë një partner i Stacionit Ndërkombëtar, një bashkëpunim i lindur në hirin e Luftës së Ftohtë, i cili i ka rezistuar të gjitha tensioneve, por në garën për ndërtimin e një baze në Hënë, Moska ndryshon front dhe rreshtohet me Pekinin.
Prej disa kohësh Kina dhe Rusia, fuqitë fqinje dhe shumë rrallë mike me njëra-tjetrën janë afruar, nën presionin e udhëheqësve të tyre Xi dhe Putin, autokratë pa kufij të pushtetit.
Në 2019 të dy vendet lidhën një marrëdhënie dypalëshe në nivelin e një “partneriteti strategjik gjithëpërfshirës” , duke u shndërruar në një aleancë ushtarake, që do të sillte probleme për Shtetet e Bashkuara.
Hipoteza, të cilën Putini nuk e ka përjashtuar kohët e fundit, sipas analistëve është shumë e vështirë. Midis Rusisë dhe Kinës, përtej retorikës për miqësi të forte dhe shkëmbimeve tregtare në rritje, mosbesimi është i madh dhe interesat strategjikë kryesisht divergjentë.
Megjithatë, marrëveshja hapësinore, ka shtuar një fushë të re në bashkëpunimin e tyre.
clidhje ka sfida ketu!!
apo ne trurin e gazetarit
clidhje ka sfida ketu!!
apo ne trurin e gazetarit