Nuk punon dhe jeton me mamin, nëna padit “fëmijën” 50-vjeçar

18 Mars 2021, 13:57Lifestyle TEMA

Nuk punonte dhe nuk ndihmonte as me punët e shtëpisë. Mbi të gjitha, nuk kishte ndërmend të jetonte më vete.

Ky është rasti i një 50-vjeçari italian në qytetin e Torinos, i cili jeton ende me nënën e tij, e cila ka vendosur që ta padisë.

E mërzitur me “fëmijën” që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

Gjykatësi e konsideroi “parazitare” qëndrimin e burrit në shtëpinë e nënës, e cila fillimisht ishte ankuar në polici dhe më pas i ishte drejtuar gjykatës.

“Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë. Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën. I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas.

Gjykatësi vendosi largimin e 50-vjeçarit nga banesa për “keqtrajtim ndaj nënës”, duke përfituar nga një rast dhune fizike.

 

3 komente në “Nuk punon dhe jeton me mamin, nëna padit “fëmijën” 50-vjeçar”

  1. Sara says:

    keshtu si ky jane me shume se 25% e italianeve mbi 40 vjec

  2. qytetar says:

    Ku e paditi !!!!???
    Kush do ta mbaje !!!!????

  3. Agim Anastasi says:

    Italia nuk eshte Shqiperia. Ndaj gjykatesi ti drejtohet shtetit ti gjej nje social shtepi e ti paguaj ushqimin e sherbimin mjeksor. A jemi ne social kapitalizem. E di gjykatesi kete praktike. A jemi ne .“demokraci“. E ka per detyre shteti ti pergjigjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje