Vrau gruan shtatzënë, autori gjendet i vdekur në fushën e mbeturinave në Fier

18 Mars 2021, 11:43Kronika TEMA

Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, ndërsa nuk dihet ende nëse është vrarë apo vetëvrarë.

Kujtojmë se viktima e djeshme ishte 6 javëshe shtatzanë dhe u qëllua 31 herë me thikë për motive të paqarta.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

6 komente në “Vrau gruan shtatzënë, autori gjendet i vdekur në fushën e mbeturinave në Fier”

  1. Iliria e bashkuar says:

    O njerz te cmendur, bota ka shpikur ndarjen ose divorcin.

  2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Mjafte me me kronika nga Afghanistani…..!

  3. te fala gazetarit says:

    me shume shqip di google translate

  4. te fala gazetarit says:

    me shume shqip di google translate

  5. Haxhi Qamili says:

    Demokracia, ka sjellë “gazetarë plepash”! Për më tepër, analfetizmi po reklamohet “si zhvillim shoqëror”!

  6. Fieraku says:

    Nuk dihet ne eshte “Vrare” apo “Vetevrare”????????Pra ai qe Vetevritet do te shkoj te Mbeturinat??????????????Hajde Polici Leshi Hajde..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje