Xhaçka firmos marrëveshjen për njohjen e patentave në Itali, Rama: Mos e harroni, unë e bëj atë që them

18 Mars 2021, 09:38Sociale TEMA

Pas nenshkrimit te marreveshjes mes ministres Olta Xhaçka dhe ambasadorit italian Fabricio Bucci per njohjen reciproke te patentave me Italine, kryeministri Edi Rama publikon fotot te shoqeruara me postimin “Për merakun e atyre që udhëtojnë matanë detit, herë tjetër mos e harroni, unë e bëj atë që them”!

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan Rama.

Ndersa ministrja per Europen dhe Punet e Jashtme pas nenshkrimit te marreveshjes shkruan ne adresen e saj ne rrjetin social:

Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona , marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.

Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.!

1 komente në “Xhaçka firmos marrëveshjen për njohjen e patentave në Itali, Rama: Mos e harroni, unë e bëj atë që them”

  1. Haxhi Qamili says:

    Mëse e vërtetë! “Ju ve drunë, i pëzen nga vendi”, për “të mbajtur fjalën”, duke “ju njohur patentet”!
    Bravo timonier! Nëse e mban edhe nja 8 vite, vetëm invalidët do të ngelen, sepse edhe pleqtë nuk kanë për të ndenjur “nën komandën tënde”.
    Të kujtohet koha e Enverit “komandant”? Tregojua këtyre të rinjve, nëse ka ngelur ndonjë! Thuaji, se të rinjtë ngeleshin të vrararë nëpër telat e klonit, vetëm për të ikur nga ferri i komunizmit. Që para ferrit, që je ti duke pregatitur, ai ferr ka qënë lule, se të paktën vëndi ishte i mbushur me njerëz. Kuse ferri jot, në një kohë të shkurtër, do të boshatisi komplet vendin. Si thashë më lart, do ngelen vetëm invalidët, që nuk munden…….
    Ju jeni shushunja të atij populli! Të gjithë pa përjashtim “të krahut që jeni pozicionuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje