Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht i pari në listën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ai tha se ka fakte që vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe po për 500 euro po u merret karta ID atyre personave që dihet se do të votojnë kundër maxhorancës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve që nëse dikush u ofron 500 euro, t’i marrin paratë, por të votojnë LSI.
“Është rritur pazari Çani, është rritur rroga. Ka shkuar në 500 euro sepse po hidhen në treg lekët e hashashit.
Janë lekë të vjedhura, dhe unë i them qytetarëve që t’i marrin lekët dhe të mos i votojnë, të votojnë LSI.
Unë kam fakte edhe që qytetarëve po u merren karta e ID për 500 euro në mënyrë që të mos votojnë maxhorancën”, tha Tavo.
Me sa duket vitet ne opozite te LSI e kane bere te paperballueshme nje pazar te tille, qe “ofrohet” ne kembim te votes me 25 prill.
Duhen fakte per keto lloj deklaratash. Keto behen te ndotin votimin pro PS. Sondazhet tregojne qarte qe PS fiton pa diskutim dhe opozita humbet. Keta po pergatisin terrenin e piset qe te sulmojne PS-ne se gjoja ka blere votat. Paturpesi! Keta maskarenj jane te humbur sepse keta vetem vjedhje dhe shkaterrim i kane sjelle Shqiperise dhe shqiptareve. Edi Rama po punon per shqiptaret dh Shqiperine dhe do te fitoje pikerisht per punen qe po ben dhe jo se do ti bleje votat>.Maskara grek i felliqur qe perhap dizinformata.
Te mos votojne mazhorancen!! Te marrin eurot dhe te votojne LSI !!! Kush do japi euro ?
Shpjegohuni me mire o Gazeta Tema
Kur do te pastrohet Shqiperia nga keta plehra e tregtare plehrash, me llogjike plehre?!