Eksperti amerikan pas fotos së Vuçiçit i bën thirrje presidentit të vet: Bideni t’ja bëjë të qartë se pavarësia e Kosovës nuk negociohet

19 Mars 2021, 11:47Rajoni TEMA

Eksperti dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar pas postimit të djeshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçicit, ku tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

Ben Meir shkruan se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiçit.

Madje ka edhe një kërkesë për presidentin amerikan Joe Biden, i cili sipas tij duhet të dërgojë një porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negociimi.

“BE-ja dhe SHBA-ja duhet të dënojnë provokimin e Aleksandar Vuçiçit. Presidenti amerikan duhet t ‘i dërgojë mesazh të qartë Presidentit të Serbisë se pavarësia e Kosovës kurrë nuk do t’ i nënshtrohet negociatave!”- shkruan eksperti dhe gazetari amerikan.

Alon Ben-Meir është gazetar, negociator ndërkombëtar, konsulent privat dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të Lindjes së Mesme në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të New York-ut.

Ai është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe.

3 komente në “Eksperti amerikan pas fotos së Vuçiçit i bën thirrje presidentit të vet: Bideni t’ja bëjë të qartë se pavarësia e Kosovës nuk negociohet”

  1. dardan says:

    Nuk ka faj Vucic, por ne marreveshjet e fundit BE-ja ia ka kaluar Kosven Serbise.

  2. Komunisti i papenduar says:

    Vetem Enveri mund ti dergonte nje pergjigje te qarte, asnje tjeter nuk mundet. Le te veproj Shqiperia po te kete bythe nje stervitje madheshtore ne kufi me Kosoven (stervitje me synime sulmuese) edhe Vucic do e merrte mesazhin. I forte ushtarakisht, i forte politikisht te tjerat jane perralla per zgjedhjet.

  3. Analisti i Coroditur says:

    E keqja e Kosoves nuk eshte as Serbia dhe as Evropa. E keqja e saj jane spiunet e serbit qe livadhisin ketej e andej kufurit.
    Serbia eshte e qarte ne qellimet e saj. Ajo qarte dhe ne menyre konstanta, lufton qe ta ketheje Kosoven nen Serbine .
    Ne kushtet aktuale ajo mundohet te shtyje bisedimet dhe te perfitoje kohe. Ajo mendon se koha punon per te.
    Ajo tani per tani luan dipllomaci me Ameriken dhe Evropen qe ne thelb eshte nje demagogji e qarte. Ajo ben sikur do te bisedoje , por nga ana tjeter nxit spiunet e saj ne Kosove te kundershtojne bisedimet. Ne kohen qe ajo ‘kerkon” dicka te arrije marreveshjen, ajo nxit spiunet e saj te bejne kerkesa radikale si kusht per bisedime. Ate qe kerkon Serbia si fillim , spiunet serbe ne Kosove e kane modifikuar ne “kerko fundin ne fillim”. Ata here kerkojne si paradhenie denimin e krimeve nga Serbia, qe nuk te njeh si shtet, si kusht per tu future ne bisedime!!! …etj…etj…ose Bashkimin Kombetar si fiilim!!!… kur ne thelb ai eshte qellimi yne final…, qe Perendimin e lene me goje hapur. Spiunet ne disakordance te hapur me perendimin, jane ne akordance sekrete me Serbine. Ne thelb vendimet e tyre ndihmojne strategjine serbe per te shtyre bisedimet ne pafundesi…
    Spinet e serbit jo pa qellim shtremberuan platformen tashme te deshtuar te “shkembimit te territoreve” ne “ndarje te Kosoves”…
    Spiunet jo me kote paraqesin para nesh si zgjidhje gjeniale platformen “idjote”, ku bisedimet jane “vrima e fundit e kavallit”. Edhe ne kete platforme te bie ne sy se kemi te bejme me te njejten demagogji ku spiunet terheqin vemendjen per te komplikuar gjerat qe mund te behen sot,
    duke thene se ata do merren me gjera te tjera me te rendesishme, qe asnjehere nuk mbarojne, sic eshte zhvillimi ekonomik. As Amerika nuk e ka mbaruar kete detyre, por Kurti do e perfundoje gjate dy tre vjeteve….
    Qe te mos zgjatem shume, theksoj edhe nejhere se serbi asnjehere nuk do heqi dore nga Kosova. Edhe ne rastin tone me te mire sikur Kurti te arrije marreveshjen me Serbine, Vuciqi ka planin reserve qe eshte Referendumi serb. Sipas hulumtimeve del e qarte se nje referendum ku pyetja do jete qe a jane dakort serbet qe Serbia te njohe Kosoven, pergjigja do jete dukshem ne mosnjohje. Pra ne fund te fundit Vuciqi prape do e ketheje problemin nga e para…Pyetja shtrohet se pse Kurti dhe Osmani ja lehtesojne punen Vuciqit ne betejen me perendimin. Pse ata nuk ja lene dopjogjashten ne dore dhe te jete Vuciqi(ose populli serb ne referendum) qe qarte kerkojne kethimin e Kosoves nen Serbine.?! A ka Kosova ate lluks te mbroje Serbine nen parrullat boshe, “te arritjes se te pamundures”, qe lideret e Kosoves ja shesin popullit shqiptar si “patriotizem”?!
    Valle kaq budallenj jane Kurti, Osmani qe marrin ment e Berishes? Kaq budallenj jane ata sa qe nuk kuptojne qe Shqiperia dhe Amerika jane aleatet e tyre te vertete? Pse ata dalin kunder aleateve ? Etj Etj….
    Gazetari mire ben kur thote qe Bajdeni duhet tja beje te qarte Vuciqit se pavaresia e Kosoves nuk negociohet. Ne thelb kjo kerkese do kish me shume kuptim po te shtohej edhe fjala “perseri”. Me sa duket gazetari nuk e di qe Bajdeni edhe kur e uroi Vuciqin per festen kombetare te Serbise, i tha qe Serbia duhet te njohe Kosoven…Pra gazetari duhet te shtone qe Bajdeni, “perseri” e “perserI” ,duhet tja beje te qarte Serbise qe pavaresia e Kosoves nuk eshte e negocushme…
    Po te me pyeste mua, une do I sugjeroja Bajdenit, qe do ishte mire qe ai, aty tek thirrja per Vuciqin te shtonte edhe fjelen “spiunet e serbit”. Pra thirrja do kish me shume kuptim sikur Bajdeni te bente thirrje Vuciqit dhe spiuneve te tij shqiptare qe pavaresia e Kosoves eshte e panegociushme. Ne thelb, si Bajden ashtu dhe Rama bejne te njetin gabim. Edhe Rama beri thirrje ne Beograd qe Serbia te njohi Kosoven, edhe Bajdeni ben thirrje nga Vashingtoni qe Serbia te njohi Kosoven, por lene menjane spiunet e serbit. Ne thelb spiunet e serbit jane kethyer forca me e madhe e Vuciqit kunder Kosoves.
    A mundet Amerika te na mbroje nga vehtvetja? Me kete pyetje ne koke, ne shqiptaret duhet te vemi ne krevat dhe te zgjohemi nga gjumi vazhdimisht. Vazhdimisht duhet te pyesim vehten se cduhet te bejme ne qe te mbrohemi nga vehtvetja. Cte bejme ne qe te mbrohemi nga kanceri qe e ka emrin SPIUN?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje