Spitalet në Athinë, në krizë nga Covid-19: Nis seleksionimi i pacientëve

17 Mars 2021, 22:40Rajoni TEMA

Niveli i lartë i infektimeve ditore e ka futur në krizë sistemin spitalor në gjithë rajonin e Atikës në Greqi. Shtretërit në terapinë intensive në Athinë janë nga e marta, 100% të zënë. Drejtuesit e spitaleve thonë për mediat greke se janë të detyruar të bëjnë përzgjedhjen e personave që do të kurohen pasi dyndja e pacientëve në gjendje të rëndë e bën tashmë të pamundur kurimin e të gjithëve.

Qeveria është në negociata me spitalet e qyteteve të tjera, si dhe me spitalet private në Athinë për hapjen e shtretërve të rinj.

Greqia është në valën e tretë të përhapjes së koronavirusit. Vendosja e bllokadës në rajonin e Atikës, më i populluari i vendit, ka bërë që të ulet numri i infektimeve ditore.

Në të njëjtën situatë me spitalet është edhe Franca, ku rastet e rënda me COVID-19 kanë zënë 70% të shtretërve në terapinë intensive.

Autoritetet thonë se vendi ka hyrë në valën e tretë të përhapjes së koronavirusit me shtimin e numrit të të infektuarve ditorë. Qeveria po shqyrton mundësinë e ashpërsimit të masave në rajonin më të populluar të vendit, Il dë Frons ku bën pjesë edhe Parisi.

1 komente në “Spitalet në Athinë, në krizë nga Covid-19: Nis seleksionimi i pacientëve”

  1. Bisturia says:

    kush ta tha ty more gazetar kurve se ka fillu seleksionimi p……. e sateme qe t’ka dhjer….yyyyyshhhtttt fare e keqe llume i qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje