Shqipëri-Angli pa tifozë, ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF: Ka rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19

19 Mars 2021, 15:46Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, do të luhet pa praninë e tifozëve.

Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të lejuar një numër të caktuar tifozësh në shkallët e “Air Albania Stadiumin”.

Në përgjigjen zyrtare të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se prania e tifzoëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në letrën e mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Federata kishte kërkuar zyrtarisht rikthimin e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të luhet në Tiranë me 28 mars.

Sipas udhëzimeve të UEFA-s, FSHF kërkonte që një numer i reduktuar personash të ishin të pranishëm në respekt të të gjitha normave dhe protokolleve të sigurisë kundër Covid-19.

1 komente në “Shqipëri-Angli pa tifozë, ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF: Ka rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19”

  1. te dhjefsha shqiperine me mut gazetare says:

    ceshte kjo rrezikshmeri o trapa gazetar
    ka rrezik te larte!

    rrezik per jeten etj
    rreziku eshte i larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje