TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 1bcm në Evropë

19 Mars 2021, 15:50Ekonomia TEMA

Baar, Zvicër. Pas transportit të sasisë së parë të gazit natyror në tubacionin e TAP-it në dhjetor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 1 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, Greqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

TAP, segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliard metër kub gaz në vit (bcm/a), në disa tregje evropiane. Tubacioni është projektuar në mënyrë të tillë që lejon mundësinë e zgjerimit të kapacitetit për të transportuar deri në 20 bcm/vit.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se: “Pas transportit në mënyrë të sigurtë të 1 bcm gazi natyror, infranstruktura jonë vazhdon të mundësojë diversifikimin e shumë tregjeve. Sasia e gazit të transportuar nga TAP-i luan një rol kyç në furnizimin e BE-së me një burim energjie të ri, të sigurt, të besueshëm dhe me kosto të përballueshme, teksa nga ana tjetër lehtëson rugën e saj të tranzicionit të energjisë.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “Transporti i sasisë së parë prej 1 bcm të gazit natyror nxit konkurencën në treg dhe përforcon rolin e TAP-it si një Operator  i besueshëm i Sistemit të Transmetimit (OST). TAP-i ka një rëndësi të veçantë në Evropën Juglindore, ku disa tregje mund të marrin, drejtpërdrejt, më shumë gaz natyror. Gjithashtu, ka ftesa të hapura për të marrrë pjesë, në korrik 2021, në fazën e ofertave detyruese për testimin e tregut për potencialin e zgjerimit të kapaciteteve të TAP-it.”

Më tepër infromacion rreth testimit të tregut të TAP-it mund të gjeni në website të kompanisë.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të mëtejshme për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

5 komente në “TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 1bcm në Evropë”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Edhe vendet arabe notojne mbi petreleo por dollars i marrin ameriki dhe evropa,kshq Albanistani te” gjatin,” e ka te sigurt…… gezuar ramazonin.

    1. Kunundrum says:

      Bela na ka gjet ne shqiptaret.
      Sa qe turku ca gjakprishur si puna jote u bene me shume turq se vet turqit, e u kthyen e vrane familjet e tyre per nje cope çallme.
      Tani qe jep greku 300€ (mbasi ja u qi mire grate e gocat) ca fshatare si ty qe mbasi gjejne sapun per te lare morrat, na behen te mençur, rrace me sqimë, dhe greke e kaluar grekut.
      Behu çfare te duash. Veten tende nuk do ta njohesh dot kurre. Dhe me pak dinjitet se nje derr do kesh, se derrin te pakten e ushqejne per bërxolla ,kurse ty te japin 300€ per te mohuar veten, e mijra vite histori.
      Shqiptaret jane si jane (te varfer, injorante, pa shkolle.. çfare te duash thuaj) te pakten jane origjinale. Jo si puna jote.

      1. Taulant says:

        lere kelliren vari trapin.

  2. toni says:

    Po Shqiperia a do te perfitoje furnizim? Kete na sqaroni te paren.

    1. Ilirjan says:

      C’na duhet Shqiperia ketu?! Ne jemi per interesa te medha, Europa Amerika, Bullgaria Zvicra… Te bejne te vjellesh ?Gazetari… Leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje