Ekzekutohet anëtari i bandës së Lul Berishës në Durrës

20 Mars 2021, 09:32Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Durrësit. Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Vrasja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit. E.K., rreth 40 vjeç, u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Për pasojë ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Në hyrje e në dalje të qytetit të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me informacionin e mësipëm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Raportohet se viktima është 40-vjeçari Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Edmond Çekiçi, i cili ka qenë anëtar i bandës së Lul Berishës.

4 komente në “Ekzekutohet anëtari i bandës së Lul Berishës në Durrës”

  1. katarakti says:

    Sa lajm i mirë.

  2. Ne pritje says:

    Vetem duke pritur qe te vriten me neri tjetrin do shpetojme nga “bravi ragazzi”E vetrai veshtersi esatte politica qe ngadalson fenomeni.

  3. Ne pritje says:

    Vetem duke pritur qe te vriten me neri tjetrin do shpetojme nga “bravi ragazzi”e vetmja veshtersi eshte Polizia qe ngadalson fenomeni.

  4. Shteti says:

    Vetem duke pritur qe te vriten me neri tjetrin do shpetojme nga “bravi ragazzi”e vetmja veshtersi eshte Polizia qe ngadalson fenomeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje