Revolucion në futboll, Botërori dhe Europiani do të luhen çdo dy vjet

20 Mars 2021, 11:56Sport TEMA

Një revolucion që do ta ndryshojë futbollin ashtu si e njohim. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e ka përjashtuar mundësinë që dy prej turneve më të rëndësishëm, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian, të zhvillohen çdo dy vjet.

Aktualisht, turnetë zhvillohen në harkun e katër viteve, duke i lënë njëri-tjetrit vendin në çdo dy vjet. Propozimi për ndryshimin radikal është dhënë nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, aktualisht në rolin e Përgjegjësit për Zhvillimin Global të Futbollit pranë FIFA-s.

Wenger deklaroi se konfederata botërore, duhet të përqendrohet më tepër tek eventet e saj kryesore, duke përfshirë edhe Kupën e Botës. Nga ana e tij, Infantino deklaroi se FIFA duhet të jetë e hapur, që të bëjë revolucionin e formateve ndërkombëtare.

“Duhet të jemi të hapur për çdo ide dhe propozimin e gjithëkujt. Arsene Wenger nuk është vetëm një trajner i suksesshëm, por edhe një profesor i futbollit.

Natyrisht që FIFA ka organizatat e saj dhe do të nisim menjëherë diskutimet rreth kalendarit gjatë muajve në vazhdim.

Sa më shpejt, aq më mirë do të ishte, në mënyrë që në fund të vitit, ose maksimumi deri në fund të vitit 2022 të kemi një plan konkret”, u shpreh Gianni Infantino, president i FIFA-s.

Në këtë mënyrë, drejtuesi më i lartë i FIFA-s konfirmoi se vendimi rreth ndryshimeve të mëdha në futbollin botëror mund të merret brenda12 muajve të ardhshëm, edhe pse kjo do të shkaktonte përmbysjen e kalendarëve aktualë të futbollit.

1 komente në “Revolucion në futboll, Botërori dhe Europiani do të luhen çdo dy vjet”

  1. rexha 10 says:

    KESHTU MORE PEPINO PUNOJME 3 DITE NE JAVE ,DHE SHIKOJME FUTBOLLE 4 DITE.EDHE SKUADREN MOSE E BENI ME 11LOJTARE ,PORE ME 22 KU NE PORTE TE QENDROJNE 2 PORTIER. PO TE KTHESHE FUTBOLLIN NE NJE LOJE MERCENARESH ,ESHTE E QARTE SE DO TA KTHESHE NE BIZNESE ,KU MUNDE TE PERCAKTOHEN EDHE FITUSIT PERPARA FILLIMIT TE KAMPIONATIT ,SICE NDODHTE NE SHQIPERI KURE FITONTE VETEM SKENDERBEU I KORCES,PAMVARSISHTE SE KISHTE LINDUR NE KRUJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje