Të hënën opozita përkujtoi në forma të ndryshme fitoren e parë të PD-së me 22 mars 1992. Gjatë një takimi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që 25 Prilli të jetë një fitore e dytë e PD-së në ato përmasa.
Sot pas 29 vitesh ka ndryshuar shumëçka.
Ia vlen të sjellim vetëm një fakt listën e deputetëve fitues të Kuvendit të zgjedhjeve parlamentare 1992 me emra intelektualësh, artiste e shkrimtarë me ata që sot garojnë për deputet për të kuptuar sa kohë dhe sjellje të ndryshme ndajnë.
Në ato zgjedhje PD fitoi 92 deputet, PS 38, PSD 7, PR 1 dhe PBDNJ 2.
Dikur, (CERA E UNA VLTA – thonë vëllezërit tanë italianë), të gjithë ata deputetë, ishin, të gjithë me arësim të lartë dhe pasuniversitar, doktorë e profesorë, të gjithë të diplomuar nga DIKTATURA.
Sot, në DEMOKRACI, mbas 30 viteve, ndaç PD, ndaç PS, ndaç LSI apo etj. pothuaj mbi gjysmat, janë me diploma LESHI, PLEPI, DAFLLAKU apo KARQIPIDHI, si puna e Salianjit, Luli Bashes, Dr. Monikës, Prof. Boçi, Dr. Meta, Dr. Noka, Dr. Ndoka, Dr. Mediu, Dr. Idrizi, Dr. Mesila Doda, Dr. Paçorape, Dr. Këpërata, Dr. Kujtim Gjuzi, Dr. Futjapordha, Dr. Mos’hamuti, etj, etj. etj……
A ka më turp ?
Ka thënë Lenini NJË HAP PARA, DHE DY HAPA PRAPA, në partinë tonë. Lenini, e kishte për partinë e vet.
Ndersa tek ne, gjithmonë aktuale për vendin tonë.
Turp. Turp. Turp.