Uldedaj kujton fitoren e parë të PD në 1992: Opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk është vetëm i një force politike

22 Mars 2021, 13:17Politika TEMA

Kandidati për deputetë i Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj ka kujtuar 29 vjetorin e fitores së parë të opozitës.

Ai thotë se fitorja e vitit 1992 duhet të shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës dhe nuk mund të jetë i një force apo një individi të vetëm. Ndaj sipas tij, Bindja Demokratike është bashkuar për të sjellë një alternativë të re.

“Në këtë ditë festojmë edhe 22 marsin e vitit 1992, fitoren e opozitës shqiptare anti-komuniste kundër Partisë së Punës. Tri dekada më vonë, le të na shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk mund të jetë kurrë i një force dhe njeriu të vetëm. Për këtë ne kemi zgjedhur të bashkohemi dhe të krijojmë një alternativë të re”, shkruan Uldedaj.

Ai gjithashtu ka uruar festën e Sulltan Novruzit për të gjithë besimtarët bektashinj.

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, ‘ditën e re’ në persisht, nisjen e pranverës dhe një udhëtim në një stinë të re shpresash e gëzimesh”, shkruan ai në Facebook.

1 komente në “Uldedaj kujton fitoren e parë të PD në 1992: Opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk është vetëm i një force politike”

  1. genti says:

    Ka nje problem shume te madh me ju shkodranet mendje mbyllur.
    Keni qene ajka e intelektit shqiptar po me sa duket ju ka mbytur zullumi i katunarise.
    Kush ta ka thane ty more burre qe ka fituar ndonjehere PD ?
    Eshte pikerisht tolerimi absurd qe ju be mashtrimit te madh te 1992 (fitores se PD) qe ne vazhdojme te mos kemi minimalen e kultures se demokracise.
    Ju shoh qe vazhdoni te genjeni vehten duke pretenduar se jeni djepi i demokracise.
    Nuk eshte demokraci vjedhja ,shkaterrimi ,prishja ,intrigat e prapaskenat. Shko e pyet qytetaret e Shkodres se cfare ndodhi vertet me 1991 e 1992 ne Shkoder e ne gjithe Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje