PROFIL: Benet Beci një nga menaxherët më të njohur në vend që e duan të gjithë në skuadër

22 Mars 2021, 08:57Politika TEMA

Me shumë mundësi nuk e ka patur të lehtë. Të jesh djali i një personazhi të mirënjohur, në një vend të vogël si Shqipëria, nuk është aspak e lehtë. Rreziku më i madh është të rritesh, formohesh e maturohesh nën hijen e një babai të mirënjohur si Bahri Beci.

Pas kësaj, duhet të ketë qenë e vështirë “të mbash mbi supe” edhe mbiemrin. Ai “Beci” në Shkodër, nuk është i njohur vetëm nga akademiku Bahri. Fisi i madh ka nxjerrë vertetë mjaft emra e ne do të veçonim doktorin Astrit Beci. Përveç aftësive të njohura në profesionin e mjekut, Astriti ka treguar profesionalizëm dhe moral qytetar edhe në administrimin e publikes, që nga Shkodra në Tiranë.

Për shkak të pozicioneve të rëndësishme publike, duket se sot Beneti i ka “eklipsuar” të gjithë “Becët”, edhe babain, edhe kushëririn. Prej vitesh tashmë, është në fokusin e mediat, opinionit publik e natyrisht, politikës.

Sot 56 vjeçar, në kulmin e aftësive profesionale, Benet Beci ka krijuar profilin e një teknicieni. Ai ka një veçori, e cila konstatohet lehtë, edhe me një “kërkim” në botën e internetit. Kritikohet, po të doni edhe sulmohet, nga opozitat e këtij vendi, të paktën nga 2006 e këtej. Por kur opozita bëhet pozitë duke ardhur në pushtet, e zgjedh si administrator të publikes.

Në 35 vitet e tij të punës, Benet Beci ka mbuluar mjaft pozicione. Sigurisht, më të rëndësishmet janë admininistrimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si drejtor ekzekutiv dhe KESH si administrator ligjor. Kjo ka sjellë vendosjen, kuptohet pa dëshirën e tij, në syrin e “ciklonit” politik në vend.

Prej diçka më shumë se dy viteve, Beci është emëruar në krye të KESH sh.a. Gradualisht, gjigandi shtetëror i energjitikës, ka nisur të zbulojë atë që shkurt quhet “përgjegjësia sociale e korporatës”. Një sërë investivesh e projektesh kanë nisur të shpalosen e të realizohen. Ato janë të prezantuara e të njohura gjërësisht tashmë nga komuniteti.

Sot, Benet Beci është rikthyer në Shkodrën e rrënjëve të tij për ta përfaqësuar. Nuk e ka kërkuar por me shumë gjasa, ia kanë kërkuar të bëhet pjesë e një ekipi politik. Besojmë jo aq shumë për bindjet politike individuale se sa për aftësitë e treguara në administrim si teknicien. Një kapitull i ri i përfaqësimit të qytetit të të parëve në parlament. Edhe për ti shtuar vlera të reja mbiemrit “të rëndë” që mban mbi supe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje