Protesta të dhunshme nën thirrjen ‘Kill The Bill’ u zhvilluan të dielën në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, kundër një projektligji që fuqizon rolin e policisë në demonstrata.
Ai që nisi si një grumbullim paqësor i rreth 5 mijë aktivistëve, mori një tjetër rrjedhë dhe si pasojë gjashtë oficerë u plagosën rëndë.
Stacioni i policisë Bridewell u bllokua dhe qindra persona u panë duke thyer xhama dhe duke iu vënë flakën automjeteve të policisë.
Megjithë kundërshtimin publik dhe votat kundër, projektligji do t’i japë policisë më shumë pushtet për të vendosur kushte në protesta.
Ndërkaq, protestat aktualisht janë të ndaluara nën masat e bllokimit, ku nuk lejohen grumbullimet e njerëzve.
Ndonëse Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për ecurinë e mirë të procesit të vaksinimit, autoritetet i tremben një vale të re infektimesh dhe për këtë arsye kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara.
Po snajperat me Salen ku ishin ketu?!
Sh, keq Engle…
Ju kena dergu gjitha ata djem aty e hic eksperience s’keni marre…
Anglezet dalin tap ne protest burra gra jan ne total te pa pergjegjshem .
Projektligj qe fuqizon rolin e policise ne demonstrata??? U lumte dora protestuesve! Keshtu reagojne njerezit e lire ne mbrojtje te se drejtes se protestes. U lumte!
Sistemi ne prag te renies ne kete vite. Aaskerkush nuk e shpeton dote, as partia qe kerkon te krijoi Trump dhe as corona. Kriza financiare eshte e papare, nuk eshte „ natyrale“ por e realizuar nga vet njeriu i korruptuar ndimuar nga kembimi akoma me monelle. Bota eshte ngritur , te gjithe e kane kuptuar se me pune nuk mundesh te mbijetosh. Ai qe nuk punon i thote hapur atij qe punon, je dopel budall. Eshte per te ardhur keq kur degjon per korropsion ,raste dhe ne Gjermanine trasparente. Jemi ne nje kohe kur kapitalistet e rinj jane politikanet dhe vet kapitalistet po shkojne drejte falimentimit. Jelek verdhet do perhapen me shpejtesi. Ndryshimi i pashmangshem.