TRADITA/ E pathëna e rrënjëve të “Bashës mbi kofano”: Frymë në vend të programit

22 Mars 2021, 10:23Politika TEMA

Në ka një përgjigje mbi pyetjen se përse Basha hip “mbi kofano” me dy gishtat lart i diktuar nga turma entuziaste në sapohyrjen e tij në qytete të ndryshe, e nisur kjo me Kavajën, ajo gjendet te një traditë politike deri më sot e patrajtuar dhe e patheksuar, por e zbuluar rastësisht pak ditë më parë në një komunikim televiziv; kjo është fryma në vend të programit.

Nuk duhet lodhur t’i kërkohet program PD-së, nga ai i detajuari që vjen era ekspert dhe vizion joshës. PD udhëhiqet nga fryma e jo nga programi për të ardhur në pushtet.

I ka rrënjët ky model te personaliteti i Berishës, i lidhur me fillimet e tij në PD-në dhe vetë PD-në, së cilës i diktoi në çdo ind formatin e vet karakterial.

Që në fillim, PD ishte një parti fryme. Mitingjet ishin shpirti i saj. Kjo që në shohim sot me Bashën, që në fakt është një sajesë dhe një kopje naive e asaj ç’ofronte Berisha në fillime e ç’vijoi të ofrojë dhe me vonë, pa ndryshim riti, ishte pikërisht kjo: ilariteti, entuziazmi, fryma në finale, pa thelb, pa cilësi ligjërimore, dhe në finale pa program.

Skena ishte kjo: sapo eskorta e Berishës i afrohej një qyteti, rreth 10 kilometra para, militantë me automjete, flamuj e thirrje, nisnin shoqërimin e eskortës.

Në hyrje të qytetit respektiv më pas, lideri tentonte zbritjen nga makina dhe, nën afshin e papërmbajtshëm të turmave, me badigardët që djersinin në ruajtje të liderit, ky i fundit tundte gishtat frenetikisht dhe në një moment ndalej për t’u ndukur me duar me adhuruesit.

Më pas ishte fjalëmbajtja në tribunë, e cila përbëhej nga një mishmash fjalësh kuturu, të cilat askush s’kishte interes t’i dëgjonte, pasi ilariteti prevalonte mbi racionalitetin. Racionaliteti në këtë rast është programi, apo kredoja politike që shpalos lideri, duke qenë mballomatike, shtampë; nuk prodhonte asgjë, as për t’u mbajtur mend e as të vlefshme për t’u dëgjuar.

Kështu e formoi PD identitetin e vet ndër vite dhe vijon në këtë traditë, duke dashur ta implementojë dhe Basha. Por ndërsa Berisha gjithsesi e kishte origjinal, pasuesi i tij zyrtar e ka dukshëm një sajesë, pasi koha dhe kontekstet e ndryshuara kanë bërë të vetën.

Por dhe nga fakti se Basha nuk e posedon dot aftësinë e Berishës për të ndezur turmat. Edhe ngjirja e tyre ndryshon tërësisht në kualitet politik; te Berisha, shumë më tërheqës kur ngjiret, e kundërta te Basha.

Por PD dallohet dhe për këtë lloj tradite, pra që kurrë nuk merr në konsideratë ndryshimin e konteksteve shoqërore dhe politike në funksion të reformimit dhe ofrimit të risive. Eshtë një forcë që e ka si mallkim mbetjen e orës në vitet ’90, për shumëçka.

Po si u zbulua që PD është forca e frymës dhe jo e programit? Gjatë një komunikimi televiziv mes Preç Zogajt, ish-deputet i PD-së, dhe Alfred Rushajt, kandidat për deputet nga PD dhe koordinator fushate. Ishte Zogaj që ia vuri në dukje këtë detaj Rushajt, ky i fundit e pranoi dhe Zogaj ia vërtetoi me përvojën e tij kur ishte në PD.

Thjesht: me Bashën “mbi kofano”, PD po tenton të provokojë frymën, pa u mbështetur te programi.

Vetëm se Lulzim Basha, as frymën se rikthen dot, tek një PD që duket gjithmonë e më e rrudhur.(Tesheshi)

1 komente në “TRADITA/ E pathëna e rrënjëve të “Bashës mbi kofano”: Frymë në vend të programit”

  1. shqip says:

    Basha është idiot i punësuar. Kurse Berisha është idiot që në lindje. Njerëzit që çirren kanë mungesë arsyeje, e mbi të gjitha urrejtje për turmat. Ata e dinë që fanatikët bërtasin për copat e tepsise. Prandaj dhe bërtasin, që t’u kujtojnë atyre ” bagetisë”, që pa ne jeni të mbaruar. Hipja mbi makina është hipokrizia më e madhe. Lideri i Forca Italia-s, Berlukoni, edhe ai hipën mbi makinë. Përshëndet njësoj si këta kafshët, shpellaret. Dhe dihet ku përfundoi ai me gjithë mish mashin e tij . Këto lloj forcash nuk mund ti rezistojnë kohës. Arsya është e thjeshtë. Nuk janë parti tradicionale. Janë një konglomerat ngjyrash e interesash . Për më tepër nuk kanë, ose kanë fare pak elektorat të tyre. Në rastin e shpellareve, PD nuk ka qenë kurrë partia më e madhe në vend. As në 92 , as në 2005. Zgjedhjet i kanë manipuluar në mënyrën më skandaloze. Për mendimin tim, edhe pse besoj shumë që rrotacioni sjell më shumë ndryshim, përsëri jam skeptik në rastin e Lyl-it. Ky njeri jo vetëm që është idiot, por nuk ka edhe skuadër që të mbulojë disi minuset që ka. Thjeshtë Rama i fiton përsëri zgjedhjet. Jo për aftësinë e tij, por për pa aftësinë e këtij Trapit që ngjiret pa vend e pa kuptim. Hallet në këtë rast ja shton edhe presidhjeri i deformuar. Të dy bashkë krijojnë reaksion antipatie në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje