Yuri Kim, mesazh për Shqipërinë: Bashkë krah për krah!

22 Mars 2021, 09:43Politika TEMA

Javën e kaluar, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, në mbyllje të këtyre festimeve, ka postuar një videomesazh për të gjithë shqiptarët.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë.

Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku.

Ne jemi mbështetur te njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah”, thotë ndër të tjera ambasadorja Kim.

3 komente në “Yuri Kim, mesazh për Shqipërinë: Bashkë krah për krah!”

  1. liu says:

    Kush e ka radhen pas Jush znj.Kim !Dhe sa vite na duhet qe te konsolidojme demokracine bashke krah perkrah?30 vite besoj se nuk jane pak e pak gjera kane levizur ne kete vend perveç ecejakeve tuaja!Kur erdhet Ju isha 20 vite ndersa sot jam 50 vjeç!Nuk shoh ndonje ndryshim thelbesor ne politikeberrje,perseri ne skene jane ata qe na serviret Ju me ne krye Sali Ram Berishen qe ka djegur,vrare,vjedhur,pasuruar e ku na kercenon perdite akoma fale Jush !Edhe sa dekada do presim znj.Kim ,apo edhe Ju andej keni te njejten fabul si ne kendej qe:Punet e mira behen avash avash!

    1. Piro says:

      Komunist Liu, politikanet shqiptar nuk i zgjedh amerika po vet shqiptaret. Ambasadorja eshte ketu per te ndertuar marredhenie mes dy vendeve. Dhe e ka bere mire punen e saj.

  2. ... says:

    gju më gju me popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje