FOTOT e frikshme: Pranë “ferrit” në Islandë

22 Mars 2021, 10:51Lifestyle TEMA
FOTOT e frikshme: Pranë “ferrit” në Islandë

Qindra persona kanë shkuar pranë kraterit të vullkanit që shpërtheu pak ditë më parë në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik, duke rrezikuar edhe jetën për një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Mes tyre ishte dhe Bjorn Steinbekk, i cili realizoi me dron disa fotografi mahnitëse, të fenomenit të rrallë natyror.

Droni fluturoi mbi zonë duke kapur llavën e shkrirë që dilte nga vullkani Fagradalsfjall, i cili shpërtheu për herë të parë pas 800 vitesh.

Në javët e fundit, në Islandë janë regjistruar më shumë se 50 mijë tërmete. Në vitin 2010, shpërthimi i një tjetër vullkani në Eyjafjallajokull pezulloi qarkullimin ajror në të gjithë Europën.

Megjithatë, në rastin e fundit, autoritetet janë shprehur se nuk pritet që të lëshohet shumë hi vullkanit duke mos sjellë pasoja për fluturimin e avionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje