FOTOT/ “Po jetojmë në burg, jemi të lodhur”: Mijëra persona shkelin masat anti-Covid, pa maska festojnë karnavalet

22 Mars 2021, 11:47Bota TEMA
FOTOT/ “Po jetojmë në burg, jemi të lodhur”:

Mbi 6 mijë persona mbushën rrugët e Marsejës në Francë për të festuar karnavalet, duke shkelur totalisht masat anticovid. Askush prej tyre nuk mbante maskë dhe për distancën sociale as që bëhej fjalë.

“Është një grumbullim nga persona të papërgjegjshëm dhe në shkelje të masave”, thanë autoritetet lokale, ndërsa në orët e pasdites u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, personat që morën pjesë në këtë grumbullim u shprehën se janë të lodhur me masat duke qendruar të mbyllur. “Po jetojmë në burg”, tha disa prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje