SHBA teston vaksinën AstraZeneca, rezulton e sigurtë

22 Mars 2021, 09:24Bota TEMA

Rezultatet nga prova e shumëpritur e SHBA-së për vaksinën Oxford-AstraZeneca kundër Covid janë dhënë dhe konfirmojnë se vaksina është e sigurt dhe shumë efektive.

Në testimin e kryer morën pjesë më shumë se 32,000 vullnetarë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Vaksina doli të jetë 79% efektive në parandalimin e Covid dhe 100% efektive në lehtësimin e sëmundjes te njerëzit e infektuar.

Vaksina AstraZeneca nga provat e bëra nuk kishte asnjë lidhje me mpiksjen e gjakut. Ky testim i SHBA-së, mund të sigurojë disa vende të BE-së, që kohët e fundit ndaluan përdorimin dhe shpërndarjen e vaksinës me shqetësimet për lidhje të vaksinës me mpiksjen e gjakut.

Pasi edhe rregullatori i ilaçeve në Evropë ka përfunduar rishikimin e vaksinës dhe ka dalë më të njëjtat rezultate se vaksina është e sigurt dhe efektive, disa nga vendet e BE-së kanë rinisur përdorimin e saj.

Megjithatë, disa vende nuk autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rriturit mbi 65 vjeç. Ndërsa, është bërë e ditur se rreth 1/5 e vullnetarëve në provën e AstraZenecës ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina e dhënë me dy doza, me katër javë diferencë, siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja.

Këto rezultate janë jetike për SHBA-në dhe pritet të hapin rrugën që vaksina të miratohet nga rregullatorët amerikanë brenda një ose dy muajve të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje