Kosovë, votëbesohet qeveria e Albin Kurtit. 67 vota pro dhe 30 kundër

22 Mars 2021, 20:30Rajoni TEMA

Mbrëmjen e sotme është votëbesuar në Parlamentin e Kosovës qeveria “Kurti”.

Më herët, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zbuloi se kush do të ishte pjesë e kabinetit të tij në qeveri:

Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

9 komente në “Kosovë, votëbesohet qeveria e Albin Kurtit. 67 vota pro dhe 30 kundër”

  1. Kozmo says:

    Nuk kishte se si ndodh te ndryshe. Gjithashtu dhe znj. Osmani do te dekretohet. ???

  2. dardan says:

    Me kembe te mbare per nje Kosove te lire e te pavarur!

    1. Dardani 2 says:

      Nuk do zgjati shume Albin majmuni ?

  3. Fatossi says:

    Urime Albin Kurti Luani i Shqiperise, urime Kosove

  4. Shaqo says:

    …ky numur tregon qe presidenti nuk do te mund te votohet…

  5. PSE ? says:

    Pse nuk thoni me cilat forca politike ka bere
    koalicion Albin Kurti per te krijuar mazhorancen
    dhe formuar qeverine , sepse ai nuk kishte as
    61 vota e jo me pastaj 67 vota ?!

  6. Dardani 2 says:

    Nuk do zgjati shume Albin majmuni ?

  7. Besnik says:

    Urime e suksese per te ecur perpara qeveria e re e Kosoves me njerez te rinj.

  8. Veterani says:

    Urime e Suksese dhe ta përbylli me arritje në të mirë të Kosovës kshtu duhet uruar Albin Kurti. Shqiptarët e Kosovës do të dinë ta vlerësojnë punën e qeverisë dhe o e mbajnë ose e largojnë me votë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje