Libri i Lulzim Bashës, Mustafa Nano: Ka ndodhur diçka e pazakontë

23 Mars 2021, 09:24Politika TEMA

Publikimin e librit të kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha, të titulluar “Misioni im” analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si ngjarje jo të zakonte dhe lajm të çuditshëm.

Nano u shpreh se Basha ka dëshmuar një marrëdhënie jo të mirë me librin, ndërkohë që shtoi se po të ishte në vend të tij do të kishte pajtuar dikë për ta shkruar atë.

“Ka ndodhur një gjë shumë e pazakontë, jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe mos mendoni se ka zbritur ndonjë UFO. Diçka edhe më e pazakontë ka ndodhur: Ka shkruar libër Lulzim Basha. Është lajm i çuditshëm, por besoj do të shuhet shpejt. Është një libër i shkruar thjeshtë, si i shkruar nga një gjimnazist”, u shpreh Nano.

Ta nisim me atë që mund ta quajmë lajmin e ditës, librin e zotit Basha të titulluar “Misioni im”. Disi e papritur të shohim zotin Basha që promovon libër apo jo?

Absolutisht nuk është e zakontë. Nëse do të isha reporter, këtë lajm do ta formuloja kështu: Një lajm i çuditshëm ka ndodhur sot në Tiranë, një lajm shumë i çuditshëm. Mos kujtoni se ka zbritur ndonjë UFO në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndodhur një gjë edhe më e çuditshme, Lulzim Basha ka shkruar libër.

Po pse ju duket kaq çudi kjo gjë?

Sepse mendoj që ai nuk e shkruan dot një libër dhe nuk është turp, ka shumë politikanë, për mua mbi 90% e politikanëve në botë nuk shkruajnë libra, zakonisht marrin njerëz të tjerë që ua shkruajnë. Nga ana tjetër më ka dëshmuar se ka një marrëdhënie të vështirë me letërsinë dhe në përgjithësi me artin. Ka vetëm një referencë që i mabj mend, që e ka bërë nga letërsia botërore, nuk i është referuar, Konicës, kadaresë apo Fishtës, asnjëherë. Vetëm një herë i është referuar Shakespeare, duke iu drejtuar Metës duke i thënë “ti je tregtar i Venedikut”, ia tha me përbuzje, ndërkohë që tregtari i Venedikut është personazh pozitiv, një nga më pozitivët në letërsinë.

Pra, ju keni dyshimet tuaja se e ka shkruar vetë këtë libër?

Jo, unë nuk e kam lexuar. Nga stili që pashë mund ta ketë shkruar edhe vetë sepse ishte stil i thjeshtë. Por po të isha në vend të tij do kisha pajtuar dikë ta shkruante, nuk është turp. Ai bën mirë të jetë transparent në këtë pikë, se kush e ka shkruar, por unë besoj se e ka shkruar vetë bazuar tek stili. Por nëse nuk e ka shkruar vetë, mund ta thotë, nuk ka ndonjë problem.

Ka ndonjë mision politika shqiptare, nisur nga fakti që ka lënë çdo gjë përgjysmë në këto 30 vite pluralizëm ose e ka bërë keq le të themi?

Po ka një mision, të riparohen ato që janë bërë keq, ky është mision i rëndësishëm. Këtu është nevoja e misionarëve, ka nevojë për mision.

Si qasje marketingu ky libër a zëvendëson atë mungesë programi që ka Partia Demokratike?

Jo nuk besoj, por kjo mund të luajnë një rol, është shndërruar edhe në shoë. Ka pasur shumë portale që kanë shkruar për të. Është lajm i çuditshëm, por besoj do të shuhet shpejt. Është një libër i shkruar thjeshtë, si i shkruar nga një gjimnazist.

Tre politikanë kryesorë janë që kanë shkruar libra që kanë pasur jehonë politike, Edi Rama, Ben Blushi dhe së fundmi vetë zoti Basha. Zoti Nano, Berisha dhe Meta që janë të brezit të parë të pluralizmit nuk kanë as kujtime. Pse mendoni ju se është kjo qasje e tyre ndaj publikut?

Besoj që të dy nuk e kanë çuar në mendje ta bëjnë këtë, Berisha madje edhe e ka deklaruar. Berisha për arsyet e veta ose ndoshta nuk di të shkruaj, është njeri i lexuar, por kur vjen puna tek pena nuk e ka të tijën, nuk është njeri i penës, i stilit. Meta më pak se Basha ka lidhje me librin dhe besoj është i vetëdijshëm. Ai e di që ka lidhje pothuajse lidhje zero dhe nuk tenton fare.

Meqënëse thatë që zoti Veliaj është pasardhës i zotit Rama. Shihni zotin Veliaj që në të ardhmen të prezantohet edhe ai me një libër?

Nga Veliaj do ta prisja. Ai ka qenë i apasionuar pas Obamës dhe librin e tij ia kam parë edhe në dorë më shumë se një herë, ia kam parë në zyrë, e ka pasur si idhull, nëse e ka idhull besoj do ti ngjajë edhe në këtë pikë. Nga ai e pres ta bëjë një gjë të tillë. Jo se di të shkruajë por ka mësuar efektin që kanë librat para fushatës elektorale dhe post edhe pasi kanë lëshuar postin.

14 komente në “Libri i Lulzim Bashës, Mustafa Nano: Ka ndodhur diçka e pazakontë”

  1. Ardi says:

    Lulzim Basha eshte me shume nje njeri qesharak se Lider nuk Ka qen ndonje here dhe me karakterin qe Ka nuk do behet as nje here dhe une besoje se ket e di dhe ai vete prandaj ai Ben gafa te tilla veq per te krijue lajme koti por une besoje se gafa te tilla e ben edhe me qesharak

  2. Tr says:

    Ka nje shkrimtare personale, qe tashme kandidon per PD Flutra Acka.

  3. Një says:

    Nga titulli i librit mu kujtua titulli i librit të Hitlerit. Pfff! Neveri.

  4. elb says:

    Normalisht qe njeriu i thjeshte ,po thjeshte duhet te shkruaj zoti Nano.Pse cfare prisje ti te tregonte si puna jote kur kishte filluar te mastrubohej per here te pare

    1. xheJ eN Bi says:

      elb….
      Edhe ti dallohesh që nuk ke lexuar asnjë libër. Një njeti i thjeshtë nuk është e domosdoshme të shkruaj thjeshtë, se nuk do ketë asnjë vlerë siç nuk ka asnkë vle er ë libri i Bashës

      1. elb says:

        XheJ En Bi,ne letersi dhe publicistike perdoren dhe ca figura letrare qe ti si rrok dot.Te falenderoj per komentin brilant qe ke bere.

        1. xheJ eN Bi says:

          elb….
          elb, grur nuk bëhesh dot. Grurin e hanë njerzit kurse elbin e hanë pulat.
          Tani të hyjmë në temë. Po gjete ndonjë figurë letrare në ato që janë publikuar nga libri Kryeministrit në paradhomë ma shkruaj që të më bindësh.

  5. PETRELA says:

    Ky njeri erdhi i katapultuar ne politike me Mentore vajzen e ish Kryeministrit.Zakonisht formimi behet ne gjimnaz.Ky 15 vjec rezulton kamarier ne
    Rinas ne vitet 90-ta.AI NUK SPIEGON SI E BERI SHKOLLEN E MESME ,POR DIHET QE KA QENE EMIGRANT NE ZVICER.Pastaj na del qe ne vitin 1993 deri ne 2005 ka kryer UNIVERSITETIN NE UTREHT NE HOLLANDE PER DREJTESI.ASKUSH SE KA PARE DIPLOMEN E TIJ.Thone qe ka bere vetem 3 vjecarin per BACHELOR.Nuk ka transparence per arsimimin,per pagesat,bursen e SOROS-IT, NDIHMEN NGA NJE MENTOR I DYTE HEBRE ME MBIEMRIN COHEN,PUNEN SI DIXHEJ ETJ.Arsimimi i tij gjysmak eshte shkak i gafave ne MATEMATIKE dhe HISTORI apo ne EKONOMI .A ka gazetar INVESTIGATIV Shqiperia?,Apo vetem Analista te paguar qe te mbulojne Diellin me shoshe.Pas klisheve standarte te Politikes fshihet nje kallp ,qe ja kane dhuruar gjithecka.DERI KUR? Precedenti ne SHQIPERI ESHTE ENVER HOXHA ,qe thirrej Profesor me shkolle te mesme.Jini vigjilente o njerez se jetojme ne kohen e maskarenjeve,por ATDHEU ESHTE I SHQIPTAREVE. ‘

  6. Taulant says:

    “PETRELA”
    Shume drejt ke shkruar, ke ngritur probleme qe qendrojne.
    Argita dhe Zeni po e bejne lemsh Shqiperine nepermjet manekineve si Basha, Qim Peka, Qim Mehmeti, Andet, Bushati dhe Bejte si dhe zorraxhinjte dhe kadrinjte e tjere.
    Respekt, PETRELA.

  7. Zeni says:

    Z. Nano! Ketu ia ke futur kot, dhe po i ben lajka Lulzime Bashes! Po si mund te shkruaje njeriu qe nuk ka lexuar asnje liber ne jeten e tij! Ke thene te kunderten e asaj qe duhej te thoshe: Librin e kane shkruar grup autoresh: Mark Marku, Gjonmarjaj dhe doren e fundit Flutura Acka! Perse kot jane futur jeta ne listen e deputereve!?
    Por qe Lul Basha eshte trap, e kam ditur me pare, pir me kete liber, u sigurova plotesisht! A keni pare dhe degjuar nje fuci boshe! Ja i tille eshte – bosh nga mendja bosh nga kultura!
    Me librin Meine Kampf, Basha tashme konkuron me Hitlerin, por edhe me Servantesin dhe Harisllav Hacek, i pari me Don Kishotin e Mances dhe i dyti me Ushtari i mire Shvejk! Gjynah i shkreti! Tani e ka te sigurte dejretimin si Kryeminister te Shqiperise dhe perpis kesaj, pritet qe te marre Cmimin Nobel ne letersi!
    Kryesia e PD po mendon te perkthej librin ne tete gjuhe te huaja, perfshi edhe gjuhen suasili, qe flitet ne Afrike dhe te shtypet ne 10 milion kopje! Cdo anetar i PD dhe i koalucionit te bashkuar detyrohen te blejne nga nje kopje libri dhe te shperndahet falas ne Kisove per VetVendosjen e Albin Kurtit!

  8. Tironci says:

    Ky vend esht piramid komplet viktim e mashtrusve , sa posht ka rend inteligjenca kti vendi me keq se ne vitin 1913t , kta lloj intelektualesh sot jan si dumbabistet e asaj kohe , njeri me sharlatan se tjetri , ej ai qe thot 7her 7 bejn 42 ka ber liber , kjo esht inteligjenca qesharake kti vendi , dhe nje popull andertal qe e ndjek nga pas duke shpresuar qe ky ti sjelli lumturin e munguar, e shikoni çfar bohet ne ket ven apo jo.

  9. NNP says:

    JAM I SIGURTE SE NJE DITE DO TE DAL NJE PENE E FORTE NE SKENEN E LETRAVE SHQIP E MBI BAZEN E KETIJ LIBRI DO TE SHKRUAJ NJE KRYEVEPER HUMORISTIKE QE TJA KALOJ SHVEJKUT E DON KISHOTIT……..MBANI MEND….

  10. Konjak says:

    S’e kam pare e lexuar librin e z Basha . Nuk di asgje as per temen as per idete as per personazhet as per levrimin as per ndertimin artistik as per poezine qe e pershkon si dhe as per bukurine e fjales apo fjalorin e perdorur .
    Thjesht dua te pershendes te gjithe ata qe marrin inisiativen dhe shkruajne dicka , lene nje gjurme apo mesazh pas . Nese mesazhi qe zoteria Basha do ti jap shoqerise eshte i sakti , i duhuri ;, nuk besoj se i humbasin vlerat shkrimit nga mangesi si pershkrimi artistik , apo poezia jo shum e pikasur ne ndertimin e tij . Z Basha di qe eshte nje inteligjent , intelektual dhe politikan , por shkrimtar nuk di te jete , kjo eshte perpjekja e pare per nje levrim te shoqerise artistikisht . Une besoj se me mire eshte te jesh orgjinali , se sa nje kopje . Pamvaresisht nga niveli jo i kenaqeshem artistik –sipas jush — vlerat qe pershkojne shkrimin , a jane te mirfillta ?. Askush nukse lind Mesues , Fizikan , Politikan , Shkrimtar etj , deshire te ket cdokush , me pune do harrij te ndertoje dicka . Kushdo qe shkruan dicka ne proze apo poezi , politolagji apo prfesionalizem , le ti presim me nga nje kritike te mirfillt , por jo me gur .

  11. Tualet Palla says:

    Muq-imit nga periferia e Delestanit ( nga fshati pa emer I malesise se Skrap- karit) e genjen mendja se eshte ne juri . Ngatërron bratelat me basetat ne mengjes kur kopsit brekushet e fanellatës. Ushqehet me copa gazetash. Me “opinionet” e tij te lengeshme yndyreplote lajnë këmbët kadavrat e fjales se shkruar. Sa keq ka ngel Rilindja. Hajde Mero se eshte kopil natyror, po Muqi-mi?!?! Damn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje