U plagos për lirinë e Kosovës, Meta refuzon t’i japë nënshtetësinë gruas së ushtarit shqiptar të UÇK-së: Më kanë lypur para por unë s’kam t’i jap

23 Mars 2021, 10:59Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i japë nënshtetësinë shqiptare bashkëshortes së një luftëtari shqiptar të UÇK-së nga qyteti i Shkodrës, Bashkim Shkodra.

Ky i fundit, në një intervistë për emisionin “Dua të të bëj të lumtur” tregon se ka 11 vite i martuar me një zonjë nga Drenica dhe ka 6 fëmijë.

Pavarësisht kësaj, Shkodra tregon se për të bërë nënshtëtësinë i kanë kërkuar para.

“Kemi 11 vite martesë me të por kam problem se nuk ja japin nënshtetësinë shqiptare. Arsyeja është se më kanë lypur pare dhe unë nuk kam para.

Jetoj me vuajtje, nuk kam forcë të paguaj. Kam 11 vite martesë dhe 6 fëmijë. S’kam kërkuar asgjë nga kontributi im në luftë se e kam bërë me shpirt, jam nisur për të vdekur në luftë”, u shpreh luftëtari.

Ndërkohë, moderatorja Arbana Osmani i bëri thirrje kreut të shtetit për të reflektuar lidhur me këtë rast nisur edhe nga kontributi që Bashkim Shkodra ka dhënë për lirinë e Kosovës.

Ushtari Shkodra ishte plagosur rëndë dhe kishte marrë dy plumba në luftën e Kosovës, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a paralizonte.

Pasi ishte plagosur, atë e kishin sjellë në Shqipëri shokët e luftës, që të shërohej, e të rikuperohej.

Ai gjatë këtyre 21 viteve kishte pasur një jetë tepër të vështirë, pasi për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike ishin përkeqësuar.(TemA)

17 komente në “U plagos për lirinë e Kosovës, Meta refuzon t’i japë nënshtetësinë gruas së ushtarit shqiptar të UÇK-së: Më kanë lypur para por unë s’kam t’i jap”

  1. Ndue says:

    Likja do verdhushka e mos i bjeni ne qafe fakirit

    1. Po si Ka munsi qe Kim Memeti ja Ka dhen Ku Kimi perkra edhe terroristat dhe gjihadistat e kesaj Jo??? says:

      Ky eshte kriminel dhe Hajduti ilir Meta i jep nenshtesine nje njeriu si Kim Memeti se as emrin nuk e Ka shqiptare dhe perkra terroristat dhe indjanve e Afriksnve duke thye ligjin hapur vet se ky hajdute u Ka marre mija evro… Kurse kesja zonjes qe munde ti takoje edhe me ligje per shkaket se Ka gjith at koh me Shqiprie nuk Ka jep

  2. Velo says:

    E ka kthyer presidences ne zyre biznesi.Ndaj ben si trim,se mendon se eshte mbi ligjin.

  3. Qytetar says:

    Ska gje se ja jep Abdula-qimit.

  4. Z. Shkodra, gruaja jote është Shqiptare që 2000 vjet, dhe firma e një tradhëtari si Ilir Meta nuk nuk shton as nuk heq asgjë në Shqiptarinë e sajë. says:

    Ti vëllai Shkodra, ti je i rrespektuar në zemrën dhe historinë e popullit Shqiptar. Unë kisha një një mendim dhe një deshirë në lidhje me kerkesen e gruas tënde për nënshtetsinë Shqiptare : Unë do të deshiroja që ju mos ja kerkoni nënshtetsinë horit, hajdutit dhe kriminelit Ilir Meta sepse është e tmerrshme për një hero si ju, që në aktin e dhënies së nënshtetsisë të gruas tënde, të shifet përgjithmonë firma e tradhëtarit Ilir Meta. Ju ( gruaja jote ) keni duruar 11 vite pa nënshtetsi, dhe mund të duroni akoma 2 muaj ose 1 vit maksimum, që aktin e dhenies së nënshtetsisë ta firmosi një president tjetër, që ndofta dhe shpresoj të jetë më burrë i ndershëm se shkerdhata Ilir Meta. Personalisht nuk do ta pranoja kurrë që ky tradhëtar të më japin diçka që varet dhe firmoset nga ai. Ti z. Shkodra ashtu si e gjithë UÇK-ja jeni heronj të tërë popullit Shqiptar, dhe ti nuk ke nevojë për “favorr” të një hajduti dhe tradhëtari si Ilir Meta. Tungatjeta.

  5. Likja Krrabes says:

    Ske lek, don dhe nenshtetsi!!!

  6. Viola says:

    Perderisa zoteria eshte nga Shkodra zonja e tij duhet te marre automatikisht nenshtetesine.Te gjithe shqiptaret qe jane martuar me te huaj brenda ose jashte Shqiperise kane marre nenshtetesine e bashkeshortit ose bashkeshortes se tyre. Do te isha kureshtare te di motivacionin e refuzimit te presidentit.Kuptohet ate ligjor dhe jo financiar.

  7. Beniamini says:

    Ky pleher president (qe vetem president nuk mundt t’i thuash)i eshte bere mendja vetem flori. Ky bajge na hiqet edhe si patriot i madh per Kosoven, por vetem pashaporten shqiptare kosovareve nuk jau jep, pavaresisht qe plotesojne te gjitha kushtet ligjore. A, ai ka nje te drejte te madhe se ky eshte luftetar dhe invalid i luftes per clirimin e Kosoves, te cilen e ka udhehequr Asim Thaci me shoke. Ky lufteteri i UCK- se ka vetem nje mundesi : Vetem te marre teseren e LSI-se.

  8. tani11 says:

    Po pse çuditet ky? Tani e njohu baba Xhike Floririn ky?

  9. pjeter says:

    Nuk ka kohe tani Likja,po te ishte ndonje Indian a ndo nje pufte me para as duhej te lodhej fare,e kish gjetur Bibilushi,keshilltari i çmuar i Likes dhe ja kish cuar ne shtepi pashaporten.

  10. laramani says:

    Pirdhni kot.
    Po te jete i martuar me nje jo-nenshtetase shqiptare, i takon shtetesia sipas ligjit e s ka pune UCK ketu.
    Pastaj sikur thuhet qe Meta eshte miliarder. Po te jete keshtu ça mutin i duhen dhe krundet e ketij invalidit?
    Keshtu qe mos flisni budalleqe.

    1. Juli says:

      O laraman ,tafmaja ska fund.
      A e di sa nënshtetësi ka dhënë ky shkërd.ata ?
      Sa lekë merr për një pashaportë ?
      Sidomos kosovarëve,i ka rënë në kokë.

    2. mergim tari says:

      Laraman
      Çfare FËLLIQESIRE qe qenke. Si ka mundesi nje qenie e NDYRE si ti, guxon e pershkruan ne menyre poshteruese anen fizike te nje heroi qe I ben nder jo vetem Shkodres, Shqiperise, por mbare kombit tone. Si ka mundesi qe ka njerez qe nje vend te trurit kane nje COPE MISHI TE KALBUR, ku mungon llogjika dhe ndjenja per nje njeri fisnik dhe te perkryer. Si ka mundesi qe nje TRU BASTARDI te masturbohet ne menyren me te ulet ndaj nje vellai, babai, burri, luftetari qe qante per lirine e motrave dhe vellezerve te tij shqiptare dhe nuk kishte kerkuar asgje be shkembim te jetes dhe vuajtjeve te tij. TURP TE KESH MBETJE E QELBET NJEREZORE.

  11. kodrasadikit says:

    Shkrimi eshte tejet tendencioz sepse ne emisionin tv ky shkodrani se permendi Ilir Meten por puntoret lokal te Shkores gjegjesisht te administrates se atjeshme ..Ky ish luftetare sigurisht duhet te paguante disa taksa sipas rregullores etj procedura .Sido qe te jete Meta ,Rama e Brisha me Bashen jan njisoj sepse Shqipnija spo ecen perpara .Votimi i njerit ose tjetrit eshte jo i arsyeshem !!!

  12. njaci says:

    Ky fakiri nuk e dika qe Likja do flori jo leke…

  13. rexha 10 says:

    3 VJETE DUHET TA KETE RREGULLORJA .PO TU REFUZUA PER 11 VITE KE TE DREJTE QE TE ANKOHESH TEKE ZYRAT E EMIGRACIONIT .
    PERSE NUKE E DENONCOVE KURE TE KERKUAN PARA?????KY ESHTE AI QE BIE NE GJUNJE PER TE MBROJTUR LLUSHKATE E GJELBERA ,DHE JO FLETUSHKAT E KUSHTETUTES QE FSHINE MENDEREN PER NATE.

  14. Ropte ku ti Keshe LIke Meta says:

    Ky eshte KRIM….Shqipetareja nga Kosova nuk merre nenshtetesi dhe Marrin Arabet dhe Pakistanezet???Afrikanet,dhe te gjithe ata qe Paguajne per ILir meten….Ropte ku ti kesh LIke Mete…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje