Vuçiq: Mesazhe të këqija për serbët nga Qeveria e re e Kosovës

23 Mars 2021, 14:56Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq”. Kjo, sipas tij, përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në përbërjen e qeverisë së re, për Listën Serbe, është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e re e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera jo-shumicë. Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me ndarjen e ministrive për komunitetet jo-shumicë ka reaguar edhe subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Para votimit të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputeti i këtij subjekti politik, Igor Simiq, tha se qeveria Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e tyre.

Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse, ajo i ka 11 deputetë. Simiq tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit që janë mbajtur në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.

Nga komunitetet, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

2 komente në “Vuçiq: Mesazhe të këqija për serbët nga Qeveria e re e Kosovës”

  1. Badera says:

    Juve serveve eshte per tju shfarros krejtesisht.

    Jeni kancer dhe nje semundje jo vetem per Shqiptaret por per te gjithe ballkanin.

    Jeni me fat qe Shqiptaret nuk jane aktiv ne politiken e jashtme sepse Shqiptaret, Hungarezet, Kroatet dhe Boshnjaket do ju kishin bere nenat me kohe.

    ” Rofte e qofte” Amerika ” aleati” i madh i Shqiptareve qe ju shpetoi bythen 2 here gjate 2 luftrave boterore.

  2. S’ka problem says:

    Kerkon te zgjidhesh problemet e tua me dobsimin e kundershtarit , lo vetem se kemi kuptuar por mendojme qe zgjidhja duhet te na vije nga faktor te trete ne cfare bejm ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje