Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës elektorale të PS, deklaroi se kjo partia është shtëpia e tij ku ai u fut djalë dhe sot është burrë.
Kreun e qeverisë Edi Rama ai e cilësoi si vëlla dhe si një punëtor si të gjithë shqiptarët.
“Kur po hyja pak më parë, më shkoi mendja, zemra, shpirti tek të gjithë ata shqiptarë dhe të rinj që nuk ia dolën dot në një betejë që prej muajsh është betejë e secilit prej nesh. Shpirti i tyre të prehet në paqe. Ata nuk ia dolën por ne jemi këtu për t’i dalë edhe për ta.
Do e çojmë deri në fund betejën për jetën. Një mandat nuk është një trofe, nuk është histori por një kontratë pune me secilin prej jush. Kjo është diferenca dhe diferenca vjen nga puna. Puna me nder dhe me zemër ka ndryshuar Shqipërinë. Kjo punë ka ndryshuar Fierin, Lushnjen, Mallakastren, Rroskovecin. Ne punën kemi, Asgjë tjetër përveç saj. Thonë që është premtim i lodhur , por uji është jetë dhe shëndeti. Dhe shëndeti i parë.
Prandaj ujë 24 orë është e para punë që po bëjmë dhe do e çojmë deri në fund. Bujqit njerëzit e zakonshëm në Fier janë njerëzit tanë me të cilët ne punojmë. Janë ata që mbajtën Shqipërinë me ushqim. I përulem çdo bujku sot. Puna e mirë për bujqit, të ardhurat e tyre janë ekonomia e çdo familjeje atje. Janë ekonomia e çdo shqiptari kudo ku është. Projekti ynë i turizmit nga Shkumbini deri në Nifol është projekti që do i japë Shqipërisë sekretin e fundit të Adriatikut.
Nga Divjaka deri në Nifol nuk do tjetërsohet asnjë metër vijë bregdetare në shërbim të pushtetarëve apo presidentit siç më herët tjetërsuan Lalëzin, Qerretin. Të vijnë për të pushuar por kurrë për të tjetërsuar pronat. Nga 1 Janari kemi në fuqi ligjin e ri që tokën në përdorim e kthen në pronësi dhe çdo bujk e bën pronar dhe zot të asaj toke. PS është shtëpia ime.
Kam hyrë djalë dhe jam burrë në atë shtëpi. Për të duhet të votoni, për PS. Edi Rama është një mik, një shok, për mua është një vëlla. Unë e çmoj shumë që më ka dhënë lirinë. Është një liri që e meriton çdo shqiptar, Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Kam një thirrje për Fierin që është ekonomia e dytë më e madhe e Shqipërisë dua votë për secilin nga Gramoz Ruçi deri të Lindita Buxheli”, u shpreh Braçe.
Te ka shijuar pushteti o Brace. Sesi te duket qe do ta lesh pas pak javesh.
Dhe vellain do ta kesh me babe tjeter se eshte shume i gjate per te qene vellai jot.
Shiko se ke me vella gaz demin
Ky Erion Brace eshte chihuahua e PS-se
O mi haleje mbas 1 muaji te fala pushtetit.
Bracja burre? Oh cfare shakaxhiu qe eshte ky mistreci i Beratit.
Shqiperine ja besojm vetem Partise Shqiptareve PS
dhe askujt tjeter hyre ne Politike nga oxhake e dritare .
Fiton PS ne menyre spektakolare .
Populli shqiptare eshte i gjithi me ju
PS ose asgje !
Berti, Artan, Taulant, rilindjotet::::::dhe me pase vijne idjotet. U a theme sinqerisht: perse jeni katandisur keshtu si gjallesa mbitokesore dhe jo njerez? Ne qoftese ke per te folur dhe kundrshtuar fol, jep argument dhe pastaj mbylle per te pritur pergjigjen. Kjo eshte radha per njerezit, ndersa per qente e rruges vazhdon ulurima pa pushim duke lehur. Ky eshte dallimi midis njeriut dhe kafshes, pa ka kafshe qe jane dhe me shume se njeriu si ju, si kali apo delfini! -Kur te beheni njerez te vertete, do tu trokase dhe pushteti se populli nuk eshte i çmendur si ju dhe shikon interesat e tij e jo te qeneve te rruges. Eshte koha qe te reabilitohi, por si duket u mungon kultura dhe dashuria per njeriun e pastaj keni mbaruar. Megjithate eshte e nevojshme qe Toka te mbaje dhe krimba (lumbricous terrestis) sepse sipas Xhelo Murres edhe ata bejne nje pune: kthejne gjethet organike te rena ne vjeshte, ne humus organik per te ricikluar jeten e tyre. Ju as nga keta krimba nuk jeni. Kerkoni veten ta gjeni ne mesin e shoqerise, ju dhe Saliu e Lulezimi me gjithe taborrin qe e kane shkruar historine e tyre me hajdutelleqe, tradheti ndaj vendit dhe krime monstruoze duke vrare me arme qytetare ne bulevard. JU perkrahni ata qe bejne krime, pra vetem bashkepuntore te ndergjegjshem jeni pa e hequr vete kemzen e armes. Portofoli juaj, por do tu kushtoje dhe do ta shikoni qe do jetoni me mire ne mesin e shoqerise e do ju neveritet vetja me ato qe keni bere, besoj para se te kaloni fazen tjeter. Partia socialiste ka bere dhe ben sepse ka fryme kombtare por dhe merite e Edi Rames qe e ka bere Shqiperine te pakrahasueshme ne vizion dhe jete ne keto kushte kaq te veshtira pandemie boterore dhe termeti katastrofik, por me te rrezikshem se pandemia dhe termeti keni qene ju te zot e molotoveve dhe shkaterrimit qe po vazhdon. Valle ju shikon populli?! . Kenaqem kur e shikoj nga larg dhe me ben optimist ai ndertim kolosal ne Shqiperi dhe ai rikonstruksion total i vendit dhe sherbimit te shqiptareve. Keqardhje te madhe edhe per ato media dhe gazetare me shpirt te kalbur qe u jane erresuar syte fare dhe i shikoj dhe degjoj çdo nate te deshperuar, por dhe duke helmatisur ambjentin. Pershendes mediat dhe gazetat qe e shikojne realitetin ne sy dhe perfaqesojne me te vertete pushtetin e katert te demokracise. Pershedese dhe Mero Bazen si tribune shqiptare per mendimin e lire, korrekt, luften pa kompromise, inisiativen dhe guximin me forcen e fjales dhe mendjes kunder dhunes verbale te gazetareve te tjere antishpirteror qe gelojne ne atmosferen e bukur shqiptare dhe duan ta deformojne ate. Keqardhja per ca qe hiqen intelektuale, pedagoge, apo dhe artiste qe kane mbrritur ne fundin e kavallit qe nga Amerika e deri ne Australi, jo se mbeshtesin partine demokratike apo ato tufezat e tjera te saj, por nuk kane qendrim inteligjente e burreror per vendin, Shqiperine dhe shqiptaret. Ne shpirtin e tyre fshihet urrejta dhe jo dashuria. Megjithate e drejta do dale mbi genjeshtren dhe krimin, liria do triumfoje mbi çthurjen , njerezit do te arrijne ta shikojne veten e vet jo si ne pasqyre se aty shikojne te kunderten e fytyres tyre dhe genjehen, por ne realitetin qe u eshte ndertuar dhe do tu ndertoje PS. Une s’kam asnje besim tek force tjeter se i provova dhe shikova, e pesova dhe nuk kerkoj shpagim por dashuri shqiptare. Dhimbja qe me kane shkaktuar dhe te pasheruar jetesore nga ata te pd-se historike me detyroi qe shkrova kete koment ne kete forme. Eshte koha!
ti je nje flying monkey i atij