Ta shpifka njeriu-makinë në bulevard

25 Mars 2021, 18:51Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ka njerëz  në shesh, apo vetëm makina? Qindra makina që kanë zbritur për të bërë politikë dhe për të çmendur Nenë Terezën.

Nuk paska vlerë njeriu, vetëm makina: Njeriu është bërë i vogël dhe është fshehur në makinë.

Ose janë makina të shtrenjta trafikantësh, ose janë fshatarë të zbritur në shesh për të bërë një dasmë me buri makinash.

Kjo u pa sot pasdite në sheshin ‘Nënë Tereza’. Si erdhi puna kaq keq?! Sado- sado në rrënim, PD-në s’e kisha besuar kurrë se do të degradonte deri në këtë derexhe.

Një njeri thërret si i çmendur ‘Shqipëria!… Shqipëria’. A nuk janë shqiptarë këta, a? Se kur thërrasin ‘Shqipëriiiia!’në Tiranë, duket sikur janë nga Zimbabve dhe sapo kanë pushtuar një vend të vogël në Mesdhe.

Po, nga ndonjë kontinent i largët vijnë këta, se ndryshe do ta dinin sa ka ndryshuar Shqipëria e nuk do të bënin qametin.

Njeriu këtu nuk është më ai ‘njeriu i egjër’ që ulërin e thërret rrugëve; madje njeriu i këtij vendi as në dasma nuk duron më muzikë të lartë: Është njeri i latuar, njeri i relaksuar, njeri i kultivuar….

Këtu në këtë shesh duket se janë kthyer dasmat e ‘lacëve’ ose të të fortëve të lagjes. Ose duket se ‘lacot’ sapo zbuluan makinën.

… Prapë ai ‘i çmenduri’ thërret sa ka në kokë: ‘Fooort, fooort! Do fitojmë apo jo?’. Ai nuk kërkon as dëgjon përgjigje ‘po, po, po!’, por thërret prapë më fort.

Nga brenda makinave nuk vjen dot asnjë zë, ndërsa nga jashtë zëri tund xhamat e makinave.

Pastaj prapë thërret me sa ka në kokë: ‘Lulzimi, Lulzimi… O Rama (të lutem) ik!’.

Thashë se kur thanë ‘Rama…’, dikush do të kujtohej se në aeroportin e Rinasit po shkarkoheshin nja dyqind mijë vaksina anti- covid.

Sikur dikush të lëshonte thirrjen!,  dhe gjithë makinat të rreshtoheshin për në Rinas që të prisnin vaksinën, me siguri do të fitonin më shumë. ‘Do të fitonin apo jo?!’.

Thërrit e thërrit ‘i çmenduri’ mu në bulevardin kryesor të Tiranës. Me siguri banorët e pallateve që nga stadiumi Qemal Stafa e deri të Bërryli, i kanë mbyllur dritaret. Ka vite që as ‘lacot’ nuk bëjnë këso dasmash.

Po ç’u bë kështu?! Po këta njerëz me shije tmerrësisht të egra, grupime të pa rinovuar, bezdisës deri në palcë, tmerr i vërtetë…, zbresin në shesh dhe lëshojnë ulërimat sa çmendin dynjanë.

Po ku ka më si këta kjo botë moderne?! Sa mbrapa kanë ngelur!

Njeriu makinë që po bëhet gati t’u drejtohet jo- njerëzve. I shpifur ky muzg në sheshin Nënë Tereza.

16 komente në “Ta shpifka njeriu-makinë në bulevard”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Lere, se me mire e prish! Gjenial! Sa per muziken e dasmave i kr rene pikes! Spo e durohme me me te vertete!

  2. I madh says:

    ………Pakice Derash (PD ) keshtu kane qene dhe ashtu do mbeten, letyra e shqiperise.

  3. Cudia says:

    Boria me e mire do degjohet me 25 prille me voten e lire. Keta derrat i bihen borive tani se nuk do shikojne e degjojne gje me 25 prill. Do u ike zeri dhe do rrine si pulat.

  4. labi says:

    Mendje e shkruar me pene te ARTE,Bravo F R O K.

  5. nino says:

    E the mire z. Cupi, cfar jane keta me keto makina qe i kane blere me djersen e droges kriminel e shpellare,ka dhe ca TIRONC nga ata me pus, carac dhe nje budalle ne shtepi…

  6. PER TRU SHPELLARIN says:

    PO OR FROK PO VIJNE NGA CECENIA E VICIDOLIT VIJNE NGA SHPELLAT E MUT NOKES NGA SHPELLAT E SAL HALE QELBESIRES PRA KETA SE DINE AKOMA QE ESHTE SHQIPERI JANE TEK TOKAT E XANUNA.JA KJO ESHTE FARA BASTARDE E MARK M GJEKMARKUT MESIL DODES E PLOT E PLOTE BASTARDE BERISHOVIC TE BYTHORES BABRRUS KAMZES DOMJES MAUTRRAS E FUSHEKURVES JA KETA JANE NDRYSHIMI I LYL BASHOVIC.

  7. Eduart says:

    Te lumte pena ,si gjithmon godet me njohuri e argumente,Banoret ,qytetaret eTiranes, Durrsaket e mi, Elbasani qyteti im lindjes, i gjithe populli shqiptar nga veriu ne jug votoni Edi Rama Kryeminister , gjigandin aleatin tuaj qe punon per ju,kte skene qe pate sot eshte fytyra vertete berishiane qe kerkon shkaterim kthim vuajtje e mjerim.,kjo opozita e rruges duhet lene rrugeve.,Fitore.

  8. Grida says:

    Falenderime per kete shkrim te persosur.
    Si nje demokrat I oreve te para, shpeh keqeardhjen dhe shgenjimin e thelle per nivelin mjeran e te turpeshem se ku eshte katandisur kjo PD.
    Te hapesh fushaten ne kete menyre dhe ne kete kohe , me shkelje flagrante te rregullave e ligjeve te nxjera nga qeveria ne sherbim te qellimit me te larte njerezor = kujdesi dhe rruajtja e jetes se njerezve , eshte nje skandal I vertete . Pame turma njerezish prane njeri tjetrit, nje Parkim ekstrem makinash, te bertitura e klithma nga organizatoret e saj si dhe shprehje te ndyra nga disa foles dhe keto sot ne vitin 2021, kjo eshte e Turpeshme , e pa tolerueshme.
    Turp, turp!

  9. arti says:

    Je i forte Frrok Cupi

  10. Jimi says:

    Keto skena te ketyre njerezve primitive me fanepsen para syve sekuencat e filmit shqiptar “KONCERT NE VITIN 36” . Ne momentin qe sopranoja e famshme Tefta Tashko Koco po kendonte per kenaqesin e te gjithe njerezit e grumbulluar, beu i fshatit nje anadollak i mbrapsht, te cilit i kishte ngelur ora, sebashku me cingiet i lutet shoferit te ndezi motorin e makines, madje i ofron edhe nje shume te konsiderushme, me te vetmin qellim qe te bej zhurme qe te prishi koncertin. E po qe te katandiset ky “Liderr europian” i kohes moderne ne nje bej anadollak, i nje lokaliteti te pazhvillua dhe i nje kohe te perenduar, kjo me te vertet eshte per te qeshur dhe per te qare!

  11. shqip says:

    Këta më 26 Prill do ti gjesh para KQZ. Do ngrenë alibinë e vjedhjes së votës. Me pak sforcim të trurit, dhe e kupton që këto makina janë ato që e shoqëronin Lulin, ops, Lyl-in, në disa turne nëpër Shqipëri. Nuk janë nga Tirana të gjithë. Në pamundësi të autobuzeve, alternativa janë makinat. Vetëm shpellaret bëjnë të tilla zgjidhje. Duket sikur ky varietet njeriu nuk evolon, por rri në të njëjtin stad.

  12. Rozeta says:

    Frrok Cupi! Ke pene te arte! Mos
    Fol me! Nje shkrim I mrekullueshem, krahasim ideal, le te shkonin te brohorisnin per vaksinat qe solli qyteteri Rama! I madhi Edi qe i ka larg shoket si ata!
    Bravo Frrok e ke qare shkrimin!

  13. Kulla e Viçidolit says:

    Them se “gabon” o Frok!
    Në shekullin që po jetojmë me zhvillimin galopant dhe situatën reale aktuale .
    Duket se LUL Holandezi ka kuptuar diçka.
    Duke qenë se ai nuk tërheq dot më shumë se pjesa tradicionale “in extremis” PD, që gjithmonë janë pak por zhurmues…
    I drejtohet teknologjisë dhe botës së makinave mqs votat humane nuk i krijon dot.
    Dhe duke qenë se ka “program” shumë të avancuar, mos vallë po nisin prodhimin seri të makinave-robot-ekektorat-votë.
    Ça nuk dëgjon sot o Frok…
    Po dhe nqs nuk do të jenë dot aq të përparuar me teknologjinë do t’ju mjaftonin pak shoferë (psh 1 shofer 100 makina) Për ti parkuar ato…
    Edhe nqs nuk i kanë aq makina i marrin me qera o Frok.
    Ja psh t’ju pyes:
    A gjeje dot dje makinë me qera në TR sot ?!
    Kështu që nqs nuk siguron dot 1 milionë vota humane…
    1 milionë makina i siguron o Frok.
    Po futemi në botën e Vota-Makinē.
    (Sa për izraelitët mos u gënjeni kot, se gjithmonë këta për të bërë show nxjerrin shashka të tilla, jo KOP, jo kompania amerikane që ka bërë fushaten e Trump, jo tani izraelitët, në fakt thjesht kane ngel tek “Akademia e Urës së Tabakëve të Joridës”, dhe si duket qenkan dobët me marketingun …)
    Të fala Salehut…

  14. Tani says:

    Shkrim pa argumente dhe pa informacion.Nje hartim i dobet.Mesa duket Frok nuk je me per kete pune,shko bej nje dore domino apo tavell.

  15. Kjo fjalia e fundit…” I shpifur ky muzg ne Tirane…” shuuume e mprehte, sikur te jep shi…pesimizem..kthim ne 97..qofte e larget!!!! Ah..z Cupi shpresojme Zoti te na ndihmoj e ndricoj mendjet e nakatosura..per kete fuqi te fjales Tuaj. Shkruani..shkruani..flisni e mos u lodhni per te miren tone te perbashket!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje