Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse, Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

25 Mars 2021, 11:54Rajoni TEMA

Fondi Investimeve ruse bën me dije se ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Sipas kësaj marrëveshje, pritet që prodhimi i kësaj vaksine në Serbi të nisë brenda muajit maj dhe në muajt në vijim mund të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

“RDIF dhe Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave ‘Torlak’ shpallin këtë marrëveshje për prodhimin e Sputnik V, vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit.

Serbia bëhet në këtë mënyrë vendin e parë në Europën jugore që prodhon vaksinën. Sputnik V mund të eksportohen të vendet e rajonit në një fazë më të vonëshme”, shkruan Fondi i Investimeve ruse.

Zyrtari i fondit Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për mbështetjen konstante dhe besimin e treguar tek vaksina, duke kujtuar se Serbia ishte një ndër vendet e para që miratoi përdorimin e Sputnik V.

5 komente në “Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse, Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit”

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Vucic:te gjatin turkoshqipfolesve…

    1. Suksese te metejshme says:

      Ti ore mik, arritja me e madhe e jotja ne jete eshte qe shkove ne Greqi. Nga trute ke ngelur peshk akoma. Ne Shqiperi u ngjize por ne Greqi u shqize.

  2. Me thene te verteten: says:

    Gati helmi i serbise per fqinjet ne Ballkan.

  3. suksese te metejshme says:

    votoni vucicin ne 25 prill

  4. 007 says:

    vaksinat me i refuzu ; biznes i madhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje