Erdogan letër Kurtit: Rishiko çështjen e ambasadës në Jerusalem

25 Mars 2021, 11:14Rajoni TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të rishikojë çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në letrën e urimit, të cilën Erdogan i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem derivon nga Marrëveshja e 4 shtatorit, 2020 në Uashington për normalizim ekonomik. Në këtë marrëveshje, që u ndërmjetësua nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi edhe njohja e Kosovës nga Izraeli dhe u tha se Ambasada e Kosovës do të vendosej në Jerusalem.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars.

Departamenti amerikan i Shtetit e pati mirëpritur vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike.

Edhe Serbia kishte marr obligim që ta zhvendosë Ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por deri më tani kjo gjë nuk kanë ndodhur.

Përveç Turqisë, edhe Bashkimi Evropian e kishte kritikuar vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si largim nga qëndrimet e BE-së, pasi sipas bllokut, kjo është në kundërshtim me aspiratat e Prishtinës zyrtare për integrim në BE.

BE-ja e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta bartin edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.

Këtë muaj, Çekia ka hapur një zyrë diplomatike në Jerusalem, por ambasadën e ka në Tel Aviv.

11 komente në “Erdogan letër Kurtit: Rishiko çështjen e ambasadës në Jerusalem”

  1. Jorgo says:

    Nuk vendos Albini e Kosova ku do e hapin ambasaden o sulltan jmjeran Erdohan… po vendi prites…
    Eshte njesoj si ne futboll skuadra udhetuese te thote nuk luaj te ky stadium, po aty ku dua une,… o luan si pjese e tureut ose refuzon e perjashtohet… kaq e thjeshte eshte.
    Boll i keni mashtuar e marre e qafeshqiptaret 5 shekuj e kusur, fare e keqe e azise…

    1. . says:

      Ndroni mendje Arnauta, se ju a preva fondet per ndertim Xhamish.

    2. Altin says:

      Po ik more hajdute kriminel ti je nje lloje si politkanet shqiptare hajdute dhe vrase …. U be edhe nje Mongoles ti tregoje Kosoves se Qfare duhet ber. Se po te kishte qen sa per Turqine Kosova do ishte Qfarose me kohe.. ose do ti kishte masakrue si Qe Ben me Boshnjaket Ku kane vrare mbi 360 mi veta Ku ishte Turqija e m se pse edhe Boshnjaket ishine myslimane suni te their pse nuk i shpetoje Turqija???? A po pse Turqija dhe Erdogani masakrone Kurdit dhe ata Jane myslimane suni si Turqit dhe ju mohone komb gjuhe dhe flamur Nje lloje siq Kan ber Kure kane Qen pushtuse ne trojet tona. Po ik o Mongoles se nuk te pjerdh njeri per veq atyre politikanve qe Jane te korruptume dhe te lidhur me mafjen …

    3. Badera says:

      E ke gabim o jorgo , se shumica e shteteve e kane ambasaden ne Tel Aviv.

      Kosova eshte zar i vogel dhe nuk ka cfare ben, kjo eshte gjeja me sakte te thuhet.

      Sa.per Perandorine Osmane, ishin Shqiptaret qe ” morren veten ne qafe” duke u bere pjese e strukturave drejtuese.

  2. Agim Anastasi says:

    Zoti Erdogan mos e tepro. Shqiptaret kane qene dhe jane ne krah te popullit te Izraelit. Ne nuk jemi arab apo musliman te „thekur“ si e mendon ti apo nacionalistet ne politiken Europiane.

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      O loqe,nje shtet me 90 muslims nuk eshte muslimon!?

  3. tani says:

    Fuck u Erdo! Nuk eshte porandoria osmane ketu!

  4. .... says:

    Ju lutem mos shkruani kunder erdoganit se kemi shume sperma jeniceresh ketu qe merziten.
    Ju lutem mos i prishni diten Taulantit

    1. Badera says:

      Normal qe ka o dobic.

      Jeniceret shumica Shqiptare ishin dhe Shqiptaret muyslimane qe ne lindje.

      Hodhen edhe Sullanin nga pushteti ne 1730.

      Ah po, kane pall..ar edhe kur..vicka neo greke dhe vllehe pa fund, si jot eme.

  5. O Altin, ke shume mungesa ne drejteshkrim. Je nje analfabete funksional. Pajtohem qe nderhyrja kaq brutale e Erdogani eshte e papranueshmi. Kosova e respekton qendrimin turk por per ceshtjen e ambasades ne Jerusalem, por ne fund te fundit vendimi e merr Kosova, eshte vendim sovran dhe nuk ka nevoje te marr leje nga askush per vendimet e saja. Kosova ka detyrim vetem ndaj SHBAs. Fajet i ka i marri dhe i papergjegjshmi KM i ri i Kosoves, i cili me adoleshencen e vet mentale krijone nga asgjeja ceshtje politike. Kho ceshtje eshte e mbyllur dhe per kete gjeja e fùndit qe duhet bere Kosova te krijoj teme. Krejtesishte e panevojshem.

  6. ermiri says:

    Mos u kruani me Albi Kurtin se do tju sulmoi me bomba molotov…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje