Rizgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër, shtypi gjermanofon e sheh si “shpresë” për gjeneratën e re, por ai thekson edhe sfidën tjetër, pritshmëritë e mëdha ndaj Abin Kurtit që premtim kryesor ka punën e drejtësinë.
Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në analizë të saj të mërkurën (24.03) me titullin “Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën” shkruan, se gati në të njëjtën ditë pas rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit, ai rizgjidhet kryeministër i Kosovës me një shumicë të ndjeshme votash dhe analizon sfidat e qeverisë së ardhshme.
“Në një kohë që Kurtit që shihet i pakorruptueshëm i besohet progresi në luftën kundër korrupsionit, arritja e objektivave sociale për shkak të mjeteve të kufizuara do të jetë më e vështirë. Një ndër sfidat më të mëdha të kryetarit të ri të qeverisë është sjellja në realitet e pritshmërive të mëdha të përkrahësve të tij. Pandemia e vështirëson këtë detyrë më shumë. Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë vaksine.”
Neue Zürcher Zeitung nuk i kushton vetëm vëmendje motos së Albin Kurtit, me të cilën ai zhvilloi edhe fushatën zgjedhore: “Punë dhe drejtësi”, por edhe konfliktit me Serbinë. Kurti e ka deklaruar, se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve, në qoftë se Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe krimet e kryera. Por “Serbia nën presidentin Vuçiq është larg të dyja këtyre hapave.
Vuçiq së fundmi publikoi në Instagram një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. BE dhe SHBA, të cilat pas ndryshimit të pushtetit në Uashington sërish zhvillojnë një politikë të përbashkët për Kosovën, kërkojnë rifillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan NZZ.
Edhe gazeta “Süddeutsche Zeitung” e komenton rizgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër i qeverisë së Kosovës. “Në Kosovë aktualisht po kryhet një transformim i dyfishtë. Nga njëra anë merr fund përfundimisht dominanca politike e veteranëve të UÇK-së, luftëtarëve të dikurshëm të luftës për çlirimin nga Serbia në vitet 90-të. […]
Mandati i parë i Kurtit zgjati vetëm 51 ditë, pastaj ai u rrëzua me ndikimin masiv të qeverisë së udhëhequr atëherë nga Donald Trump. Edhe në këtë kuptim rizgjedhja e Kurtit shënon kthesë: Ajo simbolizon fundin e një faze jologjike destruktive të politikës amerikane në Ballkan.
Nën presidentin Joe Bideni, një njohës i rajonit dhe grackave të tij nuk priten ato ndërhyrje si nën Trumpin.[…]Për europianët Kurti nuk do të jetë një partner komod. Por ai është dikush që gëzon mbështetje të madhe në popullsinë e re të Kosovës.”
Radioja e njohur gjermane “Deutschlandfunk Kultur” zgjedhjen e Albin Kurtit e shikon si ndryshim gjeneratash në Kosovë. Albin Kurti shihet si shpresa e një gjenerate të re dhe premton punë dhe drejtësi. “Tani varet nga ai, të çojë deri në fund ndryshimin e gjeneratave, që ai e kërkon prej 20 vjetësh.
Ndoshta Kurti me kursin e tij të qartë ka shanse më të mira të negociojë me sukses me qeverinë e Serbisë, se elitat e vjetra. Por ai duhet edhe të provojë, se në post është i pakorruptueshëm dhe parimor, dhe që e çon me vetëmohim Kosovën drejt të ardhmes. Sfida është e jashtëzakonshme.”
RRITNA PENSIONIN SA TENSIONIN
(Albin Kurti,
Urim për Fitoren madhështore dhe Ditëlindjen e 46-të me një kërkesë)
Rritnaj Pensionin sa e kemi Tensionin
Politika s’është iluzion
Amon
Vet e ke thënë
Bëjmë diçka për pension
Hashimi në luftë trim me Jakupin, Kadrinë, Rexhepin, Ramushin… bashkë:
Liri Republika
Lumir Isa me Be/u/xheti…
Ramë Berisha Lul Metokryemadhi
Të gjithë me fjalët si zjarri
Hi e bëtë dhe malin…
Nuk i zë kurrë frika
Në luftën heroike për karrika
Rritna pensionin
Sa e kemi tensionin
Albin pash Vjosen dhe Glaukun thuaj edhe Edit
Pash sytë e mendjes
Pash Vetvendosjet e zemres
Albi, o njerëz të Shpreses
Rritnaj…
Rritnaj pensionin
Sa e kemi tensionin
Pa kompromis me korrupsionin
Aman!
Rritnaj sa e kemi tensionin
Ilaç pensionin
Tensioni sa pensioni… tension
Po krijon… amon
Ky pension
Rritnaj pensionin
Sa e kemi tensionin
Aman… aman…
Pension e tension
Rritna Pensionin
Sa e kemi tensionin
Bëhuni bashkë në(n) një tryezë
Ju të politikës së matematikës…
Dhe rritnaj pensionin
Aq sa Juve t’ju rritet…
Tensioni me llafe mbreti
Në grindhe…mes veti
Për pozita… prej “dovleti”…
Rritnani pensionin
Sa ta keni dhe e kemi tensionin
Pensionin
Sa më shumë ta vononi
Na e rrisni tensionin
Për aq rritje
E dum pensionin
Jo pash një Zot
Jo vetëm shpresë…kot me kot
Tension baraz me pension
Pensioni sa tensioni
Amoni…
Pensioni sa tensioni
Sapër infuzionin…
Pensionin sa tensionin
Për ilaçna dhe infuzionin
Dhatë një besë për shpresë
Po shpresë në besë
Shpresa është gëzim kur është vendim
Rrite Albin thuaj dhe Rames rrite…
Rrite Pensionin sa Tensionin
Kur flisni mes veti…
Për Infuzionin…
Kujdesi ëdhtë sukses
Për besë me shpresë
Rriteni pensionin sa e kemi tensionin
Për llaçna me gjithë infuzionin
Përpara…
Nuk mendun për ne as ngjeti
Ishin nxor për veti
Jetën na e bën furtunë…
Me pensionin
Tri… herë ma i vogël
Se tensionin
Rritnaj
Ose
Vetë e rrisim rriskun…
Asid Rali