Donika Gërvalla është kryediplomatja e re e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit. Ajo vjen në këtë post si shkak i marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, pra si pjesë LDK-së që u larguan nga partia që kishte lider historik Ibrahim Rugovën.
Ajo është e bija e Jusuf Gërvallës, i cili ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Patrioti dhe atdhetari Jusuf Gërvalla ka qenë themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, bashkë me vëllanë Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach në Gjermani.
Kryediplomatja e re ka jetuar në Tiranë dhe ka marrë pjesë e protestave studentore në vendin tonë dhe në shkurt 1991 pjesë e protestave të studentëve dhe e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.
Në shtator 1991 ishte bashkorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri. Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.
Kur kryediplomatja kërkonte dënimin e Milosheviç në Hagë
Kryediplomatja e re Kosovës ndërkohë ka qenë një ndër aktivistet që dikur ka milituar dhe në Lëvizjen Demokratike të Kosovës, që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Në një intervistë të dhënë në televizionin shtetëror gjerman në vitin 2000, ku kërkonte dënimin e Sheshelit dhe Milosheviçit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Më poshtë po japim një pjesë të debatit televiziv, në emisionin e Sabine Christianssen në televizionin shtetëror gjerman ARD, Donika Gërvalla dhe Vesna Peshiç, politikanen serbe. Ajo gjithashtu i kërkonte komunitetit ndërkombëtar është 10 vite me vonesë dhe se duhej të vepronte për çështjen e Kosovës, duke e lidhur dhe me faktin e ndarjes së Çekosllovakisë, ku u ndanë në dy shtete, në Çeki dhe Sllovaki.
“Ne jo vetëm kur u bëmë viktima të dhunës serbe, por që në luftën e Bosnjës kemi kërkuar që ai duhet të shkonte në Hagë, e rëndësishme është kur Serbia ta dërgonte vetë Milosheviçin në Hagë, si pjesë e reflektimit”, theksonte Donika Gërvalla.
Ajo gjithashtu kërkonte dhe ndalimin e Karagjiçit dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të ushtrisë serbe që shkaktuan një masakër dhe viktima në Kosovë. Ajo i drejtohet Peshiç se Serbisë i është dashur 10 vite kohë për të zgjidhur konfliktet e tjera në Ballkan dhe se Kosova nuk ka kohë që të humbë 10 vite kohë, duke nënkuptuar njohjen e realitetit të shkëputjes së Kosovës dhe të krijimit si shtet i pavarur.
Donika Gërvalla ka qenë anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.
Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja. Donika është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë. Është e martuar me Stefan Schwarz, ish-deputet i CDU-së në Bundestag. Familja Gërvalla-Schëarz ka gjithsej 5 fëmijë dhe jeton në Bonn, Gjermani.(Shqip)
Jusuf i ati Donika e bija!?
Ade e merre vesh se c’kolo fara jane beqirat…..allah uakbar!
gomar po shume gomar i plakur je! Nuk gjykohen njerzit nga emri se ate ja vendosin te tjeret, por nga sjellja dhe meritat.
Me cilin si e pe ti mori paliokounistra qe une e shava Donika-n!?
Apo me sirin e mesit……!
Ua bejne mire hasonet juve qe u dhunojne madje edhe u perdhunojne….zobi!
Ti pis dhe shume si ti heshtni! Donika eshte e vetmja reze drite ne ate qeveri.
Jusuf eshte emer semit. Antisemitizmi eshte instrument fashist!
Mire se jusuf-it ja gjete origjinen po mbiemri Gerrvalla te duket “autocthonus”!?
Kësaj here me kam qeshur nga fjalët tuaja budallallëqe.
Ku e gjetet kete moster, pse eshte e bija e Gervalles dhe pa tjeter duhet te jete ne ate post, nuk ka djem e vajza te tjere Kosova….. Perse ecet me keto forma apo nga qe eshte mikesha e lopes Vjosa Osmani…
Pse e ndyni gojen o njerez ? Mbase nuke jeni shqiptare edhe pse shkruani shqip. Lexoni pak per Jusuf Gervallen… nje patriot i vertet qe u vra nga falangat e UDB-se ne gjermani. Me vjen shume mire per kete zonjen qe eshte vajza e Jusuf Gervalles e do te perfaqesoj Kosoven per 4 – vjet si ministre e jashtme. Suksese
Ka edhe dicka shume me rendesi ketu.Ne Gjermani u vrane Jusuf dhe Bardhok Gervalla dhe Kadri Zeka,qe te tre anetare te Levizjes per Clirimin e Kosoves.Menjehere pas luftes qeveria e Kosoves vendosi nga Gjermania ti rivarros ne Kosove me ceremoni shteterore.Familja e Gevallave nuk pranoi te varrosen bashke te tre ashtu si ishin varros neGjermani nga shoket e Levizjes.Kadri Zeka u varros vec me ceremoni shteterore dhe ushtarake.me TMK. Familja Gervalla nuk pranoj ushtrin e Kosoves ne ceremoni,por i dhane karakter partiak,mori pjese I Rugova.Pas nje kohe ne RTK,nena e Gervallave nje grua e forte burrnesh deklaron se kur te vdes dua te me varrose ushtria e Kosoves(por qe nuk ndodhi).Gervallat nje familje shume kontraditore u lidhen me LDK ,ishin kundra UCK,te burgosurve politik,A.Demaqit…….Donika ne Gjermani mban emrin Donika Gervalla Schwartz mbimrin e burrit,pse ketu e fshef?
Po ku e njeh ti kete zonje? Ose me mire si e njeh ti kete zonje? Eshte zgjedhur deputete dhe eshte aktiviste ne politike, ka dhe shkollimin e duhur, ka edhe nje kariere dhe eksperince si aktiviste per te drejtat e njeriut. Mos do ndonje nga shpella ta caktojne minister te jashtem?
Shko mor debil anonim.
O Azem koqja,Donika Gervalla eshte shkolluar ne Shqiperi, dhe flet nje shqipe perfekt,i kam ndigjuar disa intervista, eshte mjaftueshem e pergatitur per te qene ministre e jashteme,i vetmi problem eshte se ka kryeminister nje mashtrues si Albin Kurti. Uroj sinqerisht qe te tregoj integritet ne detyren e ministrit, dhe mos te behet bishti i Kurtit.
Urime Donika! Kemi besim qe do vazhdosh te mbrosh interest e Kosoves, pa marre parasysh individet qe te ndihmuan te beheshe Ministre… Ke gjak nga nje baba trim dhe patriot, qe eshte tregues se edhe ti do ecesh ne rrugen e tij. Largimi nga LDK, nuk ka te beje me Ibrahim Rugoven, por me Isen…Kam shprese se zgjedhja jote nuk eshte thjeshte llogari inresash, por zgjidhje e duhur per vlerat e tua.
PS:
Pak me shume te na kishit thene per arsimin e saj dhe qendrimin ne Shqiperi.… Faleminderit per sa shkruani…
Nuk e kuptoj, si mund të jetojë në Gjermani familjarisht dhe të jetë ministre e jashtme e Kosovës?
ÇUDIRA TË QEVERISË SË RE!!!?
@ Shefqet
Mos u cudit me te, sepse Kurti eshte e njeta histori. Martuar me norvegjeze, qe nuk ka pasaport kosovare… Ajo dhe femijet e Kurtit nuk rrojne ne Kosove… Keto idjotesira si ne Kosove, ashtu dhe ne Shqiperi(Lulzim Basha psh) kuptohen si te drejta te njeriut… Pavaresisht se te gjithe vendet e rendesishme kane ligje dhe rregulla per pozicione te caktuara shteterore, ne nuk kemi frike nga dynenshtesia… Jemi mesuar qe ne kohen e Princ Vidit… Ne Akoma jemi ne periudhen e Rrumpalles ku te drejtat e njeriut jane mbi garancite politike dhe shteterore… Si gjithmone ne jemi “fener ndricues ne Evrope”….
BRAVO DONIKA GERVALLA!! NJE AKTIVISTE E SHQUAR, NJE GRUA INTELIGJENT, QE I KE MBYLLUR GOJEN TE GJITHE KUNDERSHTAREVE, NJE GRUA QE NUK U DORZUA KURRE. NJE POLITIKANE E ZONJA.
GEZOHEM, QE ME NE FUND KE NJE POST ME MERITE, QE DO TE JAPESH KONTRIBUTIN PER KOSOVEN, JE NJE NGA GRATE ME TE SHQUAR A NE KOSOVE.
SUKSESE TE METEJSHME. ????????
Përse jo!? Çfarë ka Donika të mos jetë ministre. Zonja ka aftësinë për këtë punë dhe jo se është e bija e Jusuf Gervalles. Nuk është Lul Basha që ka vrarë, vjedhur e shitur Shqipërinë dhe e bëni kryeministër.
Enveri I solli urgjent nga Gjermania ne 81 sapo I vrane babain, si tani e mbaj mend ne Lice …violinistja me e mire bashke me Arben Skenderin e Ted Papavramin…suksese…si nuk ju nxorri goja nje fjale te mire o pleq zeher e spine te udb
O Shqipe ka qene per flaut dhe jo violine bre! Ani de.Achtung!
Keta qe i mori Enveri ne Shqiperi shume mire.Suzana nga Shkupi,nena e Donikes ne nje intervist per rtk ,te gjitha te zezat tha per Shqiperine pa piken e turpit.Hyseni xhaxhai i Donikes,e kam pare vete ne nje tubim te LDK ne Zvicer(gjat luftes),vrer dhe helm nxirrte nga goja kundra UCK.
Fatkeqesi per popullin e Kosoves do te thosha,por shpejte vjen ne perfundimin se kete e meriton.Kam respekt pa kufi per Jusuf Gervallen…..Familja,gruaja Suzana nje e cmendur e kame pare ne nje emision ne RTK ,,nuk la vende pa e share Shqiperine se nuk l dha luksin qe deshti,ne kohen kur shqiptaret vete nuk kishin me shume.Mixha e kesaj, nje ledekeist qe nga goja e tije e felliqte per UCK ja kalon edhe udbasheve shkie.Kjo e ngrata me suzin dhe mixhten….pa sukses ne shkollim ,martohet me Schwarz,e lypi fatin ne LDK ,por nuk ja varen dhe tash qe ,do ta shkrelqej me V Osmanin.Populli thote si tenxherja kapaku.Kujt i sherben Kurti?
Bravo KOSOVA nje ministre me renje gjaku per SHqiptaret e Kosoves dhe SHqiperise,le te lehin zagaret e SERBISE qe fshihen nen petkun e fese qe çdo komente e qelbin me eren e fese si ortodokse dhe myslimane , njeres ose me mire kafshe qe fshihen pas fustanelles se priftit per te mohuar atdheun.
Më duket, në mos gaboj, se kjo Gërvalla ka jetuar në Shqipëri në kohën e “xhaxhit” dhe në një nga manifestimet e 1 majit ishte zgjedhur si pionere e dalluar t’i lidhte shokut Enver shaminë e pionerit! Apo e kam gabim?!
Suksese ne detyre kesaj vajzes se re, me nje background te pasur, dhe nga familje patriote.
Shpresoj te mos dali edhe kjo nga ata qe vijne ne Shqiperi, per te takuar Sali Berishesn, jo per gje, por paska qene edhe ne protetstat e PD ne 1991.
Donika ka ardhur ne shqiperi kur ishte rreth 10 vjece. I jati ishte aktivist i ceshtjes shqiptare. Ka qene viti 1982, pas shperthimit te revoltave ne kosove me thirrjet “Kosova Republike”. Eshte vrare nga serbet, ne gjermani. U transportua ne nje spital dhe thuhet se dhe mjeku qe e trajtoi ne spital ishte serb. Ne ate ngjarje eshte vrare dhe vellai i Jusuf Gervalles dhe nje tjeter, pra tre shqiptare.
Me behet qejfi qe vajza e nje patrioti qe dha jeten per kosoven ben pjese ne qeveri. I uroj jete e suksese.
Sipas ketij qe ka shkruar me emrin Shqip me qe i ati ka qene ai qe ka qene dhe e bija duhet te mari pa tjeter post pavarsisht qe mund te jete fundrine. Po pse mor shpellar djali i te madhit Ibraim Rugova duhet te jete pa tjeter ne poste te larta vetem se eshte i biri…..?? Keto jane forma te ndyra prandaj vendet tona jane mbrapa botes….
Donika Gervalla ka 20 vjet qe merret me politike dhe eshte aktiviste e te drejtave te njeriut. Ka mbaruar Universitetin ne Gjermani per juridik apo te drejtat e njeriut, nuk e mbaj mend por qe ka te beje me ligjin. E ke ne Cv-ne e saj. E kam degjuar ne nje emision gjerman ne vitet 1999. Me nje gjermanishte perfekte bente nje analize te shkelqyer dhe e quante Miloshevicin kriminel lufte. Eshte kapur prej leckash ne menyre barbare nga fumderrinat e LDK-se per tu nxjerre jashte nga salla pasi Hoti-Isa me shoke nuk e donin ne parti. Vajza e mbesa e dy patrioteve Gervalla qe u vrane ne menyre te pabese nga UDB-ja serbe. Eshte derdhur gjak nga familja e tyre prandaj mos qelbni gojen me ordinerllekun tuaj.Mos u tregoni mjerane dhe antikombetare. Ajo eshte e denje per marredheniet me jashte. Eshte patriote dhe mjaft e pergatitur. Mos shani e qelbni dynjane o njerez!
Ti pordha me rigon qenke pordhë me erë qelbësire. Ne shqiptarët e Kosovës jemi mundua që përmes emrave të personave historik dhe toponimeve gjegjësisht emrave të qyteteve, maleve, lumenjë etj. të mbajmë gjallë shqiptarinë. Pse kemi pasë emra turko-arab kjo ka qenë nga detyrimi e jo nga dëshira. Edhe Donika është përtrirje e emrit të gruas së Skënderbeut ose Gjergj Kastriotit.
Sullton Murati:
-cfare thua more qafir,a e di ti mer jazik se Iskander kaurri ka vrare syergjysherit e tu dhe birazeret e sulltonit te madherishem!?
Si mund te vesh emnin e gruse se Iskanderit qe ka prere kokat e birazereve turq m’arrnautiston??
do te Respetkojme zonje Gervalla Donika (Schwarz)….Urojme qe te keshe Suksese ne Detyre….dhe beshe me te MIren ,jo vetem ne “Emer” te Kosoves por ne Emer te Shqiperise si Kombe…..(Gratulieren)..lol