COVID-19, Gjermania shtyn kërkesën për testin për pasagjerët e linjave ajrore

26 Mars 2021, 12:45Bota TEMA

Një kërkesë e re për pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet gjermane për t’u nënshtruar testit të koronavirusit është shtyrë, tha sot ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Kjo shtyrje do t’u japë linjave ajrore dhe individëve më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha Spahn.

Gjermania po përpiqet të përmbajë një valë të tretë të rëndë të infeksioneve të koronavirusit që drejtohet kryesisht nga variante më të transmetueshme të sëmundjes.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të vendit kishin vendosur që më parë një testim të tillë, por afati ishte i paqartë deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje